Thursday, 3 August 2023

Ahmet Zogu dhe pushtimi i Shqipërisë nga Italia Fashiste

 

 

  Diploma: Master Shkencor Histori

 

Tema: Ahmet Zogu dhe pushtimi i Shqipërisë nga Italia Fashiste

 

Udhëheqëse shkencore:                                             Punoi:

Prof.as.dr Sonila Boçi                                                 Mirela Novruzaj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRMBAJA

KAPITULLI I

Marrëdhëniet shqiptaro-italiane (1925-1939)

1.1 Ahmet Zogu dritëhijet e një udhëheqësi

1.2 Italia si “mbrojtësja” e vetme e Shqipërisë (1925-1928)

1.3 Kriza në marrëdhëniet shqiptaro-italiane dhe pamundësia për t’i shpëtuar tutelës së Musolinit

 

KAPITULLI II

Përpjekjet e mbretit Zog për të shmangur pushtimin e Shqipërisë nga Italia e Musolinit

2.1 Planet e Cianos(1937-1939)

2.2 Misioni i Giovani Giros dhe Francesco Jakomonit (1938-1939)

2.3 Përpjekjet e mbretit Zog për te shmangur pushtimi

 

 

                        KAPITULLI III

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia e Musolinit dhe reagimi shqiptar

3.1 Zbarkimi i trupave ushtarake italiane në Shqipëri dhe reagimi i shqiptarëve

3.2Mbreti Zog largohet nga Shqipëria

3.3 Konti Ciano dhe rindërtimi i Shqipërisë Italiane

 

KAPITULLI IV

Qëndrimi i  diasporës dhe të huajve ndaj pushtimit të Shqipërisë

4.1   Tentativa diplomatike dhe zgjimi i Evropës.

4.2   Diaspora dhe qëndrimi ndaj pushtimit

4.3   Jehona e pushtimit dhe dështimi i Lidhjes së Kombeve

4.4   Autorët e huaj rreth pushtimit të vendit

Kapitulli V

Ahmet Zogu dhe përpjekjet e tij për t’u lidhur me Anglinë(dokumente)

 

 

 

 

 Abstrakti

 

Pushtimi i vendit nga Italia fashiste dhe largimi i mbretit nga vendi shpeshherë është vënë në pikëpyetje. Pikëpyetjet shpeshherë i adresohen Ahmet Zogut natyrës së tij kontradiktore. Duke ditur përpjekjet e Ahmet Zogut për të ndërtuar një shtet modern me reformat që ai bëri cilësohet si periudha më e ndritur e konsolidimit të shtetit. Po a ishte e tillë? Me radhë do të përshkruajmë të gjitha situatat e krijuara dhe dilema se pse iku?  A mund të qëndronte mbreti? Janë ende të vështira edhe sot për t’iu përgjigjur . Vërtetë ishte e pashmangshme agresioni italianë ndaj vendit, por duhet të kemi parasysh se situata që u krijua ndaj vendit tonë që vinte nga agresioni i Italisë fashiste ishte një situatë e vështirë edhe për  të gjithë Evropën. Ashtu si Evropa reagoi në momentin e fundit por pa rezultat ashtu dhe për vendin tonë pushtimi qe i menjëhershëm dhe befasues por jo i paparashikueshëm. A duhej të qëndronte apo largimi ishte e vetmja rrugëzgjidhje? Zgjodhi të largohej për të ruajtur popullin nga gjakderdhja apo zgjodhi të ruante familjen e tij? Çfarë do të ndodhte nëse mbreti do të bënte qëndresë bashkë me popullin a do të ishte ky një triumf apo dështim?  Gjithmonë është akuzuar se ishte filoitalian . Politika e jashtme e Ahmet Zogut  në dokumentet e reja britanik tregojnë krejt të kundërtën mundësitë ishin nëse Anglia do ishte më e vëmendshme ndaj vendit tonë.

 

 Fjalët kryesore (kyçe)

SVEA, SOVRANITET, GJEOSTRATEGJIA.ULTIMATUM, EMIGRACIONI POLITIK, PAKTET E TIRANËS, FO

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Hyrja

Figura e Ahmet Zogut si figurë politike dhe historike ende sot ngjall shumë diskutime dhe polemika të shumta jo vetëm tek historianët, mësueset e historisë por edhe tek të rinjtë. As për mua nuk ishte e lehtë ta sillja në këtë temë masteri. Ahmet Zogu qëndroj gjatë në krye të vendit dhe shpesh çdokush sot i referohet edhe si periudha e Zogut

Të flasësh për këtë periudhë të historisë kur është ende e ndjeshme si periudhë,  duhet të jesh i paanshëm. Për të realizuar këtë temë më duhej  që të shfletoja një numër të madh punimesh të shkruara nga historianë shqiptarë dhe të huaj, shtypin periodik të kohës, albanolog, autorë që në një farë mënyre janë lidhur me këtë regjim nëpërmjet të afërmeve të tyre, të mund të futesha në biseda të drejtpërdrejta me nostalgjik dhe kundërshtarë të këtij regjimi.

 Sinqerisht nuk ishte e lehtë.

 Për të qenë më objektivë dhe për ta pasqyruar me vërtetësi këtë periudhë duhet ta shohë në shumë plane:

-në aspektin politik, ekonomik dhe social si dhe qëndrimin e shtresave të ndryshme shoqërore brenda vendit,

-në rrafshin ballkanik ku marrëdhëniet me fqinjët dhe ndërhyrja në punët e brendshme në vend shpeshherë kanë ndikuar negativisht në imazhin e vendit në Lidhjen e Kombeve por edhe në qëndrimin e forcave opozitare në vend.

-në marrëdhëniet më Italinë dhe përpjekjet e Ahmet Zogut për ti bërë ballë presionit të gjithanshëm të këtij vendi diktatorial.

- në rrafshin diplomatik. Anglia kishte një zë të fuqishëm për ti dhënë një pasqyrë më të qartë më kanë ndihmuar dokumentet e pabotuara të udhëheqëses së temës time profesoresha Sonila Boçi , dokumente të marra nga arkiva britanik

Arsye tjetër që më shtyu të merrem me këtë temë ishte që mund të zbuloja më tepër në mënyrën se si u përgatitë ky pushtim. Ku gaboi Ahmet Zogu? A mundet të krijonte një qeverisje më të mirë duke u mbështetur tek potenciali intelektual brenda dhe jashtë vendit(diaspora)? Ahmet Zogu qeveriste si diktator apo diktohej nga rrethanat brenda dhe jashtë vendit duke i  tejkaluar kompetencat e veta një arsye më shumë për të besuar në kthimin në mbretëri.

Politika e jashtme e Shqipërisë nuk mund të përjashtohet nga ato qe ndodh në skenën politike evropiane e aq më tepër në skenën politike ballkanike ku ka lënë gjurmë edhe pushtimi i gjatë otoman, dy luftërat ballkanike , pamundësia e konsolidimit të shtetit të pavarur shqiptarë, Konferenca e ambasadorëve në 1921 që i njeh Italisë interes politike strategjike mbi Shqipërisë.

Titulli i temës duket sikur të kufizon në trajtimin e një aspekti atë diplomatikë në marrëdhëniet që ndërtoi Ahmet Zogu me Italinë dhe mënyrën se si ai u pushtua. Në një farë mënyre mendova kështu por gjatë punimit të temës e pash të nevojshme që ti jepja hapësirë të mjaftueshme edhe vetë mënyrës si ka qeverisur Ahmet Zogu. Dilema se pse ky është ende sot një figurë kaq e diskutueshme mu desh të ndalesha gjatë duke e analizuar në aspektin moral e politik.

Gjithmonë nëse duhet të kuptojmë se pse ishte i tillë shohim që nga formimi dhe edukimi i tij që në rininë e hershme. Gjurmët e këtij edukimi shfaqen dhe në karakterin e tij si udhëheqës.

Gjatë punimit të temës ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte fakti se si largoi nga skena e jetës politike figurat nacionaliste dhe intelektuale që ishin figura qendrore në shpalljen e pavarësisë së vendit. Nëse Ahmet Zogu do ishte mbështetur tek ata do ta kish më të lehtë mbrojtjen e vendit por edhe qeverisjen e tij

Diskutohet shumë figura e Ahmet Zogut vendimmarrjet e tij për nënshkrimin e pakteve me Italinë ku dhe fillon dhe odisea e vuajtjeve i të qenit të pavarur nga Italia. Gjatë punimit të temës u kujdesa ta sillja me kujdes këto vite të nisjes së varësisë së Ahmet Zogut nga Italia për të vetmen arsye se a kish mbështetje, a këshillohej a diskutonte më parë këto vendime që ai merrte. Nga botimet që kisha nuk gjeta në asnjë të tillë që më parë diskutoheshin qoftë në parlament apo në mbledhje qeverie këto vendime të tij. Natyra autokratike e tij si udhëheqës nuk u linte pavarësi pushteteve përkatëse si ekzekutivit e as legjislativit. Deri sa nuk kemi pavarësi të institucioneve atëherë si mund ta quajmë qeverisje demokratike?!

Gjatë gjithë qeverisjes ishte plot dyshime dhe mosbesues edhe me veten e tij.

Përshtypje më ka bërë që Ahmet Zogut nuk i munguan këshillat diplomatike të ministrave të jashtëm që akreditonin në Tiranë. Vazhdimisht ata vërenin çdo tentativë agresive të Italisë fashiste në mënyrën si ajo e shtonte ndikimin e vet në vend. Nëse Ahmet Zogu do të ishte pak më i vëmendshëm do të mundte të ndryshonte kursin e drejtimit të vendit.

I referohem pjesës së shoqërisë sonë që e cilësojnë periudhën e Zogut si periudhën më të  mirë që ka njohur vendi ynë që nga krijimi i shtetit shqiptar por edhe periudhës që kaloi vendi ynë pas ikjes së mbretit. Krahasimin e bëjnë me periudhën pas ikjes së mbretit dhe vendosjes së diktuarës komuniste. Në debatet që jam përfshirë gjithmonë pyetja ime ka qenë Ahmet Zogu iku se e ndoqën komunistët apo se ish i pazot ti përgjigjej Italisë në kohën e pushtimit. Atëherë janë dy gjëra krejt të ndryshme. Ahmet Zogu iku se nuk përballonte dot pushtimin e vendit nga Italia fashiste. Ikja e tij shënoi një periudhë tjetër në historinë e vendit që ne e cilësojmë shpesh si periudha e qeverisjes së vendit nga Italia e Musolinit. Gjatë kësaj periudhe u krijuan në vend strukturat komuniste që do të bënin popullin për vete por edhe do të merrnin drejtimin e vendit. Pra Ahmet Zogun nuk e ndoqën komunistët. Po të mos kish ikur rrjedha e historisë do ish krejt ndryshe.

Qëndrimi ndaj Ahmet Zogut nga autor të ndryshëm vendas dhe të huaj të krijon përshtypjen se do ngelet ende një figurë kontradiktore pa e thënë ende qartë e prerë nëse qeverisja e tij ishte një model demokracie apo ishte një model sipas vetë Ahmet Zogut. Do i qëndroj këtu mendimit të shkrimtarit tonë Ismail Kadare se ne nuk e kemi traditë diplomacinë. Sa mund të themi që kjo na ka shoqëruar na shoqëron dhe sot.

Shtylla kryesore e një shteti është ushtria. Oficerë të sprovuar në beteja të vështira për kombin, ushtar që kishin sakrifikuar disa herë veten për vendin. Injorimi nga mbreti i kësaj force të rëndësishme për kombin ishte një nga gabimet e rënda të mbretit. Ka mbretëri pa ushtri apo mbret pa ushtarët e tij. Shkatërrimi i ushtrisë ishte një gabim tjetër i mbretit.

Gjithmonë kur duam të analizojmë sukseset ose mossukseset e një qeverisje ndalemi gjithmonë tek ekonomia. Hapësirat për një ekonomi të qëndrueshme dhe të mirë sigurisht varen nga politikat qeverisëse. E si mund të gjallërohej ekonomia kur ajo u vu nën kontrollin financiar të investitorëve italian.

 Italia fashiste u shtri në të gjitha strukturat e shtetit shqiptar ajo paralizoj gjithçka duke i lënë shumë pak hapësirë veprimi Ahmet Zogu, ai nuk qeverisi por bashke qeverisi vendin së bashku me fashistët italianë. Ai ishte autokratë më të vetët dhe liberal me fashistët italianë.

Një mbret që luante me karta të gabuara ku i ngushtohej çdo hapësire veprimi dhe mundësie për një ndryshim radikal në politikën e tij të jashtme.

Në gjithë rrugëtimin deri në pushtimin e vendit fashistët italianë shfrytëzuan të gjitha mundësitë deri në pushtimin “paqësorë” të vendit. Mbreti nuk bëri asnjë rezistencë por zgjodhi të largohej duke u justifikuar se nuk donte gjakderdhje në vend. Largimi i një udhëheqësi pa bërë rezistencë ndaj një ushtrie të huaj që i pushton vendit është  e paprecedentë kjo në histori jo në atë kohë por edhe në kohët e sotme. Fakti që është diskutuar aq shumë largimi mu desh që të ndalesha pak gjatë në figurën e Ahmet Zogut për ta parë në të gjitha planet dhe më pas u përqendrova në atë që u realizua, pushtimi.

Në mënyrën si u pushtua vendi në 1939 ngelet si një ngjarje e shëmtuar në historinë e vendit tonë, dhe si një triumf për fashistët italianë.

Pushtimi i vendit dhe fashistizimi i tij më vonë treguan qartë dobësinë e qeverisjes së vendit nga mbreti Zog.

Autor të ndryshëm e cilësojnë të pashmangshëm këtë pushtim nga Italia fashiste. Të gjitha lidhen me udhëheqjen e Ahmet Zogut. Agresioni fashist ishte i dukshëm dhe ai përbënte rrezik për vendin dhe rajonin por kjo nuk justifikohet me indiferentizmin e mbretit pa bërë rezistencë. Ishte në radhë të parë përgjegjësi morale, politike dhe historike për mbretin. Gjithkush është i lirë të ketë mendimin e vetë në lidhje me Ahmet Zogun por në atë që unë doja të sillja këtu nuk ishte thjeshtë të rendisja ngjarjet që rrodhën njëra pas tjetrës por të mund të vija përballë qëndrimet e autorëve të ndryshëm në lidhje me Ahmet Zogun , si u realizua ky pushtim por edhe qëndrimin e mbretit ndaj pushtimin. Përpiqen autor të ndryshëm të rendisin rrethanat që sollën këtë situatë, disa përqendrohen te figura e tij. Lideri i një vendi duhet medoemos të dal mbi veten për interesin kombëtar gjë që nuk e pamë tek mbreti ynë. Në qoftë se mbreti do kish bërë rezistencë atëherë do kish mbështetjen e gjithë popullit pse jo edhe të nacionalistëve pavarësisht se gjatë gjithë kohës kishin qenë kundër qeverisjes së tij. Historia ka treguar se për hir të interesave të atdheut populli ynë gjithmonë është vetësakrifikuar dhe bashkuar siç dhe ndodhi gjatë luftës antifashiste.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KAPITULLI I

Marrëdhëniet shqiptaro-italiane (1925-1939)

 

1.1    Ahmet Zogu- dritëhijet e një udhëheqësi

Shteti shqiptarë u krijua më vonë se gjithë shtetet e Ballkanit kjo si kontribut dhe përpjekje të rilindësve dhe diplomatit Ismail Qemali. U krijua në kushte ekstremist të vështira. Po kaq e vështirë behet për përfaqësuesit e Konferencës së Londrës për përcaktimin e kufijve. Nuk ishte e lehtë që të konsolidohej si shtet Shqipëria ku marrëdhëniet çifligare ishin pengesë serioze në ngritjen e strukturave shtetërore evropiane. Nuk ishte e lehtë as në vitet në vazhdim të mund të krijohej një ecuri normale e qeverisjes. Vitet 1921-1924 do të shënonte ngjarje të rëndësishme për vendin si krijimin e institucioneve ekzekutive, legjislative në vend por jo të qëndrueshme gjë që u vu re nga ndërrimi i herë pas here i qeverive. Gjatë kësaj periudhe del në pah dhe figura e Ahmet Zogut si ministër e kryeministër.

