Gjatë kohës së sundimit të Perandorit bizantin, Justinian, ai e rindërtoi kalanë dhe ndërtoi kalatë në kodra: të Petrelës, Ndroqit, Lalmit, Tujanit, Prezës etj. Këto kala u ndërtuan për të mbrojtur kalanë në qendër. Ajo gjatë sundimit anzhuin ka shërbyer si seli qendrore e Karlit te II Anzhu, mbret i Arbërit dhe Sicilisë. Ndërtimi i saj në zonën fushore është tipike e ndërtimit të kalave edhe në Europë, ku kalatë kanë qenë bërthama historike të krijimit të qyteteve.
Pra historia e krijimit të Tiranës nuk lidhet me ngritjen në 1614 të xhamisë nga Sulejman Pasha. Ai vazhdoi të ndërtonte në krah të kalasë, pasi ajo e kishte humbur rëndësinë e saj nga pushtimi i gjatë osman. Pra, pushtimi osman ndërpreu traditën mesjetare europiane të ndërtimeve, jetën social- ekonomike dhe fetare në vendin tonë.
No comments:
Post a Comment