Qyteti i Fierit u themelua në 558 p.e.s në një kodër pranë detit dhe afër grykëderdhjes së lumit Aoos(Vjosa) nga kolonë të ardhur nga Korinthi e Korfuzi. Në lulëzim të tij mendohet të ketë pasur një popullsi prej 50 000- 60 000 banorësh. Për rendësinë ekonomike dhe kulturore dhe për hapësirën e madhe të shtrirjes, Ciceroni e ka quajtur "qytet i madh dhe hijerëndë". Në 1769 ishte një fshat 24 shtëpi prej balte dhe qerpiçi të ndërtuara nga banorët e Voskopojës, që sapo ishin ngulur në Fier dhe rrethinat përreth.
Fieri |
Qyteti u projektua sipas modelit të qyteteve të Rilindjes Europiane të shek XIX-të. Fieri e krijoi statusin e tij ekonomik si qytet tregtar e zejtar. Kjo qendër tregtare u përdor si pikë referimi, edhe prej dy topografëve italianë Tabolini dhe Mamori, që projektuan arkitekturën e ndërtimit të qytetit.
Origjina e emrit të Fierit është e diskutueshme. Mendohet se emri "Fier" vjen prej fjalës italiane "fiera" (panair). Sipas mbështetësve të kësaj teze, ishin tregëtarët Venedikas që e emërtuan qytetin në shekujt XIV-XV, kur blinin produktet nga tregjet e qytetit.
No comments:
Post a Comment