Si ka nisur karrierën politike Ahmet Zogu dhe si ai qeverisi vendin për 15 vjet? Pse cilësohej pushteti i tij si pushtet autokrat? A mund të qeveriste në një mënyrë më demokratike?

M.E.Durham, vëzhguese e mprehtë, komenton:

“Mundet që Wied-i të kritikohet për mungesë kompetence, por duhet të dimë se vetëm një njeri me një forcë të pazakontë karakteri dhe me një njohje shumë të thellë të zakoneve të vendit mund të çante ndaj forcave që ishin bashkuar kundër tij” 1

Natyrisht vendi ynë kishte një prapambetje të theksuar social-kulturore dhe vështirësitë shtoheshin nga mungesa e theksuar e një elite intelektuale-borgjeze që të mund të bëhej një mbështetje e mirë për çdo ndryshim politikë në vend. Mbeturinat e theksuara çifligare dhe problemet me fqinjët do të shoqëronin gjatë gjithë kohës edhe Ahmet Zogun në përpjekjet për të ndërmarr reforma për konsolidimin e shtetit. Ahmet Zogu  kishte një personalitet kompleks e megjithatë përpjekjet e tij qenë të gjithanshme. Emri i Ahmet Zogut del për herë të parë në Kongresin e Lushnjes ku ngarkohet me një përgjegjësi të vështirë në ruajtjen e sigurisë në vend dhe mbarëvajtjen e punimeve në moshën 25 vjeçare. Më 1923 drejton Partinë Përparimtare dhe kryeministër i Shqipërisë në dhjetor 1922- shkurt 1924.  Më 1925 pas përmbysjes së qeverisë së Fan Nolit shpallet president i Republikës në moshën 30 vjeçare dhe në moshën 33 vjeçare vet shpallet mbret. E gjithë kjo karrierë politike në majat e pushtetit ka vend për një pyetje se çfarë bëri për vendin? Në qoftë se do të kalojmë në atë cilët ishte ëndrra ishte forcimi i shtetit. Ismail Qemali e quante krijimin e bankës si fitoren e dytë pas asaj të pavarësisë kjo do të realizohej vite më vonë kur Ahmet Zogu ishte president në 1925-1926 roli i saj ishte jetik në kalimin nga një ekonomi çifligare në një ekonomi kapitaliste. Modernizimi i kushtetutës të tipit evropian.

1.                Fisher. Bernd J ,Mreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, fq 22, Çabej 2004

 

U vendos rendi, stabiliteti politik e drejta e pronës, reforma arsimore, liria ekonomike nxiti hapjen e sipërmarrjeve private të panjohura më parë. Hapja e 22 konsullatave të huaja tregon sigurinë drejtë konsolidimit të një shteti. Në politikën e jashtme Ahmet Zogu në përpjekjet e tij vihet re që kjo politikë varej në njëfarë mënyre dhe nga interesat e vendeve fqinjë apo atyre evropian. Nga rrethanat që iu diktuan politika e jashtme ngeli e orientuar nga Italia që shumëkush nga forcat opozitare dhe ato të emigracionit politikë e përkthyen si humbje të pavarësisë kombëtare duke ngjallur pakënaqësi dhe trazira në vend në kohë të ndryshme.

 Në një gazetë të kohës Ahmet Zogu është shprehur: ”Më gëzon pa masë kur shoh kombin italian të bashkuar pas udhëheqësit të tij. Vetëm me një bashkëpunim dhe një vullnet të tillë mund të realizojë idetë kombëtare. Për sa i përket bashkëpunimit tonë me Italinë ky bashkëpunim duke u bazuar në miqësinë e vërtetë që ekziston midis Shqipërisë dhe vendit t’Uaj të Madh, dhe duke patur shprehjet e tij në rastet e së shkuarës, arriti kulmin e zhvillimit me marrëveshjet ekonomike financiare dhe tregtare të lidhura tani shpejtë dhe që hynë në fuqi”.1

Ndërtimi i një shteti model të tipit evropian e shtynë Ahmet Zogun në orientimin drejt një politike ku Italia do të zinte vendin kryesor. Simpatia ndaj politikës italiane do ta shoqëronte gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së vendit. Lidhjet me Italinë ai i shikon si më të sigurta për tu mbrojtur nga nacionalizmi ballkanik por edhe për të patur një mbështetje të fortë në Lidhjen e Kombeve. Italia synimet e saj ndaj Shqipërisë i justifikonte edhe me statusin që mori nga Konferenca e Parisit 1921 ku Italia kishte protektorat mbrojtës ndaj Shqipërisë. Ahmet Zogu nuk e shihte si të rrezikshëm miqësinë me Italinë siç theksohet dhe më poshtë:

Ngul këmbë mbi karakterin e kthjelltësisë dhe lealitetit të këtyre marrëveshjeve mbi të cilat shtypi i disa shteteve më kotë u përpoq të bëjë imsimata për të mbjellë dyshime dhe për t’u ngarkuar këtyre marrëveshjeve qëllime të dyta për të cilat nuk kanë ekzistuar kurrë në mendjet e asnjërës nga palët kontaktuese. Ne një shtet i vogël dhe i pa përgatitur nga pikëpamja ushtarake, nuk jemi dhe nuk mund të jemi një kanosje për kërkënd; përkundrazi, me gjithë shtetet dëshirojmë të jetojmë në paqe dhe në harmoni. 2

Besimi i Ahmet Zogut ndaj Italisë është i dukshëm duke e parë në të gjitha aspektet si në atë diplomatik por edhe në atë të një shteti të fuqishëm ushtarak ku shpresonte që nëpërmjet ndihmës që do i jepte Shqipërisë do të mund të forconte vendin në të gjitha aspektet. Është e dukshme që Ahmet Zogu e adhuronte Italinë si një fuqi evropiane. Po a ishte miqësore Italia apo vendet e tjera evropiane ndaj vendeve të vogla? Fakti që Lidhja e Kombeve nuk tregoi ndonjë dëshirë për zhvillimin ekonomik të vendeve evropiane ku do t’u siguronte një zhvillim më të qëndrueshëm dhe do të krijonte marrëdhënie më të mira midis tyre. Por nuk pati një vullnet të tillë. Madje ironike është dhe thënia e  kryeministrit anglezë Chamberlain që e konsideronte Shqipërinë si “Belgjika italiane”.

1.        Mbreti Zog dhe miqësia italo –shqiptare Gazeta Arbëria. 1936. Nr293. 23 qershor, fq 4

2.        Marrëveshjet e re  italo-shqiptare Gazeta Arbëria. 1936. Nr293. 23 qershor, fq 4

 

Megjithatë Ahmet Zogu ishte i vetëdijshëm se Italia ishte një aleatë jo shumë i sigurte: kur miku bëhet i ngushtë , ka tendencë të kthehet në përqafim dhe përqafimi mund të çoj në thyerje kockash” Ai e siguroi Percy-n se nuk kishte ndërmend t’i shihte të thyera brinjët e Shqipërisë.1

Interesant duket në mënyrën si i drejtohet Ahmet Zogu, Percy, përfaqësuesit anglezë. Në të vërtetë Ahmet Zogut nuk i mungonte imagjinata por një imagjinatë egoiste kur dihet se si rrodhën ngjarjet. Një udhëheqës që shumë pak i njeh intrigat  në diplomacinë evropiane.

Ministri i SHBA në Shqipëri 1935-1939 Hug G. Grant do ta cilësonte kështu jetën e një mbreti si A. Zogu: Mendoj Zogu,  në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetës -dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave –në mënyrë të pavedijshme e çliroi vendin nga një farë orientalizmi dhe kjo, dhe kjo duke i shtuar edhe rininë e tij, e bëri atë paksa naiv në çështjen e nënshtrimit ekonomik të vendit. Natyrisht, ka mundësi edhe ai të ketë qenë qysh në fillim një kumarxhi i guximshëm që i kuptonte kartat e veta dhe që luante një lojë të dëshpëruar për gjëra që i donte me çdo kusht, para dhe më shumë para, për të qëndruar në pushtet si “Mbret i Shqiptarëve”. Sigurisht, ai kishte barrën e një familje të madhe me shumë femra dhe veç kësaj donte të themelonte një dinasti që kërkonte një tjetër femër dhe akoma më shumë para. Për zogun ky ishte një rreth vicioz2

Në vendin tonë historia ka luajtur dhe i ka shkruar fatin këtij kombi ku jeta e një vendi si Shqipëria është trazuar nga fatet e pushtuesve që kanë qenë të shumtë,  kjo ka sjellë që në historinë tonë kombëtare herë pas here nuk mund të krijosh një profil të një vendi, shteti të mirëfilltë, se fatet janë të lidhur me pushtuesit me fqinjët dhe herë- herë të lë përshtypjen se në njëfarë mënyre ne na mungon aftësia e krijimit të një shteti të konsoliduar demokratikë të denjë për të qene një vend Evropian.

Nga ky këndvështrim e shoh dhe gjithë rrugëtimin e Ahmet Zogut nga president e kalimi në mbretëri. Duke qenë një natyrë kontradiktore dhe këmbëngulëse për të arritur gjithçka, kjo e bënë     vështirë ndërtimin e një profili të qartë të  një udhëheqësi, si Ahmet Zogu.

Me ndihmën e forcave jugosllave Zogu rrëzoi qeverinë e Nolit që erdhi në pushtet me forcën e armëve. Kjo u cilësua si “triumf i legalitetit”, Në vend u shpall gjendja së jashtëzakonshme. A. Zogu në fillim, mbajti titullin e Komandantit të përgjithshëm të Operacionit dhe atë të ministrit të brendshëm të qeverisë së  Iljaz bej Vrionit. Ahmet Zogu për të rregulluar imazhin në mënyrën se si erdhi në vend dhe për të ligjetimuar vazhdimësinë e qeverisjes demokratike në vend u desh të denigronte qeverinë e F. Nolit. Parlamenti që u mblodh më 17 janar 1925 i dha votëbesimin qeverisë së  Iljaz bej Vrionit. Në parlament u fol për rrezikshmërinë që paraqiste Noli si një qeveri komuniste me ide bolshevike. Në vend  kaosit politik  u shoqërua dhe me përkeqësimin e ekonomisë si pasojë dhe gjendjes së keqe financiare. Pas ngritjes së strukturës qeverisëse Ahmet Zogu kish krijuar idenë se Shqipëria nuk do të bëhej asnjëherë

1.                Fisher. Bernd J ,Mreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Çabej 2004, fq 148

2.                Konomi Ilir, Pushtimi ,Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar, UETPRESS, Tiranë, prill 2014.

 

 

 

një shtet ekonomikisht i qëndrueshëm pa një ndihmë të madhe nga jashtë.

 I nisur nga kjo filozofi qeverisëse dhe i interesuar të shkëputej nga kthetrat e Jugosllavisë, jo shumë të fuqishme ekonomikisht, si dhe i shtyrë nga presioni i diplomacisë angleze, si shtetin kryesorë me të cilën duhej të ndërtonte marrëdhënie të ngushta politike e ekonomike, ai zgjodhi Italinë, e cila ishte më e madhe dhe e fuqishme se Jugosllavia. 1

Sipas dokumenteve të kësaj periudhe thuhet se  interes ndaj Shqipërisë treguan edhe Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, por kishin më shumë karakter  humanitar.  Italia ishte shtet i fuqishëm, me interesa strategjike, por njëkohësisht dhe e  gatshme  të ndihmonte ekonominë  shqiptare dhe aq më tepër ajo nuk kishte ndonjë kufi tokësorë me Shqipërinë e aq më tepër të mund të kishin konflikte të tilla me fqinjët për tej detit.

 Sipas një gazete të kohës për marrëdhëniet e reja që do te vendoseshin citon; Kështu Italia si një shtet industror, do të pritet mirë në Shqipëri që do të jetë një treg për të blerë prodhimet bujqësore. Këto janë lidhje që na sigurojnë se marrëdhëniet tona do të jenë kurdoherë të bazuara në sjellje të mira dhe në interesin reciprok. 2

Ahmet Zogu i dha rëndësi marrëdhënieve ekonomike me Italinë. Krijimi i bankës e shihte si  prioritetin kryesorë pasi ishte me rëndësi jetike e strategjike.

Italianët treguan interes nëpërmjet investimit në ekonomi, do ishte huaja italiane e SVEA-s që do të siguronte fonde për zhvillimin ekonomik të vendit. Italianët  e përdorën SVEA-n si vegël të presionit politik dhe ekonomik kundër shtetit shqiptarë. Me to u ndërtuan  infrastruktura si rruga, ura, ndërtesa publike, shkolla etj...Në atë që ne shohim sot është se të gjitha ishin në interesin ekonomik e ushtarak të Italisë fashiste. Të gjitha investimet drejtoheshin nga sipërmarrës italianë ku ishin të punësuar më së shumti kolonë italianë krahas punëtorëve shqiptarë.

Nënshkrimin e dy marrëveshjeve që njihen si pakti i Parë dhe i dytë i Tiranës  ishin marrëveshje që i siguronin A. Zogut pushtet brenda vendit dhe jashtë por që kjo sillte dhe kufizim të lirisë së vet presidentit. Nga ato që kam shfletuar në lidhje me mënyrën se si Ahmet Zogu nënshkroi paktet nuk pash që ai të jetë konsultuar më parë me këshilltarët e vetë dhe as nuk ka patur ndonjë seancë parlamentare diskutimi në lidhje me rëndësinë por dhe pasojat që do të kishin nënshkrimi i këtyre pakteve. Ajo që del në pah është se ka qenë një vendim i Ahmet Zogut pa patur kundërshtime. Kjo do të kishte pasoja të gjata për vendin që në qoftë se e shohim në rrafshin ekonomikë ajo do të pengonte në radhë të parë borgjezinë shqiptare të rritej si shtresë shoqërore dhe që do të ishte e rëndësishme si forcë jo vetëm ekonomikisht por edhe politikisht.  Nënshkrimi i pakteve që u nënshkruan midis dy vendeve  u njohën dhe nga Lidhja e Kombeve.

 Ahmet Zogu e shihte presidencën jo si një postë  që i përgjigjeshin plotësisht ambicieve të tij ndaj duke mos qenë i sigurt për këtë fillon përpjekjet për ndryshimin e sistemit.

 

1.        Valentina Duka, Historia e Shqipërisë Kristalina-KH Tiranë 1912-2000 fq161

2.        Gazeta Arbëria. 1936. Nr293. 23 qershor, f 4

 

 

Ka shumë faktorë që e kushtëzonin nisur nga kushtetuta, mjedisi politikë brenda dhe jashtë vendit. Për A. Zogun ishte e vështirë por jo e pamundur ndryshimi i sistemit.

Fakti që shumica dërrmuese shqiptarëve ishte ende analfabete, si dhe veprimet e intelektualeve të emigruar jashtë vendit, të cilët nuk përbënin veçse një opozitë verbale të hapët, nuk mund të kish ndonjë pasojë për të. Për sa i përket emigracionit, ky nuk mund të bënte gjë tjetër veçse një fyerje për Zogun në shtypin e huaj, gjë që kishte shumë pak ndikim mbi planet e tij. Për Presidentin ajo që paraqiste më shumë interes ishte sigurimi i mbështetjes së Italisë, mbështetje që kjo e fundit dukej më e gatshme se kurrë t’ia jepte përkundrejt një çmimi. 1

 

Kalimi nga presidenca në monarki u mendua mirë nga A. Zogu, që nga përpjekjet e tij që ti jepte emër fisit, lidhjet e tij me Skënderbeun por edhe nga aftësitë ushtarake. Bindja e popullit, përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme dhe fitorja e mbështetësve të tij. Mbështetja nga jashtë qe e menjëhershme nga Italia ndërsa vendet evropiane ishin skeptike. Në Ballkan jo vetëm që nuk mund të pranohej por u përgatitë terreni brenda e jashtë ë të pengohej ky kalim deri dhe eliminimi fizik të tij.

Zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare në gusht të 1928 u fituan më së shumti nga mbështetësit e Ahmet Zogut. Në mbledhjen e parë të asamblesë u  ndryshua e nenit një i Kushtetutës. Ndryshimin e nenit të Kushtetutës nga presidenca në monarki iu referuan Statutit të Zgjeruar të Lushnjes që përcaktonte formën monarkike të qeverisjes.

Asambleja Kushtetuese miratoi njëzëri dy rezoluta:

Ndryshimin e tekstit të Kushtetutës, i cili mundësonte kthimin e Shqipërisë në një shtet monarkikë me sundimtarë në vijë trashëgimie dhe së dyti, dhënien e kurorës mbretërore presidentit A. Zogut, në përputhje me vullnetin e kombit.

Zogu bëri betimin mbi Bibël dhe Kuranin:  Unë, Zogu, mbreti i Shqiptarëve, me rastin e marrjes në duart e mia të fuqisë mbretërore, betohem para Zotit të plotfuqishëm se do të ruaj unitetin kombëtarë dhe integritetin territorial të shtetit. Unë do ti përmbahem me besnikëri Kushtetutës dhe do të veprojë në bazë të akteve të saj dhe ligjeve në fuqi, duke mbajtur gjithnjë parasysh vullnetin e popullit”2

Po çfarë impakti pati kjo ngjarje?

Të parët që reaguan ishin fqinjët tanë pikërisht Jugosllavia dhe Greqia të cilat shqetësoheshin jo për ndryshimin e regjimit por për titullin që mbante mbreti “Mbreti i Shqiptarëve” pasi përfshinte dhe popullsinë shqiptare jashtë kufijve politikë.

Ahmet Zogu guxoi dhe e ndryshoj regjimin por mund të themi se iu shtuan më shumë rreziqet dhe problemet për një drejtim normal të vendit ndaj duhej një qeverisje me dorë të fortë. Kjo duket në mënyrën se ai shfaqet herë si një autokratë por edhe si demokratë por nuk mund ta vëmë në pozitën e një diktatori si ato të regjimeve naziste e fashiste në Evropë.

Konsolidimi i një shteti ligjor shqiptar përbënte një nga sfidat më të mëdha për Ahmet Zogun. Dihej që në vend mbizotëronin marrëdhëniet e vjetra çifligare të trashëguar këto nga sundimi i gjatë osmanë dhe që ishin bërë pengesë për zhvillimin normal të vendit. Qeverisja e vendit nga Ahmet Zogu si ne kohën kur ishte president, solli ndryshime të rëndësishme në fushën legjislative. Miratimi i dy kushtetutave më 1925 kur vendi u shpall Republikë dhe kur vendi u shpall Monarki më 1928 pati rëndësi se e vuri vendin mbi baza kushtetuese dhe konsolidonte institucionet demokratike në vend. Jo me pak rëndësi është të theksojmë se miratimi në parlament i kodit civil e tregtar solli ndryshime në vend duke plotësuar më tej kushtetutën

 

1.        Bernd J. Fisher Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri .Çabej 2004, fq145

2.        Valentina Duka, Historia e Shqipërisë ,Kristalina-KH Tiranë 1912-2000 fq179

shqiptare.

 

Kodi civil sanksiononte të drejtën e pronës që i hapte rrugë marrëdhënieve borgjeze dhe modernizonte jetën në vend. Kodi civil gjithashtu i jepte fund të drejtës zakonore pjesë kjo e një sistemi patriarkal në jetën e vendit.

E një rëndësi të veçantë ishte dhe kodi tregtar që përcaktonte rregulla të reja në tregti duke i dhënë fund  kodit tregtar osmanë.

Një rëndësi të veçante që dhe miratimi i Ligjit të Reformës Agrare i dekretuar më 1930. Shumë e rëndësishme ky ligj në çmontimin e marrëdhënieve çifligare ndaj pronës që i hapte rrugë marrëdhënieve borgjeze si dhe ekonomisë së lirë të tregut. Megjithatë kjo nuk i zgjidhte përfundimisht problemet pikërisht kjo reformë do të çonte dhe në acarimin e marrëdhënieve me shtresën e pronarëve të mëdhenj të tokave që do sillte vështirësi të shumta në ecurinë normale politike të vendit.

Përpjekjet për të krijuar një shtet ligjor e demokratikë jo gjithmonë justifikoheshin në bazë të ligjeve i tillë ishte dhe neni I, i Statuti Themeltarë që përfundoi më 1 dhjetorë të 1928.

Sipas tij regjimi monarkik shpallej si regjim “demokratik parlamentar” gjë që nuk i përgjigjej realitetit. Institucioni kryesor në regjimin monarkik të sapo shpallur ishte Mbreti. Ai ishte i pajisur me fuqitë e të gjithave pushteteve. Sipas dispozitave të shumta e të hollësishme të Statutit për pozitën juridike dhe kompetencën funksionale të Mbretit, sanksionohej roli thuajse absolut i A. Zogut në tërë jetën e në veprimtarinë e regjimit monarkikë shqiptarë. Nëse në republikë pushtetet i tij ishte i zgjidhshëm, tashti ai është i përjetshëm dhe i trashëgueshëm. 1

Sipas statutit mbreti kishte kompetenca të gjera dhe kontrollonte të gjitha pushtetet duke i dhëne autoritetin e një monarku autokrat.

Rëndësi merrte krijimi i Këshillit të Shtetit një organ i pavarur që përgatiste akte normative me kompetenca juridiko-ekonomike dhe si gjykatë administrative.

Sistemi gjyqësore ku trajtoheshin çështje civile penale, Gjykata e lartë ushtarake, prania e forcave të armatosura tregues i funksionimit të shteti mbi bazën e institucioneve sipas modelit evropianë. Nuk duhet të harrojmë pa përmendur se në statut ishin të sanksionuar dhe të drejtat e njeriut.

Në aspektin institucional mund të themi se ishin bërë hapa të rëndësishme duke e ditur se fare trashëgoi vendi nga e kaluara.

 Me rëndësi është të përmendim reformën arsimore në vend. Përpjekjet për ngritjen e një sistemi arsimor shqiptarë ishte e dukshme, sipas koleksionit të dokumenteve  britanike shpjegohej qartë kjo përpjekje.

Mbreti kishte ndërmend një proçes që po vihesh gjithmonë më në efecientë, që prej disa kohe ish-ministri i arsimit Hil Mosi ishte i frymëzuar me ide nacionaliste dhe bëri çmos për ta vënë në veprim. Me iniciativën dhe si përfundim të përpjekjeve të tij iu shtua kushtetutës një nen që shënoi një ndryshim në qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj arsimit. Deri atëherë prindërit ishin të lirë t’i rrisnin fëmijët e tyre ku dhe si të donin. Shkolla të huaja laike dhe fetare në Shqipëri të financuara nga organizata të huaja nuk kishin detyrime. Shteti jepte bursa studentëve shqiptarë për të vazhduar arsimin jashtë shtetit Ligjet e reja të propozuara nga Hil Mosi konsideronin dërgimin e fëmijëve në shkolla të huaja fillore si një veprim që ndëshkohej penalisht me dy deri në gjashtë muaj burgim dhe me një gjobë prej 5-10 mijë franga, prindërit në kundërvajtje. Përveç kësaj studentët që kishin përfunduar shkolla të

 

1.        Historia e Popullit Shqiptar vol III, Toena 2007, fq 289-290

 

mesme shqiptare që kishin precedencë për marrje në shërbim nga atyre që kishin mbaruar shkolla të huaja, kurse ata që kishin studiuar jo në Ballkan, por në Evropën Perëndimore dhe nuk kishin mbaruar studimet nuk mund të bëheshin kandidatë për punë shtetërore deri sa të kishin plotësuar studimet e tyre në Shqipëri. 1

Reforma më radikale në fushën e arsimit ishin të ministrit të arsimit Mirash Ivanaj i dha karakter më kombëtar arsimit. Ai njihet si ministri që ndërtoi strukturën e plotë të arsimit shqiptarë. Ai mbylli të gjitha shkollat e huaja private për ti dhënë rëndësi shkollave me karakter kombëtar. Ivanaj u kritikua për reformën e tij pasi ajo prekte ndjeshëm dhe përgatitjen e punëtorëve të kualifikuar gjë që e mundësonte shkollat profesionale. Kjo solli tensione në vend nga të huajt por edhe Lidhja e Kombeve u vu në dijeni për këtë reformë. Ajo prekte dhe shkollat fetare e aq më tepër dhe ato me karakter etnik. Me ligj shkollat u bënë monopol i shtetit. Kjo pati në njëfarë mënyre dhe anën pozitive duke e dhënë rëndësi primare arsimit kombëtar.

Jo me pak rëndësi qe edhe krijimi i një shteti laik duke mbajtur larg autoritetin fetar dhe përpjekjet për një unitet fetar në vend. Përmendim këtu statutin më 1929 në Kongresin Ortodoks në Korçë për emërimin në krye të saj të peshkopëve me kombësi shqiptare duke vendosur mbi baza autoqefale kishën ortodokse. Shpenzimet për qëllime humanitare nga kisha duhej të miratohej dhe nga qeveria. Gjatë qeverisjes së vendit nga Ahmet Zogu një ndryshim të dukshëm pati dhe në shoqërinë shqiptare, modernizimi i shoqërisë shqiptare ishte po aq i vështirë sepse ende ndikonte mentaliteti osman si në veshje, stili i jetës, mënyrën e të menduarit. Ahmet Zogu ndërmori reforma të rëndësishme që nga veshja e zyrtarëve të shtetit, veshja në ceremonitë e ndryshme zyrtare jo vetëm administrata por edhe shoqëria filloi të ndryshoj për këtë Zogu përdori motrat të cilat demonstronin veshjet perëndimore tek gratë. Një rol të rëndësishëm ka luajtur dhe shtypi i përditshëm që sensibilizonte shoqërinë sidomos gratë për mos mbulimin e fytyrës për këtë parlamenti nxori një ligj që ndalonte mbulimin e fytyrës.

Një rol të rëndësishëm ka luajtur dhe shoqëria ”Gruaja Shqiptare” anëtare të saj, shtresa e lartë e grave intelektuale të vendit. Shoqëria kishte statutin e saj, disa nga pikat e statutit ishin:

“a)të përhap ndër gratë shqiptare arsimin me anë të kurseve të rregullshme dhe të luftojë me çdo mjetë analfabetizmin e bijës shqiptare,

f)të mbrojë artet e vjetra të vendit dhe folklorin, kostumet, këngët e vallet kombëtare,

 

1.        19 prill 1933 - AIH, koleksioni i dokumenteve britanike, A. 5-58, fl. 2, Legata britanike në Durrës për FO (R.M. Hodgson për John Simon, fjalimi i Zogut në parlamentin shqiptar në 21 nëntor 1932 dhe çështja e reformës arsimore.

 

g)të marr iniciativën për çdo vepër tjetër që për qëllim ka lartësimin e gruas shqiptare, dhe për këtë të përpiqet që bijat e vendit tonë të dërgohen me bursa shtetërore nëpër universitete, nëpër konseravatoriume e në çdo institut tjetër të huaj që do ta pajosh më kulturë gruan shqiptare”.1

Ahmet Zogu nuk ish një figurë e mirëpritur në rrethet intelektuale si brënda dhe jashtë vendit. Nga mënyra se si ai erdhi nga emigrimi në Jugosllavi, rrëzimi i qeverisë së Fan Nolit  me ndihmën e jugosllavëve dhe shpërblimi që u bëri me dhënien  e Shën Naumit acaroi forcat liberal demokrate në vend, forcat nacionaliste por dhe pjesën më të madhe të popullit. Për të ruajtur pushtetin Zogu duhet të vendoste gjendjen e jashtëzakonshme në vend , të shpërbënte ushtrinë, të ekzekutonte mbështetësit e Nolit, vrasja e Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës, Barjam Currit acaroi shumë gjendjen në vend. Kjo situatë në Shqipëri uli dhe  imazhin e Ahmet Zogut si udhëheqës , në Evropë. Kjo nuk ishte mënyrë efikase për të qeverisur duke e detyruar Zogun të merrte masa lehtësuese. Në vend qarkullonin çeta të armatosura. Situata rëndohet më tej pas nënshkrimit të pakteve të Tiranës duke sjell protesta antifashiste si ajo në Shkodër. Manifestime pati dhe nga nxënësit e Liceut të Korçës e cila u shoqërua me atentate kundër oficerëve italianë.  Situata në vend përkeqësohet dhe nga kryengritja e Dukagjinit 1926 e cila ishte tërësisht ekonomike e sociale ku banorët protestonin për gjendjen e vështirë, varfëria, sëmundjet e shumtave, taksat e shumta të papërballueshme deri në sekuestrime të tokave çuan në rritjen e pakënaqësisë ndaj qeverisë. Kjo kryengritje u përdorë nga forcat jugosllave. Kjo kryengritje  u shtyn dhe u shoqërua me burgime, dhe dhunë ndaj protestuesve. Në parlament u kritikua puna e qeverisë që nuk u tregua e aftë ta parandalonte këtë situatë në veri të vendit. Protesta pati në krahina të ndryshme të vendit kundër çifligarëve që dëbonin fshatarët nga tokat e tyre, moslarja e borxheve, zija e bukës dhe sëmundje të ndryshme kjo ishte gjendja e vendit në 1925-1927. Pakënaqësitë u shtuan dhe në radhët e punëtorëve të qytetit për kushte të vështira në punë, paga jo e kënaqshme. Në shoqëritë italiane punëtorët shqiptarë trajtoheshin dhe më keq. Kjo solli herë pas here greva të punëtorëve. Gjendja e punëtorëve e fshatarëve u rëndua dhe  më shumë në kohën e krizës botërore. Mbyllja e shumë punishteve , fabrikave çoj në mjerim të thellë.  Ndërkohë, punëtorët filluan të krijojnë organizata sindikaliste. Në shtator të vitit 1933 në Korçë u formua shoqëria “Puna”, në të cilën u bashkuan punëtorët e mjeshtrit e ndërtimit, marangozë, muratorë, bojaxhinj, etj. Numri i anëtarëve arriti brenda një kohe të shkurtër 500 vetë. Karakteri jo stinor i punës së tyre i jepte dhe organizatës një mbështetje të qëndrueshme. Kryetar i shoqërisë u caktua Petro Papi, anëtarë i Grupit Komunist të Korçës. Në statusin e saj të miratuar nga qeveria thuhej se shoqëria kishte për qëllim organizimin e ndihmës morale materiale të anëtarëve dhe nuk do të merrej me politikë. Shoqëria “Puna” zhvilloi një veprimtari të gjerë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. 2

Kjo shoqëri do të organizonte protesta të fuqishme kundër shoqërisë italiane AIPA për kushtet e vështira të punës , mospagimin e punëtorëve etj. Kjo protestë ishte dhe kundër fashizmit italian. Gjendja e vështirë e punëtorëve shqiptarë u shfrytëzua nga grupet

1.                Bakiu. Gazmend A, Shqipëria politike(artikuj dhe fotografi),Pegi Tiranë 2010 fq197

2.        Historia e Popullit Shqiptar vol III, f 317

komuniste që filluan të ngrihen në vend në vitet 1930 të cilat do të krijonin një front popullor për luftë kundër agresionit fashist. Krijohen grupe komuniste në Korçë, Shkodër, Vlorë etj që kryenin atentate me njësitet guerile që ishin ngritur në qytete. Pakënaqësia ndaj qeverisjes së Zogut dhe depërtimi i madh i fashistëve italian në jetën e vendit solli rritje të pakënaqësisë edhe të shtresave të tjera shoqërore demokratë, nacionalist,  ish oficer  që morën pjesë  në Kryengritjen e Fierit në 1935.  Masat e ashpra që u morën kundër pjesëmarrësve të lëvizjes, u shoqëruan me dënimet me vdekje dhe ekzekutimet. Këto masa e shtuan indinjatën e popullit duke çuar në shpërthimin e  protestave në Shqipëri e jashtë saj. Një rol të rëndësishëm në organizimin e protestave të shqiptarëve dhe të huajve luajtën emigrantët shqiptarë, ndër ta dhe Halim Xhelo. Ky i fundit u drejtoi letrave shqiptarëve në emigrim që ndodheshin në vende të ndryshme në  Evropë që të  protestonin kundër dënimeve të rënda që Ahmet Zogu bënte në vendin e tyre. Kundër këtyre masave protestuan dhe personalitete të shquara dhe organizata më në zë në Evropë. Për zbutjen e dënimeve ndërhyri edhe qeveria angleze dhe ndonjë qeveri tjetër. Në këto rrethana A. Zogu i kufizoi dënimet që kish dhënë gjyqi i Fierit. Kryengritja e Fierit e krahasuar me lëvizjen e Vlorës, përbënte një hap para në qëndresën e forcave opozitare. Në lëvizjen e Fierit u përfshinë një numër më i shumtë njerëzish nga shtresa të ndryshme. Duke gjykuar vetëm nga numri i të arrestuarve nga qeveria, mund të thuhet se lëvizja kishte një shtrirje relativisht të gjerë. Por organizimi i saj qe i dobët. Megjithatë kryengritja e Fierit pati jehonë në Shqipëri e jashtë saj. Edhe në shtypin zyrtar u botuan mjaft shkrime për të. 1

Për këtë ngjarje dhe masat e marra nga mbreti kundër kryengritësve reagoi dhe Lidhja e Kombeve për të drejtat e njeriut në Paris dhe Këshilli i Lidhjes së Kombeve në Gjenevë. Kjo ngjarje çoi në rënien e autoritetit të mbretit në arenën ndërkombëtare. Në njëfarë mënyre kjo është një arsye më shumë që vendet anëtare të Lidhjes së Kombeve nuk reagojnë në momentet kur ndjehej kërcënimi serioz i vendit nga fashistët italianë. Pushteti i Ahmet Zogut linte vend për diskutime dhe jepte qartazi që në vend ekzistonte një frymë e egër që kufizonte liritë që ishin sanksionuar dhe në kushtetutë. Por kjo nuk premtonte  ndërtimin e një shoqërie demokratike në vend duke i lënë hapësire krijimit dhe aktivizimit të grupeve komuniste.

Jo të pakta kanë qenë dhe përpjekjet për eliminimin e Ahmet Zogut të cilat kanë qenë të natyrave të ndryshme politike por edhe personale. Atentat i parë dhe tepër vulgarë ishte në parlament nga një student. Zogu me shumë diplomaci e kaloj situatën në parlament ku deputetët ishin dhe të armatosur dhe kjo mund të kish sjellë një tragjedi të rëndë. Zogu e takoi personalisht studentin në burg dhe nuk ka një dokument se cila ishte arsyeja që  e kish qëlluar. Zogu e kaloi në heshtje ngjarjen.

Përfaqësues të grupimit antizogist Bashkimi Kombëtar, me banim në Vjenë si Ndok Gjeloshi dhe Azis Cami, ish-oficerë të xhandarmërisë shqiptare, në shkurt të vitit 1931, kur Zogu ndodhej në kryeqytetin austriak për kurim, tentuan asgjësimin fizik të tij me anë të një atentati, por nuk patën rezultat. Kjo ngjarje pati jehonë të madhe ndërkombëtare. Vetë Zogu dhe qeveria italiane, fajësuan qeverinë jugosllave si iniciatorë e këtij  akti kriminal. Sigurisht

1.      Historia e Popullit Shqiptar vol III, f 325

ngjarja nuk u prit mirë në përgjithësi edhe në Shqipëri. Njerëzit e thjeshtë e kishin kuptuar se qetësia që gëzonin, i detyrohej Zogut dhe se, sikur vrasësit të kishin goditur në shenjë, Shqipëria do ishte zhytur me siguri në një gjendje kaosi të paparë qysh prej fundit të Luftës së Parë Botërore. 1

Zogu ishte në dilemë të madhe jo vetëm për jetën e tij por edhe për vazhdimësinë e qeverisjes kjo vihet re edhe në dy raste që përmendet nga dokumentet britanik. Sipas Hodgson per John Simon përfaqësues i Legatës  britanike në Durrës për FO shkruan: “Unë nuk kam mundur kurrë të shpjegoj përse mbreti Zog u zhyt në këtë krizë me Italinë tamam në momentin e caktuar që zgjodhi. Që lidhëzat kishin filluar të shtrëngoheshin dhe të jepnin bezdi është e qartë që nga refuzimi i ripërtëritjes së paktit të Tiranës në 1931. Por vetëm disa muaj më vonë ai vuri emrin në një marrëveshje dhe pranoi as më tepër as më pak se një subvencion që kërkon të mohojë kur italianët treguan se kërkonin të vinin në fuqi kushtet që ai vetë i kishte miratuar.

Pyeta z. Koch se ç ‘mendonte ai për këtë. Ai nuk dinte ndonjë incident të veçantë që mund të kishte shkaktuar që mbreti Zog të merrte një vendim të tillë të papritur, por ai më përmendi dy raste që mund të kishin shërbyer për të rënduar mosbesimin e mbretit Zog për Italinë. I pari rast ishte pelegrinazhi i katolikëve të Shkodrës në Itali në maj 1932, ku anëtarët u pritën nga Papa dhe nga Duçja. Rasti i dytë që vizita e Gjon Marka Gjonit, kapitenit të katolikëve të Mirditës në Romë në po të njëjtin vit. Marka Gjonit iu dha një tren special nga Bari në Romë dhe u trajtua gjatë gjithë vizitës së tij me të gjitha nderimet që i bëhen një princi. Mbreti Zog, mendonte z. Koch, lexoi në këto ngjarje një kërcënim politik për regjimin e tij, rrezikun që Italia të shpallte veten mbrojtëse të katolikëve dhe të kërkonte me ndihmën e tyre të vendoste dominimin e saj në Shqipëri. Z. Koch mendonte se mund të kishte dhe një arsye të tretë – suksesi që kishin pasur në të kaluarën blofet e tij për të detyruar Italinë të bënte atë që kërkonte mbreti Zog. Në të kaluarën me këto blofe kishte siguruar atë që dëshironte, përse të mos provonte përsëri një blof tjetër? Në konfirmim të teorisë së z. Koch se nderimet që iu bënë Gjon Marka Gjonit në Romë të kenë nxitur në një shkallë të mirë dyshimet e mbretit Zog, mund të përmendim se megjithëse Gjon Marka Gjoni që kur i ka dhënë “besën” mbretit i ka qëndruar besnik, tani vonë është treguar armiqësor ndaj tij. Një vjet e ca më parë kur Marka Gjoni erdhi në Tiranë, atij iu desh të gjente një pretekst për të mos e pranuar në vizitë, se kishte arsye për të besuar se jeta e tij ishte në rrezik.”  2

Është moment kur në Ballkan nën mbështetje dhe të Francës po krijohet një fryme e re bashkëpunimi midis shteteve të Ballkanit. Bashkëpunimi ishte i një natyre politike, ekonomike dhe kulturore. Në një moment kritik në të cilën ndodhej vendi bashkëpunimi ndërmjet vendeve ballkanike nën mbikëqyrjen e Francës do ta zgjidhte disi lakun në të cilën ndodhej vendi ku Italia ishte tepër arrogante në kërkesat e saj ndaj Shqipërisë. Ky

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

1.        Valentina Duka, Historia e Shqipërisë, Kristalina-KH Tiranë 1912-2000 fq193

2.        21 mars 1934 – AIH, koleksioni i dokumenteve britanike, L. 6 – 23, fl. 68-69, Legata britanike në Durrës për FO, çështja e minoritetit dhe marrëdhëniet me Greqinë (Hodgson për John Simon)

bashkëpunim ishte i domosdoshëm për të gjithë Ballkanin si vendi më i varfër i Evropës.

 

 

 

1.2 Italia si “mbrojtësja” e vetme e Shqipërisë (1925-1928)

 

Në të shumtën e rasteve politika e brendshme dhe e jashtme e një vendi diktohet nga kushtet ekonomike e sociale të një vendi. Shpeshherë kemi vënë re se, një vend i fortë ekonomikisht dikton edhe politikën e jashtme të një vendi. Nisur nga vendi ynë, si një vend që u krijua vonë si shtet, dhe me një ekonomi ku mbizotëronin  mbeturina të theksuara çifligare ku borgjezia po thuaj nuk ekzistonte, mungesa e një banke kombëtare primare për zhvillimin e kapitalizmit, analfabetizmi i theksuar në vend, mungesa e një klase politike e aftë për të ndërmarr reforma në vend, kaosi social...etj.

Këto ishin në njëfarë mënyre situata në vend në kohën që Ahmet Zogu nisi ta drejtonte vendin si president  dhe më vonë si  mbret.

Në këto kushte fillon “aventura” e tij në krye të  vendit për të ndryshuar sa të mundte këtë kaos ekonomik e social që mbizotëronte në Shqipëri. Nisur nga kjo mungesë e theksuar financiare, e cila ishte  e domosdoshme për ngritjen e bankës dhe ndërtimin e marrëdhënieve kapitaliste në ekonomi do të fillonte rrugëtimi dhe sfidën e vështirë Ahmet Zogu për të  ndërtuar ekonominë e vendit. Po a ishte një vendimmarrje  e drejtë, pa pasur aspak një kapital vendas të mund të merresh gjithë ai borxh nga vendi fqinjë  nëpërmjet nënshkrimit të pakteve të Tiranës, vendi  “mik” do të tregohej aq miqësorë në dhënien e këtyre borxheve për ngritjen dhe zhvillimin  e ekonomisë kombëtare në Shqipëri? Mund të shpjegojmë se Ahmet Zogu nuk kishte kulturë ekonomike dhe vendimet që ai merrte pa u konsultuar me këshilltarët e tij, por dhe diskutimi në qeveri apo në parlament ishin gabime serioze që do të kishin pasoja fatale për vendin. Dhënia e fondeve për ndërtimin e projekteve të ndryshme ishte një prej fushave ku ra edhe më tepër në sy ekstravaganca mbretërore. Filantropistja e njohur britanike dhe albanologia angleze, Edith Durham, shprehu shqetësim gjatë viteve të para të monarkisë lidhur me mënyrën e shpenzimit të hollave që Shqipëria merrte hua nga Italia, të cilat prisheshin pa kriter. Për këtë ajo i ankohej përfaqësuesit të Shqipërisë në Uashington, Faik Konicës: Jam e shqetësuar për gjendjen e Shqipërisë. Nuk më pëlqen borxhi i madh në të cilën ajo  ka hyrë ndaj Italisë. Italianët nuk janë njerëz te të cilët mund të besohet shumë dhe nuk shoh se si shqiptarët do të arrijnë ti ndalojnë ata së pushtuari ndonjë prej porteve të Shqipërisë, në shenjë reprezalje  për mospagimin e të hollave në kohë prej tyre. Për mendimin tim, do të kish qenë një veprim shumë i matur të mos ndërtoheshin pallate dhe ndërtesa qeveritare dhe të shmangej deficiti i madh publik .1

“Mbreti dhe qeveria shqiptare nuk do të pranojnë me asnji mënyrë,- vijonte,- me i ba ndonji fuqije të huej koncesione qe mund të vejnë në rrezik pamvarësin politike ose tansin toksore të atdheut.”                                                                                                                                                        Kuptimi i kësaj deklarate ishte se Italija do ta zaptonte Shqipnin, por së paku jo me pelqimin

____________________________

1.        Bernd J. Fisher Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri .Çabej 2004, fq177

e qeveris shqiptare.1

Realisht gjendja e vendit ishte dramatike, taksat e shumta që paguante popullsia, zija e bukës në 1927-1928 e cila u kthye në një plagë sociale e ekonomike në vend që shfaqej herë pas here e detyruan A. Zogu të gjente mënyra për ngritjen e ekonomisë. A jo që është e dukshme vëmë re se mungon kapitali vendas por edhe ndonjë përpjekje nga diaspora sidomos ajo në Amerikë për të kontribuar në ekonominë vendëse. Fakti që edhe pse u morë hua nga Italia përsëri këto fonde shkonin më së shumti për investitor italianë që kishin sipërmarrjet e tyre në vend duke dëmtuar seriozisht borgjezinë shqiptare.

Zogu ishte jo pak i ndërgjegjshëm për situatën dhe problemet e tjera me të cilat ndeshej Shqipëria. Sikur i deklaroi zotit E. Ashmead-Barlett të gazetës Daily Telegraph të Londrës, në një intervistë të posaçme dhënë në tetor të vitit 1928, Shqipëria ballafaqohej me një labirintesh vështirësisë. Zogu vinte në dukje se: Ne jemi shekuj të tërë mbrapa pjesës tjetër të Evropës së qytetëruar. Njerëzit nuk janë në gjendje as të shkruajnë e as të lexojnë, ata u binden shumë pak ligjeve të shkruara, gjakmarrja vazhdon të jetë e përhapur në shumë krahina të vendit. Unë jam i vendosur ta civilizoj popullin tim dhe ta fusë atë sa më shumë në rrugën e mësimit të zakoneve dhe mënyrës së jetës perëndimore .2

Kjo ishte beteja që e priste Ahmet Zogun në vend duke e bërë të ndërgjegjshëm për të ndërmarrë reforma serioze në ndryshimin e vendit.  Krijimi i një administrate me nëpunës të paguar nga shteti duke u diktuar dhe një kod veshje në administratë, luftoi korrupsionin në administratë, hoqi gjakmarrjen vendosi rendin, modernizimin e Kushtetutës futja e kodit tregtarë duke zëvendësuar atë osman, kodit civil, kodi i familjes. Përpjekja serioze në zbatimin e reformës agrare çuan në forcimin e besimit dhe  rritjen e respektit në popull.  Reforma arsimore dhe krijimi i një strukture kombëtare të arsimit pati ndikimin e vet në popull. Ndarja administrative në vend në prefektura, nënprefektura, bashki e komuna solli shkëputjen nga ndarja administrative turke. Përpjekjet për pakësimin e shpenzimeve në ushtri dhe ato të oborrit mbretërorë solli tjetër imazh të tij në popull.  Por nuk ishte e lehtë qeverisja pavarësisht reforma jeta e tij  rrezikohej  nga fiset në veri të vendit,  që nuk pajtoheshin me qeverisjen e Ahmet Zogut. Italia e shfrytëzoi këtë situatë dhe i kërkoi Zogut që të vendosej protektorat italian në vend ku Italia ndërhynte edhe ushtarakisht pa marr pëlqimin e Lidhjes së Kombeve. Për këtë Italia i referohej dhe të drejtës që ajo mori në 1921 nga Konferenca e Parisit.  Ahmet Zogu e kundërshtoi me forcë këtë pretendim të Italisë. Nga pala Italiane pati kërcënime A. Zogu që të pranonte marrëveshjen. Në këtë situatë A. Zogu nënshkruan marrëveshje me Jugosllavinë , tregtare, konsullore në fushën e lundrimit etj. Në këtë situatë ndërhynë FO i cili i kërkonte Italisë që të ruante hegjemoninë angleze ne Evropë dhe të tregohej e matur me Shqipërinë vetëm në rast se shihej një zgjerim i ndikimit rusë në Ballkan. Kjo e lehtësonte Italinë për të arritur synimet e saj për protektorat në vendin tonë. Situata përkeqësohet kur përfaqësuesit e Kryengritjes së Dukagjinit u mbështetën nga Jugosllavia. Të ndodhur në këto kushte më 27 nëntor të 1926-ës në Tiranë u nënshkrua ”Pakti italo-shqiptar i miqësisë dhe sigurimit”. Më 27 nëntor i izoluar diplomatikisht dhe i kërcënuar nga brenda,

_________________________

1.        ZAVALANI Tajar: Histori e Shqipnis, f 307

2.        Bernd J. Fisher Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri .Çabej 2004, fq182

Zogu u detyrua nga të vihej nën protektoratin e Musolinit, nga i cili ishte shmangur për shumë kohë. Pas një sesioni të fundit plot debat që zgjati rreth dy orë, Pakti u nënshkrua prej Iliaz Vrionit për Shqipërinë dhe Aloisi për Italinë. Pakti i Miqësisë dhe Sigurimit që do të zgjaste pesë vjet,  i cili përmbante këto pika kryesore:

Neni 1:Italia dhe Shqipëria mendojnë se çdo kërcënim ndaj statukuosë politike, juridike dhe tokësore të Shqipërisë është në kundërshtim me interesin e ndërsjellët politikë.

Neni 2:Për të mbrojtur interesin e lartpërmendur, Palët e mësipërme kontraktuese angazhohen të sigurojnë mbështetjen dhe bashkëpunojnë mes tyre në mënyrë të ngushtë. Gjithashtu ato angazhohen të mos përfundojnë me asnjë Fuqi apo grup fuqish të tjera marrëveshje politike apo ushtarake, të dëmshme ndaj interesave të palës tjetër, sikurse përcaktohej në paktin në fjalë. 1

Nënshkrimi i këtij pakti i kishte pasoja të mëdha për vendin pasi Shqipëria tashmë kufizohej dhe në politikën e jashtme ku për çdo marrëveshje duhej të konsultohej me Italinë. Në njëfarë mënyre ky paktë shënoi de facto protektorat Italian mbi Shqipërinë duke jetësua marrëveshjen e 1921 në Konferencën e Ambasadorëve. Megjithëse pakti u nënshkrua kjo nuk qetësoi marrëdhëniet midis Zogut dhe Italisë. Pakti u miratua dhe nga Lidhja e Kombeve dhe u regjistrua prej saj. U miratua me vota unanime nga Parlamenti shqiptar. Ndërkohë  që Zogu ndjehej entuziastë për çka kish arritur kjo marrëveshje u dënua rëndë nga forcat intelektuale brenda vendit dhe ne diasporë. Gazetat evropiane e cilësuan si cenim i rëndë i pavarësisë së Shqipërisë. Musolini nga ana e tij kërkonte të depërtonte më tej  ai kishte si në krijimin e një kishe të vetme katolike, kontrollin e lundrimit e tregtisë në det dhe ngritjen e një ushtrie shqiptare.

Lehtësi i krijonte Italisë edhe në mënyrën se si do të shpërndahej kapitali i SVEA-s ku pjesën më të madhe e përfitonin sipërmarrësit italianë dhe pak ata shqiptarë, kjo dëmtoi shumë borgjezinë shqiptare duke i kufizuar liritë ekonomike në vend.

Më 6 janar të 1927 për t’i prerë rrugën çdo keqkuptimi, sidomos për të garantuar më mirë pavarësinë e saj, Shqipëria deklaroi botërisht se një pakt të tillë, si me Italinë, ajo ishte gati ta nënshkruante me Jugosllavinë e Greqinë. “ Nëse opinioni juaj gjen në këtë pakt ndonjë rrezik për pavarësinë e vendit tonë,- u deklaroi Presidenti Zog gazetarëve Jugosllavë,- atëherë në të le të aderojë edhe Jugosllavia që ta ekuilibrojmë  atë, sepse kështu ajo do të jetë në të njëjtën pozitë si Italia ndaj nesh. Unë personalisht nuk shoh në të, asnjë rrezik.”2

Dy vite më vonë nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës 1927, nënshkrimi i Paktit të Tiranës u njoh nga Lidhja e Kombeve por jo nga vendet Ballkanike si Jugosllavia dhe Greqia. Jugosllavia filloj të nxiste trazira në kufirin shqiptar e cila kundërshtonte këtë  Pakt, njëkohësisht dhe shtypi jugosllav propagandonte se Shqipëria bëhet vasale e Jugosllavisë por

___________________________

1.                Fisher. Bernd J ,Mreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, fq 22, Çabej 2004

2.                 Mbreti Zog dhe miqësia italo –shqiptare Gazeta Arbëria. 1936. Nr293. 23 qershor, fq 4

njëkohësisht dhe Ballkani kërcënohet nga Italia. Kjo situatë solli acarimin e marrëdhënieve midis Italisë e Jugosllavisë. Italia paraqiti ankesat e saj tek Fuqitë e Mëdha për dy arsye se të drejtën e mbrojtjes së Shqipërisë e kishte nga Konferenca e ambasadorëve për Shqipërinë por edhe nga marrëveshja që kish arritur si pasojë e nënshkrimit të Paktit të Parë. Italia u justifikua tek Fuqitë e Mëdha se Jugosllavia po nxiste trazira në vend për rrëzimin e regjimit të Ahmet Zogut. Situata ishte shumë e qartë vendit tonë i kërcënohej sovraniteti, kjo ishte e dukshme dhe në paqartësitë që kishte Pakti i Tiranës por edhe hedhjen në sulm të hapur nga Jugosllavët të cilët edhe ata kërkonin nënshkrimin e një pakti të tillë me Shqipërinë. Shqetësimin e bëri të ditur dhe ambasadori anglezë pranë Musolinit, gazeta “Time” e cila e pasqyronte shumë qartë rrezikun që i kanosej vendit. Në bisedimet që bëri Musolini me Jugosllavët për situatën u dukë qartë se Italia i kalonte kompetencat e saj duke mos e përfillur autoritetin e Ahmet Zogut në bisedime.  Problemet shtohen dhe më shumë pasi shpeshherë ndaj Ahmet Zogut ishin organizuar atentate të shumta sa jeta e tij ish në rrezik. Kjo e detyronte atë të merrte masa ekstreme për sigurinë e tij. Kjo solli një izolim dhe të veprimtarisë së tij në vend sa të vetme mundësi lëvizje për të ishin pushimet në vilën qeveritare në Durrës në masa të rrepta sigurie. Ndërkohë që meraku për jetën e tij shtohej, Zogu ishte i detyruar të afrohej dhe më tepër me Italinë. Shpejt u bë e qartë se pakti i pare nuk kishte qenë i mjaftueshëm për të siguruar jetëgjatësinë politike të Zogut, madje për ironi ai ishte bërë shkak për të kundërtën. Pakti kishte kontribuar që në Beograd të vinte në fuqi një qeveri anti-italiane, kundër Zogut, duke bërë të shtoheshin dhe më tej problemet për sigurimin e jetës së tij. Nonçiçi, i  cili kishte qenë ministër i Jashtëm i Beogradit para nënshkrimit të Paktit të parë, dha dorëheqjen në dhjetor të viti 1926, duke deklaruar se ky pakt kishte shkatërruar bazën mbi të cilën ishte konceptuar politika e tij e jashtme. 1

Të nisur nga situata që u krijua dhe Jugosllavi nënshkroi me Francën një Paktë miqësie që në rast kërcënimi të jashtëm Jugosllavia siguronte kufijtë e saj. Për të siguruar nga një sulm i mundshëm jugosllavë Ahmet Zogu emëroi si komandant e trupave shqiptare në kufirin verior, gjeneral major Persin për dy arsye pasi ishte gjeneral anglez dhe i besueshëm tek Anglia dhe Lidhja e Kombeve por edhe se qetësonte popullsinë në veri, që vendi ka mbështetje më të madhe  nga Anglia. Lëvizjet diplomatike të Zogut në njëfarë mënyrë justifikohen të matura dhe të rëndësishme, se historikisht politika ballkanike është aq e ndërlikuar sa përplasen njëkohësisht shumë situata konfliktuale që vështirë se gjen zgjidhje. Përsëri arrijmë në një konkluzion të vetëm varfëria ekonomike e vendit tonë dhe prania e një sistemi ekonomik tipik feudal osman nuk i linte shumë hapësira Ahmet Zogut për drejtimin normal të vendit saqë natyra e sjelljeve të tij diplomatike është tipike ballkanike dhe e gati e vështirë për tu kuptuar dhe në  të shumtën e rasteve e justifikuar.  Diplomacia evropiane ishte mjaftë e kujdesshme në deklaratat e saj për ruajtjen e sigurisë në rajon , kjo duket nga deklarata e Çamberlen ku  kërkoi që Roma e Beogradi të mund të uleshin në bisedime me njëri-tjetrin për të sqaruar situatën konfliktuale midis tyre në lidhje me Shqipërinë. Presidenti Zog arriti të qetësoj disi situatën nga një deklaratë që ai bëri me ministrin anglez Ewrs, që u botua në shtypin anglez: “Besoni,-i tha atij Presidenti shqiptar midis të tjerave,- unë nuk do të

______________________________

1.        Marrëveshjet e re  italo-shqiptare Gazeta Arbëria. 1936. Nr293. 23 qershor, fq 4

bie kurrë në krahët e Italisë. E kërkoj ndihmën e saj për shkak të kushteve ku ndodhemi, atë ndihmë që ka gëzuar çdo shtet ballkanik nga një shtet evropian. Por nëse Jugosllavia ushqen parandjenja të këqija mbi qëllimet e Italisë ndaj nesh, atëherë le të ndjekë ajo një politikë miqësore me Shqipërinë e cila është e gatshme të ndjekë po atë politikë me të sepse vetëm kështu Jugosllavia do gëzonte po ato avantazhe që gëzon tek ne Italia. Por,  nëse Jugosllavia vazhdon të ngul këmbë në marrëzitë e veta agresive kundër Shqipërisë, do ishte më lehtë për ne të qëndrojmë në thundrën italiane e cila është më e preferuar se bajonetat jugosllave”.1

Të gjitha situatat  çonin drejtë nënshkrimit të Paktit të dytë i cili në njëfarë mënyre qe dhe si rezultat i një kompromisi që i interesonte Zogut por edhe palës italiane. Më të Zogu donte të siguronte vazhdimësinë e qeverisjes së tij por duke ndryshuar regjimin nga presidencë në monarki. Kjo ishte pranueshme nga ana italiane pasi i siguronte vazhdimësinë e ndërhyrjeve në vend dhe i jepte një hapësirë më të madhe palës italiane mbi protektorat deri në aneksim e vendit siç edhe ndodhi. Vendi më këtë paktë do të hynte në një rrugë që nuk kish kthim mbas.

Pakti i II-të i Tiranës, i nënshkruar më 22 nëntor 1927, u quajt “Traktati i Aleancës Mbrojtëse”. Në këtë pakt nuk kishte ndryshime të dukshme veçse zgjaste dhe siguronte afatin e bashkëpunimit midis vendeve. Pakti  u njohë dhe nga Lidhja e Kombeve.  Efektet e tij duken me vonë me nënshkrimin e marrëveshjeve të shumta të bashkëpunimit si në fushën ushtarake që ishte edhe pikësynimi kryesor i palës italiane po ashtu deri dhe në emërimin e këshilltarëve italianë pranë Ahmet Zogut. Hapësira për veprime konkrete të Zogut ndaj kundërshtarëve politikë në emigracion ishin dhe hapi i parë që ndërmori Ahmet Zogu për të siguruar dhe realizuar ëndrrën e tij për tu bërë mbret.  Për të siguruar fronin Zogu i kërkoi Musolinit ta martonin me një princeshë nga dera e Savojës. Kjo martesë nuk ish e mundur megjithatë ish e sigurt  ndryshimi i regjimit ku Italia luajti një rol të rëndësishëm. Më 23 nëntor Çamberleni, me tekstin e Deklaratës së Parisit në dorë iu ankua Bordonaros se Italia dhe Shqipëria po mundoheshin t’i shkëputeshin kontrollit të Lidhjes së Kombeve. Në të vërtetë në vitet 1924-1925 Anglia ish në rivalitet me Italinë për interesat e naftës në Shqipëri, kurse në fund të vitit 1927 preokupacioni që traktati italo-shqiptarë i lindur si kundërpeshë e atij franko-jugosllav jo vetëm mund të çonte në krijimin e blloqeve të reja por këto vende, duke u shkëputur nga sigurimi në Lidhjen e Kombeve, po tronditin rolin e Anglisë si gjykatëse supreme në problemet e Ballkanit, të cilën ajo e realizonte nën ombrellën e respektimit të Lidhjes së Kombeve të shteteve evropiane. 2

Vlen të theksohet se pakti e njohu në arenën ndërkombëtare Shqipërinë,  deri në nivelin e Selisë së Shenjtë ku në marrëveshjen  që u nënshkrua midis Selisë së Shenjtë dhe Republikës Shqiptare ku lejohej financime për kishat katolike në Shqipëri dhe hapjen e shkollave katolike private pati rezultatet e tij.  Në njëfarë mënyre ky justifikonte dhe përpjekjet e hershme të katolicizmit për zgjerimin e ndikimit të vetë në Shqipëri  si kundërpeshë ndaj atij

_____________________________

1.                Fisher. Bernd J ,Mreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Çabej 2004, fq 148

2.                Konomi Ilir,Pushtimi ,Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar, UETPRESS, Tiranë, prill 2014.

ortodoks. Kjo marrëveshje i forconte më shumë pozitat politike të Ahmet Zogut në vend por edhe në Evropë.

Sido qoftë kursi Italian dhe për disa vite me radhë ishte për forcimin e monarkisë shqiptare duke dhënë të gjitha ndihmat e nevojshme për të duke synuar që të siguronte më tej depërtimin paqësor në Shqipëri. Aparati burokratik dhe oborri mbretëror kishin nevojë për subvencione të vazhdueshme. Ato ishin për regjime tepër jetike, siç ishte shprehur ministri italian në Shqipëri, ishin si oksigjen, pa të cilin ai mund të asfiksohej. Dhe Roma kishte në Shqipëri dy mjete të kryesore, me të cilën mbante gjallë e të nënshtruar regjimin, “Bankën kombëtare” dhe sidomos SVEA-n1

Situatat në vend por edhe mosnjohja e duhur në fushën ekonomike e çuan  Ahmet Zogun, por edhe vendin drejtë një varësie ekonomike nga Italia kjo do  të shoqërohej me situata të vështira brenda dhe jashtë vendit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1.        Bernd J. Fisher Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri .Çabej 2004, fq182

 

1.3  Kriza në marrëdhëniet shqiptaro-italiane dhe pamundësia për t’i shpëtuar tutelës së Musolinit

 

Vitet ’30 njihen si vitet e acarimit të marrëdhënieve italo-shqiptare kjo erdhi si pasojë e ndryshimit të kabinetit qeveritar të drejtuar nga Pandeli Evangjeli, në kabinet si ministër i Arsimi u caktua Mirash Ivanaj. Reforma arsimore me karakter kombëtar solli acarim të marrëdhënieve me Italinë pasi reformat prekën shkollat laike dhe fetare  të huaja në vend. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të  Italisë por edhe Greqisë të cilat dërguan ankesat e tyre në Lidhjen e Kombeve dhe në Gjyqin e Hagës. Nga presionet që iu bënë Ahmet Zogu, ai  filloj të bënte lëshime në fushën arsimore. Musolini mori masat e veta, ndërprerja e fondit të SVEAS. Kjo pati pasoja të rënda në vend gjë që e detyroi Ahmet Zogun të kërkonte ndihmë nga vendet ballkanike dhe Lidhja e Kombeve të cilat e shpërfillën. Ky ishte momenti më kritikë i qeverisjes ku mbreti u detyrua ti shtrinte dorën për pajtim Musolinit duke i premtuar vendosjen e gjuhës italiane si gjuhë të detyrueshme në shkolla.

Duke përfituar nga gjendja tepër e rëndë e Ahmet Zogut,  qeveria e Romës, në gusht të viti 1933, i paraqiti atij në formë ultimatumi një sërë kërkesash:   ku të denonconte të gjitha marrëveshjet tregtare që Shqipëria kishte lidhur me vendet e tjera dhe për çdo marrëveshje të re që do të lidhte, të merrte më parë pëlqimin e Italisë: të gjitha objektet ushtarake të vendit t’i shiteshin ministrisë italiane të luftës: organizatorët anglezë  të xhandarmërisë të largoheshin nga Shqipëria e të zëvendësoheshin me organizatorë italianë, si dhe ti riktheheshin organizatorët italianë të larguar :shkollat italiane të rihapeshin sërish dhe gjuha italiane të bëhej e detyrueshme në të gjitha shkollat e mesme: gjithë studentët shqiptarë të dërgoheshin vetëm në shkollat e Italisë dhe Liceu francezë i Korçës të zëvendësohej me një lice italian. Qeveria fashiste arriti deri atje sa të kërkonte edhe mijëra kolonë italianë në Myzeqe. Ky ishte një planë kolonialë i detajuar kolonizues, që do të cenonte rëndë pavarësinë e vendit. 1

Mbreti i refuzoi në mënyrë kategorike duke i kujtuar Italisë traktatin e Aleancës i 1927 ku theksohej ruajtja e bazave të repriocitetit, të independencës dhe integritetin e Shqipërisë. Mbreti Zog përpiqet të gjejë mundësi të reja bashkëpunimi që të shpëtonte nga kthetrat italiane. Mbajtja e Konferencave Ballkanike i dha shpresë mbretit për të aderuar vendin në marrëveshje ekonomike me vendet e Ballkanit.  Mbreti Zog kërkoi  bisedime me Francën e cila kish marrë kujdestarinë për vendosjen e urave të bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit në fushën ekonomike. Pjesëmarrja e përfaqësuesve shqiptar në këto konferenca u shoqërua me incidente diplomatike ku pala shqiptare kërkonte që vendet e Ballkanit të respektonin popullsinë shqiptare në vendet përkatëse. Ky qëndrim patriotik i delegacionit tonë nuk ishte në momentin dhe  vendi e duhur pasi këto  konferenca ishin për marrëveshje ekonomike. Për hir të mosmarrëveshjeve pala shqiptare u përjashtua nga konferencat. Mundësia për një bashkëpunim me vendet e Ballkanit nuk u realizua dhe kjo  e izoloi më shumë vendin tonë, që në fakt po të kish ndodhur e kundërta, do ishte një mundësi e artë për të forcuar ekonomikisht vendin duke zvogëluar kështu ndikimin italian në vend.

______________________________

1.        Historia e Popullit Shqiptar vol III, f 312

Italia e vuri në vështirësi pushtetin e mbretit se do të,  zëvendësohej me Shefqet Vërlacin një filo italian. Por kjo nuk e bindi mbretin të pranonte kushtet e Italisë . Italia mori hapa konkretë për ta gjunjëzuar mbretin, ankoron luftanijet e saj në bregdetin shqiptar Durrës e Vlorë. Qeveria shqiptare protestoi pranë të gjitha shteteve, pranë Lidhjes së Kombeve për këtë hap që po ndërmerrte Musolini kundra Shqipërisë, si aleate e saj. Në këtë moment kritikë, Mbreti Aleksandri i Jugosllavisë pranë të cilit ndodhej Ministri i Punëve të Jashtme Frenge Barthou, dha të kuptohej se Beogradi nuk do të mbetej indiferent përpara këtij hapi Italian. Kjo sjellje e mbretit Jugosllav e indirekt i Francës si dhe situata evropiane e shtynë Musolini që të kërkonte miqësisht se flota Italianë të pranojë një vizitë të admiralit të Mbretit Zog. 1

Ahmet Zogu përpiqet të ndryshoj politikën diplomatike duke kthyer sytë nga vendet e Ballkanit. Në çdo periudhë të historisë jeta e vendit tone dhe popullit tonë është e lidhur ngushtësisht me atë kombeve në Ballkan nisur kjo nga sundimi i gjatë osmanë që e ka bërë të pamundur që kombet të mund të ruajnë identitetin e tyre. Në të gjitha aspektet shohim se është krijuar një substratë i atillë që e dallon këtë pjesë nga pjesa tjetër e Evropës. Nuk mund të mos guxojmë të themi se politika e Ballkanit identifikohet me një shprehje të vetme ”ballkanizma” krijojnë konflikte për të zgjidhur problemet duke e bërë të pamundur gjuhën diplomatike atë të bisedimeve ndërmjet palëve. 

E tillë është e gjithë historia e marrëdhënieve midis popullit tonë dhe fqinjëve tanë konfliktuale dhe aspak bashkëpunuese. Kjo është arsyeja që Ahmet Zogu të orientohej në politikën e jashtme drejtë Italisë. Në gjithë botimet, shtypin periodik të kohës vihet re  është i vetmi aleatë i mundshëm.

Le të ndalemi në marrëdhëniet me fqinjët tanë. Të çfarë natyre janë ato në kohën që ka drejtuar vendin Ahmet Zogu? A ka pasur përpjekje nga vetë ai që të mund të krijohej një bashkëpunim me këto vende?

Dihet që kur ish kryeministër qeveria e tij u rrëzua nga forcat opozitare të drejtuar nga Fan Noli kjo solli largimin dhe strehimin e tij në Jugosllavi dhe po me ndihmën e tyre rrëzoj qeverinë e Fan Nolit duke e quajtur dhe triumfi i “legalitetit”. Si shpërblim u fali jugosllavëve Shën Naumin dhe Vermoshin. Kjo solli reagime shumë të ashpra në qarqet diplomatike në vend. Por këto marrëdhënie me Jugosllavinë do të ndërpriteshin sapo Ahmet Zogu do të vinte në pushtet. Në lidhje me fqinjët ballkanikë do i referohemi komenteve që i bënë këtyre ngjarjeve Legata britanike në Durrës, dokumente  të nxjerra nga arkivat britanik, ende të pabotuara.

Në dokument flitet mbi axhendën e bisedimeve të komisionit shqiptar të përbërë prej Dhimitër Beratit (ishte përfaqësuesi shqiptar në Lidhjen e Kombeve), Mehmet Konicës dhe

__________________________________

1.        Selmani Hysen, Nga notimet e  Mbretit Zog I Mbretit të shqiptarëve, Kristalina-KH 2008, fq236

Siri Leskovikut do të zhvillonte me palën greke. Kryesisht do diskutoheshin çështja e pronave të shqiptarëve dhe shkëmbimi i popullsisë shqiptare në Greqi. Konflikti ndërmjet Patriakanës dhe KOASH-it nuk do të bisedohej, por mesa dëgjoj qeveria greke është gati të veprojë si ndërmjetëse me qëllim që të sjellë të dy palët në kontakt me njëra-tjetrën. Patriakana sipas të thënave është gati të bëjë lëshime në të gjitha çështjet e tjera dhe të akordojnë “Tomosin”, po të jetë se shqiptarët pranojnë të heqin kryepeshkopin Visarion Xhuvani. 1

Historikisht të kësaj natyre kanë qenë konfliktet me fqinjin tonë jugor që na shtynë të mendojmë që marrëdhëniet me to në fushën diplomatike pse jo dhe në fushat e tjera e shtynte gjithmonë Ahmet Zogun të mendonte se Italia ishte fqinji më shumë i besueshëm dhe që kish ndikim të madh dhe në Lidhjen e Kombeve. Nuk po ndalem më gjatë në marrëdhënie me fqinjët e tjerë ballkanik pasi të një natyre të tillë ishin dhe me to fetare, arsimore dhe ato të pronësisë që sillnin jo pak probleme për ecurinë normale të shtetit shqiptar.

Pavarësisht këtyre Ahmet Zogu u tregua i gatshëm që të bashkëpunojë me fqinjët për të mirën e vendit por edhe të rajonit. Për të ruajtur pavarësinë e vendit sidomos pas atentatit të Vjenës Zogu dhe qeveria e tij filluan të mendojnë seriozisht për zgjerimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit kjo u duk në pjesëmarrjen në disa Konferenca Ballkanike me karakter ekonomikë nën mbikëqyrjen e Francës. Në to morën pjesë diplomatë dhe intelektualë që mbronin interesin kombëtarë dhe që shpalosën idetë e tyre që të vendosej një bashkëpunim rajonal duke respektuar dhe pakicat kombëtare. Kjo solli shumë debate në konferencë sa çuan dhe na izolimin e Shqipërisë duke e cilësuar “satelitë i Italisë”

Dëshpërimi mbulohet me heshtje, çfarë mund të jepte më shumë diplomacia shqiptare brenda kornizave ballkanike çfarë mund të fshihej dhe çfarë mund të shkëlqente nga historia e popujve të Ballkanit, bashkëjetesa midis tyre ende nuk kishte ende një dritë në horizont.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

___________________________

1.        23 dhjetor 1932 - AIH, koleksioni i dokumenteve britanike, A. 5-21, fl. 30, Legata britanike në Durrës për FO (R.M. Hodgson për John Simon), mbi njohjen e KOASH-it nga Patriarkana Ikumenike e Stambollit

 

 

KAPITULLI II

Përpjekjet e mbretit Zog për të shmangur pushtimin e Shqipërisë nga Italia e Musolinit

 

 

2.1 Planet e Cianos për pushtimin e Shqipërisë(1937-1939)

Italia ia arriti me të gjitha mënyrat të ta bënte çështje të saj të brendshme çështjen shqiptare duke e izoluar  Shqipërinë nga politika ndërkombëtare. Politika evropiane kish shuar dhe shpresat e saj për një stabilitet në kontinent e “hutuar” nga veprimet e Gjermanisë , Lidhja e Kombeve dukej inekzistente. Fati i buzëqeshte Italisë, shtetet ballkanike e kanë lënë Shqipërinë në vetmi të plotë. Mundësitë për të kaluar Adriatikun e bënin Italinë e Musolinit më të sigurte. Po sa e sigurte ishte mbretëria në vazhdimësinë e mëtejshme të shtetit Shqiptarë?

 

Martesa e mbretit ishte një temë po aq e diskutueshme sa dhe ato shtetërore , më shumë se personale ajo shihej e rëndësishme për vazhdimësinë e mbretërisë. Dihet që tentativat për eliminimin fizik të mbretit ishin të shumta por në kushtet kur vendi kish shteti ish konsoliduar në gjithë strukturat e veta , vazhdimësia e mbretërisë ishte shumë e rëndësishme. Mbreti Zog qe shumë i kujdesshëm në këtë zgjedhje. Ai vendosi të martohej me konteshën katolike hungareze Geraldinë Apponyi. Parlamenti e miratoi martesën e cila do të bëhej në 27 prill që përkonte në përvjetorin e 487-të të martesës së Skënderbeut me Donikën, pasi mbreti u kujdes që të ishte kjo datë. Ceremonia e celebrimit u realizua në orën 11 ku si dëshmitar ishin: për mbretin , konti Galeazzo Ciano ministri i jashtëm i Italisë  dhe princi Mehmet Abid(kunati i Zogut) dhe nga ana e nuses ministri hungarezë  , baroni Ëillany dhe konti  Karl Apponyi.

Konti Ciano ishte njëkohësisht dhe dhëndëri i Musolinit, i papërgjegjshëm, aventurier, nuk ishte në rangun e diplomatëve por këtë postë e gëzonte prej Musolinit. Kumbari i dasmës siç do të cilësohej ishte tepër dinak dhe i kujdesshëm në ditën e dasmës më shumë se roli që kishte aty ai do të niste intrigat e tij ndaj mbretit dhe do të projektonte pushtimin. Dasma e Zogut që një nga momentet më të rëndësishme të mbretërisë dhe, madje mund të themi, tepër e pjekur nga ana e mbretit ku ia shtoi më shumë prestigjin si mbret evropian. Më shumë se një martesë ajo u interpretua politikisht në qarqet diplomatike  dhe ato fetare të krishtera si rritje e prestigjit të vendit në Evropë. Një martesë që u prit mirë nga të gjithë, por edhe si garanci për vazhdimin e mbretërisë që populli e donte. Martesa u pa dhe si një mundësi e ndryshimit të kursit politik e ekonomik të mbretit nga Italia. Kjo u vu re edhe nga Ciano i cili me kujdes analizoi çdo situatë kënaqësie për martesën deri dhe dhuratat e Hitlerit. Ciano i cilësonte këto incidente si përpjekje për tu larguar nga Italia.

Nëse do të kishim përdorur çfarëdo epiteti pexhorativ, nuk do të kish qenë krejt i pavend për Galeazzo Ciano-n, të cilin mund ta shikoni nën uniformë. Jo vetëm se qe arkitekti i pushtimit të Shqipërisë, nën përfytyrimin tim rinor ai ka qënë një gagarel, që postin e ministrit të

 

jashtëm të vendit të tij e kishte marr sepse ishte dhëndri i Mussolinit-it.1

Në hyrje të ditarit Ciano do të shkruante:

“Për mua, tragjedia italiane fillon në gusht 1939, kur duke shkuar me iniciativën time  në Salisburg, u ndodha papritmas përballë vendosmërisë së ftohtë e cinike gjermane për shpërthimin e konfliktit. Aleanca qe formuar në maj. Unë e kisha kundërshtuar gjithmonë dhe kisha bërë që oferta insistuese gjermane të mbeteshin pa miratimin për kohë të gjatë. Sipas mendimit tim, nuk kishte asnjë arsye për t’u lidhur me Gjermaninë naziste për jetë a vdekje. Isha në favor të një bashkëpunimi sepse, në pozicionin tonë gjeografik, mund e duhet të urrehet, por nuk mund të injorohet masa e tetëdhjetë  milionë gjermanëve, e vendosur brutalisht në zemër të Evropës. Vendimi për lidhjen e aleancës u mor nga Mussolini, papritmas ,kur unë ndodhesha në Milano me Ribbentropin.”2

Planin për pushtimin e vendit e diskutoi për një periudhë të gjatë me Musolini si në planin rajonal dhe atë evropian. Shpeshherë këto u bënë edhe biseda provokative me Gjermaninë, Jugosllavinë. Në ditarin e tij ai kujdeset të përshkruajë me detaje çdo takim me Musolinin dhe se sa i zellshëm ishte për të realizuar këtë pushtim. Në ditar ai shprehet kështu: “....25 Gusht i mbusha mendjen Duces për t’i dhënë Shqipërisë 60 milion, në katër vjet, për punime të ndryshme. Udhëtimi im në Tiranë më bindi për nevojën e kujdesit deri në fund për këtë sektor. Duhet krijuar sektorë të qëndrueshëm të interesave italiane. Nuk dihet çdo të rezervojë e ardhmja. Duhet të jemi gati të shfrytëzojmë okazionet që do të paraqiten. Ne nuk duhet të tërhiqemi si më 1920. Në jug kemi thithur disa qindra mijëra shqiptarë. Pse nuk mund të bëhet po kështu edhe mbi bregun tjetër të Adriatikut?” -thekson në ditar Ciano.

Duket  qartë se Italia nuk mund ta fshinte kollaj nga kujtesa Luftën e Vlorës, kur shqiptarët i shkaktuan një disfatë të turpshme ushtrisë  italiane, dhe qeveria e atëhershme e Tiranës vendosi autoritetin e vet në vend. Nga ana tjetër, Ciano nuk mund të lejonte që investimi italian gati 15-vjeçar në Shqipëri të shkonte dëm nëse mbreti Zog gjente një aleat më të fuqishëm se Italia. Meraku që ka Musolini nëse do t’ia vlente të sakrifikoheshin jetë italiane për Shqipërinë, Ciano i përgjigjet me entuziazëm duke theksuar rëndësinë që do të kishin pasuritë e këtij vendi për Italinë.

 

Ecejaket e Cianos nuk përfundonin vetëm në zyrën e Musolinit, ai me gjithë arrogancën që e karakterizon dhe aspak diplomat. Në një vizitë në Londër ai përpiqet të jap përshtypje se për Italinë Shqipëria ishte Ballkan kjo duket në një pakënaqësi që ai shpreh ndaj mbretit të Greqisë që është shkruar me kujdes edhe në ditar.” më quajti super_ Metternich! Por do ta paguajnë shtrenjtë Grekët e Dodekanezit.”  Merakun që ka Musolini për Shqipërinë dhe entuziazmi që ai shprehë për rëndësinë që ka ky vend për ta e shpreh kështu:” se, për të pasur Shqipërinë është gati deri atje sa të bëjë luftë. Duke i dorëzuar një kampion të mrekullueshëm bakri nga minierat e Lezhës, i thashë: ”Ja fiqtë e Kartagjenës”...thekson në ditar Ciano.

Ahmet Zogu e parandjeu ftohjen e palës italiane menjëherë pas dasmës por nuk ish i sigurt se çfarë kurdiste nga pas. Për të kuptuar më mirë ai dërgoi gjeneral Serreqin  me anë të një letre i kërkoi palës italiane ta ndihmonte të ndërhynte pranë autoriteteve jugosllave për trajtimin e

____________________________________

1.      Bakiu. Gazmend A, Shqipëria politike(artikuj dhe fotografi),Pegi Tiranë 2010 fq247

2.      Ciano. Galeazza, Diario 1937-1943,Albinform, fq 4

shqiptarëve të Kosovës. Musolini do të sigurohet edhe nga Gjermania që të mos kish ambicie ndaj Shqipërisë ku në ditarë theksohet:”... Si pasojë e një informacioni nga Tirana lidhur me aktivitetin e ekzagjeruar të Ministrit të Gjermanisë, Duçja më tha t’i bëj të ditur Ribbentropit se ne e konsiderojmë çështjen shqiptare si “çështje të familjes”; formulë e përdorur për ata për Austrinë e Sudetet. Pra “hands off”. Në planet e detajuara nga Ciano  për të lehtësuar zgjidhjet përfundimtare të çështjes shqiptare parashikohej edhe nxitja e daljes së Shqipërisë  nga Lidhja e Kombeve. Bisedat midis Musolinit , Cianos e ministrit italian në Shqipëri Francesco Jacommonit dëshmonin qartazi se synohet të përgatitej situata e brendshme në mënyrë që Italia të pritej  jo si pushtuese por si çlirimtare. Kjo duket dhe në dhënien e ndihmave ekonomike për popullsinë në kushtet e krizës që kish kapur vendi , popullit do t’i shpërndahej “ 5000 kuintalëve me grurë në Shqipëri, që tani është goditur rëndë nga uria. Këto janë dhurata për të cilat populli është më shumë i ndjeshëm si dhe bonifikimi i tokave ”shkruan Ciano në ditarin e tij.

Plani i Cianos për aneksimin e Shqipërisë nga Italia kishte disa variante, që nga nxitja e një kryengritje të shqiptarëve ndaj mbretit Zog, deri tek masat dhe për eliminimin fizik të tij që siç shkruan në ditar shfrytëzuan një të afërm të mbretit i cili ishte i pakënaqur nga sjelljet e tij. “Takimi me Jacomonin. Përgatitja në Shqipëri ecën me shpejtësi, aq shpejt sa ndoshta është me vend të shtrëngohen kohët sepse ndoshta është dhënë një farë alarmi në ambientet e Mbretit. Aksioni po fillon të përvijohet pastër: vrasja e Mbretit (duket se do të ngarkohet Jak Koçi pas një kompensimi prej dhjetë milionësh); lëvizje në sheshe; zbritja e bandave besnike ndaj nesh (praktikisht gjithë krerët, përveç atij të Kmia-s); thirrje Italisë për një ndërhyrje politike e, po qe rasti, ndërhyrje ushtarake; afrimi i kurorës Mbreti Perandor dhe, në një kohë të dytë, aneksim. Jacomoni garant që gjithçka mund të bëhet rregullisht me një muaj paralajmërim.”1

Në ditar ai përshkruan projektimin e një e një plani konkretë mbi shtrirjen dhe ndikimin që kishin bandat në vend dhe planin për shkatërrimin e tyre. Në ditar përshkruhet se si do të realizohej ky pushtim dhe se si opinioni publik ndërkombëtar ishte i qetë dhe  nuk dyshonte për agresion italianë ndaj Shqipërisë. Mendohej që pushtimi të realizohej javën e pashkëve madje përkonte dhe me kohën e lindjes së mbretëreshës.  Me që mbreti kërkon 24 orë për të reflektuar, Duçja me një telegram me firmën e vet fiksoi skadimin e ultimatumit në orën 12 të së enjtes, 6prill.

“Në agim lindi djali i Zogut. Për sa kohë do të jetë trashëgimtar i Mbretërisë së Shqipërisë?”-shkruan Ciano në ditar.

Plani i Cianos u miratua nga Musolini më 8 janar 1939 si plan i pushtimit ushtarak të vendit. Ky planë u zbatua pikë për pikë gjatë agresionit fashistë kundër Shqipërisë.

.....7 PRILL .....i referoj Duçes. Është shumë i kënaqur, sidomos nga që reaksioni ndërkombëtar është zero ose aty afër. Prememoria që më la Perthi(ambasador anglez në Romë), gjatë një vizite shumë të përzemërt, mund të ketë qenë redaktuar nga zyrat tona.

....8 PRILL....Lajmi i arratisjes së Zogut në Greqi bën të fashitet çdo shqetësim për rezistencë nëpër male..................Lirova të burgosurit politik të Zogut, të dënuar me 100 vjet burgim secili. U shpërndaj para të varfërve. Bisedoj me njerëzit më të rëndësishëm të Tiranës.

...dhe fati Cianos i rezervonte burgun. Në fund të ditarit të tij ai shkruan:” E pranoj në qetësi

_____________________________________________

1.        Ciano. Galeazza, Diario 1937-1943,Albinform, fq 4

atë që është fati im i keq. Trajtimi që m’u imponua në këta muaj burg ka qenë i turpshëm dhe çnjerëzor. Më larguan nga të gjithë. M‘u ndalua çdo kontakt me personat e mi të dashur. Megjithatë unë ndjej që kjo qeli –kjo qeli e zymtë veroneze që pret ditët e fundit të jetës sime tokësore –është plot me gjithë ata që më kanë dashur e më duan. As muri as njerëzit nuk mund ti ndalojnë. Është i rëndë mendimi që –pa faj-nuk mund të më jepet të shoh në sy tre fëmijët e mi apo të shtrëngoj në zemër nënë time dhe gruan time, që në orët e dhimbjes u tregua një shoqe e qëndrueshme, e sigurt e besnike.” -do të përfundonte ditarin Galeazzo Ciano

 

2.2 Misioni i Giovani Giros dhe Francesco Jacomonit

 

Për të vendosur në jetë planin e tij, Ciano mori masa të menjëhershme edhe në terrenin shqiptar. Duke qënë se, një nga pikat kyçe që do të garantonte suksesin e planit të tij, do të ishte bërja për vete e shqiptarëve dhe nxitja e tyre kundër mbretit Zog, Ciano u kujdes të dërgonte agjentët e tij në Shqipëri. Emisarët e Cianos në Shqipëri kishin për detyrë të përgatisnin terrenin nga pikpamja politike, ekonomike, kulturore dhe diplomatike. Të gjithë kishin nga një detyrë specifike.

 Giovani Giro ishte një të dërguarit e Cianos në Shqipëri. Ai ishte një nga zyrtarët më të lartë i Partisë Kombëtare Fashiste. Qëllimi i tij i hapur ishte të  organizonte  rininë shqiptare dhe ta nxiste atë t’i bashkohet Partisë Fashiste italiane. Ndërsa ky ishte një qëllim i hapur, Giro kishte edhe qëllime të fshehura.  Misioni  ishte të organizonte  një kryengritje popullore kundër mbretit Zog dhe të organizonte komplote për eliminimin fizik të mbretit.

 Giro e përqafoi shumë shpejtë misionin e tij. Ai u njoh shpejt me pakënaqësitë që kishin individë afër mbretit dhe që sipas Giros ishin një rast për t’u shfrytëzuar. I tillë ishte Jak Koçi  deputet dhe mik me mbretin , i cili u mor menjëherë në mbrojtje nga italianët. Madje ai siguroi dhe familjen duke e nisur në Itali. Atij iu premtuan shuma të mëdha për shërbimin e bërë. Ky komplot u denoncua nga mbështetësit malësorë të mbretit.

 Giro u përpoqë të nxiste një lëvizje në veri të vendit për rrëzimin e mbretit. Bajraktarët e veriut ishin profashist, Giro  u premtoi edhe poste pas fitores së Italisë në Shqipëri.

 Musolini , Jacomoni, Giro donin ta përdornin këtë kryengritje me pretekstin për të  marrë në mbrojtje vendin dhe për të vendosur qetësinë, një mundësi që ata donin ta shfrytëzonin për të sjellë më shumë trupa ushtarake në vend.

Përpjekjet për nxitjen e elementëve nacionalistë kundër mbretit ishte një manovër e fundit Giros, kështu në Grenoble të Francës u nënshkrua një marrëveshje me eksponent nacionalist të drejtuar nga Mustafa Kruja, për zëvendësimin e Zogut me një princ italian. Kjo marrëveshje iu propozua dhe elementëve nacionalistë brenda vendit për ti ngritur në kryengritje kundër mbretit.

Në shkurt 1939, Shefqet Vërlaci më dërgoi një njeri të vedin në Berat dhe më propozon me marr pjesë në një kryengritje kundër Zogut, që do t’u bënte me ndihmën e Italisë. Iu përgjigja kështu: ”Kjo është një lojë e rrezikshme italiane, që mund t’i kushtojë jetën Shqipnisë. Në verën e kalueme, nënkoloneli anglezë Hill më ka thënë se Italia, në pranëverën e ardhshme mund të organizojë një kryengritje në Kuçove me qëllim që të pushtojë Shqipëninë. Prandej, tue dashtë me vu vetulla, mos të nxjerrin sytë. Tue dashtë me rrëzue Zogun, po rrëzohet Shqipnia”. Kur Shefqet Vërlaci mori përgjigjen time negative e parajlamëruese, tundi krahët.

 I alarmuem shkova në Tiranë, ku nji oficer eksponentë dibran ma vërtetoi përgatitjen e kryengritjes. Në Shkodër u njoftova mbi marrëveshjen e Grenobëlit dhe mbi zhvillimin e ngjarjeve. Këtu pata mundësi me diskutue me elementë nacionalistë dhe me me shpjegue mundësinë e tradhtisë së Italisë, t’ue ba vegël nacionalizmin në pushtimin e Shqipënisë.1

Janë një mijë e një arsye që forcat nacionaliste të ngriheshin për të marr situatën në vend; mbreti ishte bërë rob i Italisë, vendi ishte para një varfërie të madhe, apo izolimi i forcave intelektuale e nacionaliste etj. Janë këto arsye që shumë mirë mund të shkaktonin një shpërthimin e një varg kryengritjesh në mbarë vendin. Çuditërisht nuk ndodhi edhe pse Giro e Jakomoni u përpoqën. Forcat nacionaliste vunë atdheun mbi gjithçka, nuk u udhëhoqën nga urrejtja kundër mbretit për paaftësinë e tij për të ruajtur sovranitetin e vendit. Kjo u vu re kur ata kërkonin bashkim rreth mbretit për të ruajtur vendin. Këtë e deklaruan dhe në gazetën franceze Le Temps të Parisit, të datës 8 prill 1939.

 

Në shkurt të 1939 Zogu i arrestoi një numër të madh kryengritësish dhe bëri mobilizimin e ushtrisë.

Francesco Jacomoni është në sinkron të plotë me planet e pushtimit të Cianos, të dy në marrëveshje me njëri tjetrin detajuan çdo plan që nga misioni i Jacomonit për të paraqitur me detaje gjendjen e brendshme në vend, bisedat, takimet me ndërkombëtarët të mbretit duke raportuar për to tek Ciano.

Duket se italianët kërkojnë pretekstin. Në fakt Jacomoni thotë se në sfondin e një mjerimi të thellë(punëtorët pa punë, fshatarët që dimri i thellë i ka lënë pa të mbjellat), “terreni social për motive revolucionare ose për eksperimente terrorriste duket sot shumë i favorshëm në Shqipëri. Megjithatë mungojnë krerët dhe personi i sovranit inspiron një frikë gati supersticioze”2

Të gjitha hapësirat ngushtoheshin për rrugëdalje, marrëdhëniet me Jugosllavinë ishin tejet të tensionuara duke e ditur që përshpejtimi i largimit të popullsisë kosovare drejt Turqisë rëndoi situatën, protestat në vend e vinin mbretin në udhëkryqe të pamundur për të vepruar për të qetësuar gjendjen në vend dhe për të ngritur zërin për mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës, presioni ishte i dukshëm nga Jugosllavia e cila kish rrethuar kufirin me trupa ushtarake.

 

Ndërsa Giovani Giro do të ndërmerrej me joshjen e shqiptarëve dhe nxitjen e tyre kundër mbretit Zog, ministri italian në Shqipëri, Francesco Jacomoni kishte një mision tjetër. Ai u përpoq të lëvizte me trupin diplomatik në vend, veçanërisht me të dërguarit e qeverisë fqinje për të shmangur reagimet e tyre ndaj aksionit të ardhshëm italian në Shqipëri. Jacomoni dëshmoi se ishte një ushtar i bindur i Cianos.

 Më 1938 përpiqet të njoftoj me detaje sidomos marrëdhëniet me fqinjët.

Ajo që e shqetësonte më shumë Jacomonin në marrëdhënie me fqinjët  ishte “një ndryshim i papritur i pre dispozicionit grek ndaj Shqipërisë”, që Jacomoni me qëllimisht e ekzagjeron

_______________________________

1.        Quku. Faik, Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore, Ilar, Tiranë 2006 fq 64

2.        Bernd J. Fisher Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri .Çabej 2004, fq177

dhe e dramatizon. Ai thot se grekët “kanë bërë lëshime për çështjen e pasurisë dhe shkollave të pakicave shqiptare në Greqi,  janë pajtuar me kishën autoqefale shqiptare”,  “kanë pranuar për të bërë lehtësira për kalimin e kufirit, elementi ortodoks grek e grekofil është i pranishëm në oborr dhe e mban Mbretin nën presion të vazhdueshëm me kërcënim për kryengritje”.1

Është e dukshme që Jakomoni përpiqet të kap detaje pse jo edhe ti sajoj vetëm që të mund ti krijoj më shumë hapësira dhe ta nxisë Italinë e Musolinit të sulmoj vendin. Bashkëpunimi me Cianon konsiston dhe në koordinimin e çdo veprimi të cilat ecin paralelisht duke krijuar hapësirat drejt një pushtimi të vendit. Çuditërisht nuk ndodhi edhe pse Giro e Jakomoni u përpoqën. Forcat nacionaliste vunë atdheun mbi gjithçka, nuk u udhëhoqën nga urrejtja kundër mbretit për paaftësinë e tij për të ruajtur sovranitetin e vendit. Kjo u vu re kur ata kërkonin bashkim rreth mbretit për të ruajtur vendin. Këtë e deklaruan dhe në gazetën franceze Le Temps të Parisit, të datës 8 prill 1939.

Atë që e bënë më absurde situatën është se Mbreti duket tërësisht i çorientuar, pa mbështetës të brendshëm e të jashtëm një mbret i kapur peng nga vetvetja. Në çfarëdo situate që ne të analizojmë shohim një mbret që i kish bërë llogaritë gabim për vendin e tij.

Kështu, në vend që të bajë nji politikë afrimi me elementin nacionalistë, lëshohet me inat kundër tyne, çka do të vazhdojë deri në fund, deri në pushtimin e Shqipërisë nga Italia. Populli, që ishte i lodhur prej luftërave e kryengritjeve të njimbasnjishme, që po vazhdojshin ç’prej 15 vjetësh, kërkonte siguri e qetësi, por Zogu e humbi këtë rastë të volitshëm për ta ba atë për vedi. Inati dhe ambicja e tij kanë qenë fatale për të dhe për Shqipërinë. Elementi nacionalistë që kish mbetë në Shqipni, Zogu e ndjek, e burgosë, e internon, e heq nga puna. Disa prej tyne, i vret. Ai i shikonte me u hakmarrë kundër tyne e me i shpartallue.2

 Eliminimi, qasja pak ose aspak i intelektualëve në vend ishte një ndër gabimet e mëdha të mbretit, qeverisja e tij autokratike nuk lejonte ardhjen as të intelektualëve nga jashtë vendit. Një mbret që ishte kthyer në manekinë të politikë italiane, kjo u duk edhe në lirimin nga detyra të kryeministrit Koço Kota për interesat italiane dhe shkarkimi i tij u justifikua si qeveri provizore. Acarimi i situatës në vend ishte një favorit i madh për Cianon dhe Jakomonin të cilët shihnin një mbret të lodhur pa përkrahje dhe autoritet në vend.

Faktor vendimtar ka qenë dhe mbetet Mbretit. “Ai i ka dëbuar jashtë në emigracion ose i ka zhdukur elementët kryesor nacionalistë, që mund të krijonin një rrymë më të fortë reaksioni kundër nesh.” Janë edhe ata të brezit që luftuan kundër Turqisë dhe që u angazhuan për dëbimin e trupave të okupacionit nga Shqipëria. Por këta nuk kanë sot përkrahje dhe janë të frikësuar nga goditjet e Zogut.3

Me së e qartë duket situata që ish krijuar në vend edhe nga raportimet e Jakomonit. Gjithçka ishte shtruar për një pushtim ”paqësorë” ashtu siç e dëshironte dhe Italia fashiste.

Kapja e shtetit në të gjitha strukturat ishte dhe izolim i mbretit i cili  po gjente rrugë për ta shpëtuar shtetin vetëm duke bërë lëshime Italisë.

Italia e Musolinit dinte ti bënte mire llogaritë dhe ti merrte të gjitha pushtetet, ushtria ishte një nga pikët e saj të dobëta sidomos pas firmosjes se paktit te dytë dhe pas largimit të oficerëve anglez. Ushtria dhe oficerët shqiptar ishin djem të zot dhe të shkolluar.

________________________________

1.        Gazeta Arbëria. 1936. Nr293. 23 qershor, f 4

2.        Bernd J. Fisher Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri .Çabej 2004, fq145

3.        Valentina Duka, Historia e Shqipërisë, Kristalina-KH Tiranë 1912-2000 fq179

Ushtria megjithëse e re dhe e vorfën në materiale, ka qenë e përbëmë prej ushtrive austriake , italiane, dhe krenët e saj, prej ushtrisë turke me shkolla, eksperiencë dhe ndjenjë patriotike. Oficerët shqiptarë përjetuen fatin e mjerueme të atdheut, tue ndjek në mënyrë intime e aktive peripecitë e ndryshme të tij; gjithnjë në revolucion e në luftë, tue derdhë mundin, zotësinë e t’ue ba sakrifica. Ata kanë qenë faktorët kryesor të shpëtimit të Shqipnisë e të formimit të shtetit shqiptar. Kjo ushtri, me rroba të shkyeme, e të zbathun, herë me bukë e herë pa bukë, ka çue flamunin e Shqipënisë në skutat ma të egra dhe kudo kanë imponue autoritetin e shtetit shqiptar. Prishja e kësaj ushtrie dhe humbja e elementit profesionistë të saj, oficerëve e nënoficerëve, ka qenë një mëkat i madh, që ka rëndue shumë mbi fatin e Shqipënisë.1

Merak tjetër i Jacomonit ishte ushtria, sa e besueshme ishte ajo ndaj mbretit ndaj duhej pritur deri në largimin e oficerëve anglezë.  Shkatërrimi i ushtrisë nxitja e një lëvizje kundër mbretit në veri, korruptimi i deputetëve për të pranuar bashkimin me Italinë, pakënaqësitë e emigrantëve politikë të gjitha këto raportoheshin nga Jacomoni tek Ciano. Arkitekti i pushtimit Ciano nuk vepronte i vetëm bashkëpunimi i  tij me Giron dhe Jakomonin planifikuan dhe zbatuan gjithçka për marrjen peng të vendit. Me zbulimin e komplotit ndaj mbretit u burgosën Jak Koçi dhe bashkëpuntorët e tij.

 

Në këtë kohë ndërhyrja e Legatës italiane dhe vet ministrit F.Jacomoni , u bë e hapur dhe brutale. F. Jacomoni protestoi kundër burgosjes së miqve të Italisë dhe e quajti këtë një gjest anti italian. Midis F. Jacomonit e A.Zogut u zhvilluan bisedime të shpeshta dhe të tendosura. F. Jacomoni kërkoi nga mbreti lirimin e të burgosurve dhe zmbrapsjen e mobilizimit ushtarak.

Italianët pretendonin koncesione të reja ekonomike duke e provokuar herë pas herë mbretin në besnikërinë e tij ndaj Italisë . Sjelljet e Giros ishin tepër shqetësuese sa mbreti dha urdhër për largimin e tij nga vendi dhe të deputeti Jak Koçit.

Mbreti Zog e kuptonte fare mirë situatën e vështirë me të cilët po përballej Shqipëria. Ai e kishte të qartë se  Fuqitë e Mëdha  nuk ishin të përgatitura për t’i prishur paqen e brishtë evropiane duke i dal në krah Shqipërisë së vogël.  Kështu nazifashizmi gjeti shesh të lirë, ballkanasit si gjithmonë nuk iu shtruan një bashkimi të sinqertë për tu mbrojtur kundër këtyre furtunave të pamëshirshme por fërkonin duart duke parë njëri-tjetrin. 2

Trysnia italiane rritej përditë duke çuar drejtë pushtimit të Shqipërisë  e ndihmuar kjo edhe nga situata ndërkombëtare.

 

 

 

 

 

 

 

 

______________________________

1.        Historia e Popullit Shqiptar vol III, Toena 2007, fq 289-290

2.        Bernd J. Fisher Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri .Çabej 2004, fq177

 

2.3 Përpjekjet e Zogut për të shmangur pushtimin 1939 (janar –mars)

 

Në përpjekje për të mundësuar një ecuri normale kur situatat paraqiteshin të rrezikshme në vend Ahmet Zogu luante kartat e fundit në arenën diplomatike. Fati i vendit nuk varej vetëm nga Ahmet Zogu por edhe nga situata ndërkombëtare, bota përgatitej për një luftë tjetër më e ashpër botërore. Ahmet Zogu në të shumtat e rasteve në biseda me përfaqësues të vendeve evropiane duket i sigurtë në rrugëtimin e tij. Takimet e shpeshta me autoritet e huaja e tregojnë këtë vetbesim. Në një bisedë me përfaqësuesin britanik Sir Thomas Hohler e pyeti: “Në rast se Italia ngul këmbë për këto kërkesa me fjalë tjetër, në rast se ajo përdor forcën, ju çdo të bëni?

Mbreti Zog e evitoi përgjigjen direkt dhe ju soll përfaqësuesve britanik duke i thënë   “Më parë se tu them unë vet një përgjigje, e në rast se Italia sulmon ushtarakisht, shteti shqiptar, që është anëtar i Lidhjes së Kombeve edhe i vogël, Britania e Madhe çfarë qëndrimi do të ketë në këtë rast?”1     

Ngjarjet rrodhën krejt ndryshe. Viti 1939 ishte fatal për vendin. Mbreti nuk kish më mbështetës as të jashtëm e as të brendshëm. Egoja e tij për të ruajtur me   çdokush veten ia kish arrit qëllimit por jo për të ruajtur vendin. Duke kaluar në vëmendjen e kohës ngjarjet dhe sjelljet e Zogut arroganca, dhe egoja e tij e kishin sfilitur pjesën më të mirë të kombit intelektualët patriotë. Situata e nder në vend shfrytëzohej në mënyrën më të mirë të mundshme nga Italianët.  Nuk mund të themi kështu për elementët nacionalistë. Nacionalistët si ata brenda dhe jashtë vendit nuk pajtoheshin me politikën e mbretit.

Mbreti Zog bëri të gjitha përpjekjet që të mundte të shmangte pushtimin ai mori disa masa për forcimin e situatës në vend. Në mesin shkurtit thirri në pallatin mbretëror kryeministrin Kota, ministrin e brendshëm si dhe oficerët e lartë në vend. Mbreti pas diskutime të shumta dolën së bashku në konkluzione të përbashkëta, të ruhej me çdo kusht qetësia në vend dhe të hartoheshin një planë i detajuar mbrojtje nga italianët. Për të realizuar këto ai ngarkon në fshehtësi të plotë komandantët e xhandarmërisë të qyteteve Burrel, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës, Elbasan që të furnizonin me armë ushtrinë dhe  të përgatitin planin mbrojtës. Të gjitha këto duhej të ishin në konspiracion të plotë pa i kuptuar italianët.

 Në planin diplomatik Mbreti Zog i kërkoi nëpërmjet përfaqësuesit të tij Musolinit për ripërtëritjen e Paktit të 1927 kjo për të garantuar sovranitetin e vendit , por përgjigja nga pala italiane ishte se nuk ishte e nevojshme.

“Pra, qëllimi im është ky: me u përgatit për çdo eventualitet, por pa i dhënë rast ankimi Italisë, d.m.th. që Shqipëria të mos quhej, as shkaktare lufte, as prishës traktatesh, mbasi në fakt bota mbarë e di se ne nuk mundemi të nxitim për luftë një shtet të madh e sidomos kur nuk kemi asnjë përkrahje nga askujt.”2

__________________________________________

1.      19 prill 1933 - AIH, koleksioni i dokumenteve britanike, A. 5-58, fl. 2, Legata britanike në Durrës për FO (R.M. Hodgson për John Simon, fjalimi i Zogut në parlamentin shqiptar në 21 nëntor 1932 dhe çështja e reformës arsimore.

2.      Selmani Hysen, Nga notimet e eMbretit Zog I Mbretit të shqiptarëve, Kristalina-KH 2008, fq301-302

 

Sigurisht që mbreti e ndjente që po përgatitej gjithçka rreth tij dhe përpjekjet për të shmangur një sulm të menjëhershëm e detyronte mbretin të nxitonte të përdorte të gjitha mundësitë. E tillë ishte dhe biseda me përfaqësuesin britanik Ryan ku i kërkon mendim në lidhje me ndonjë mbështetje që të mund ti jepte Hitleri. Përgjigja e Hitlerit ishte negative.

 

I vetëdijshëm se nuk i mbeteshin zgjidhje të tjera, në një çaste zemërimi Zogu e akuzoi Hitlerin se nuk ishte patriot, “pasi asnjë patriot nuk mund t’i thotë një patrioti tjetër të shkoj ta shes vendin e vet”. Ciano i shqetësuar nga tronditjet dhe orvatjet e Zogut nxitoi të veprojë me shpejtësi, pasi qysh prej mesit të shkurtit rrethanat po i jepnin mundësinë t’i rikthehej planit të tij të preferuar për aneksimin e menjëhershëm të Shqipërisë, pa kurrfarë kompensimi ndaj fqinjëve të saj.1

 

Ecejaket diplomatike të mbretit kaloheshin me shpërfillje, me heshtje, indiferentizëm deri në mosdëgjim. Në qoftë se i shohim në rrafshin evropian diplomacia Evropiane, Shqipëria ishte aq e rëndësishme sa të rrezikonin paqen në Evropë kjo u pa se asnjë shtet i  Lidhja e Kombeve nuk do reagonte edhe pse ne ishim vend anëtar. Gjermania hitleriane nuk ndalej. Ahmet Zogun nuk e favorizonte asgjë. Ecejaket e tij diplomatike i ngjanin një dëshpërimi të thellë e pa rrugëdalje.

“Eksperienca e shkurtër e pavarësisë (së Shqipërisë)përfundoi në tragjedi. Ndoshta nuk do kish kaluar kështu, sikur shqiptarët të kishin pasur më tepër kohë t’i përshtateshin më mirë shekullit të XX. Por e gjithë shoqëria shqiptare nuk qe ndoshta e aftë t’i nxirrte nga gjiri i saj një qeveri shumë më të efektshme sa ç’ishte ajo e Zogut”. Ai ishte  i detyruar të kërkonte ndihmë ekonomike. Italia ia dha. Marrëveshjet që u lidhën mund të kishin sjellë përfitime po të mos ishin ëndrrat e Musolinit për pushtime. Zogu, që ishte larg të qenit mbret-filozof, negocio me italianët më se 15 vjet në të vetme mënyrë që ai dinte: u nënshtrua kur duhej ta bënte, rezistoi kur mundi, i kombinoi të dyja me dobi. Agresioni fashist e mbërtheu. Cilësitë e kurajës dhe mikpritjes që kanë dalluar shqiptarët mund të ishin një bazë solide për ta bërë vendin të pasur në një botë që të mos ishte grabitqare. Kjo botë nuk erdhi kurrë dhe shqiptarët nuk e patën asnjëherë këtë shans”. 2

Mbreti përpiqej me të gjitha mënyrat të mos kuptohej nervozizmi i tij, të mos merrej vesh nga populli kjo duket dhe në censurimin e mediave vendase dhe ato te huaja qe nuk lejoheshin të hynin në vend.

Media italiane profashiste përpiqen të përgënjeshtrojnë lajme për keqësim të marrëdhënieve me Shqipërinë. Shpjegimi mbi vendosjen e trupave italiane në Brindzi iu shpjegua ambasadorit londinez në Romë se trupat ushtarake ishin me kërkesë të Mbretit. Shkujdesje vihen re edhe në shtet fqinjë qarqet e Athinës e ato të Beogradit ishin të dyzuar për situatën duke treguar indiferentizëm dhe se i justifikonin si punët e brendshme midis Romës e Tiranës.

Italia kontrollonte gjithçka dhe korrespondencën e mbretit. E pamundur të mund të gjeje aleatë në ato ditë të vështira dhe për Evropën.

___________________________

1.        ZAVALANI Tajar: Histori e Shqipnis, f 307

2.        Bernd J. Fisher Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri .Çabej 2004, fq182

 

Ministri i Shqipërisë në SHBA, Faik Konica në një bisedë me shefin e seksionit të Çështjeve Evropiane, (Moffat), tha se: asnjë pako nuk hynte e dilte nga vendi pa u hapur nga italianët dhe pa u fotografuar përmbajtja e saj. Ai përfundoi duke thënë se ndoshta Italia mund ta pushtojë Shqipërinë relativisht lehtë, por kur të vij puna për ta mbajtur, kjo detyre do të jetë një rraskapitje e vazhdueshme dhe e përhershme për Italinë. Shqiptarët, tha ai, - nuk do ta pranojnë kurrë sundimin italian; ata janë një popull i lidhur, luftarak dhe i durueshëm. 42

Mbreti Zog për të parandaluar këtë pushtim u desh të mundësonte takime diplomatike me Britaninë, ministrin amerikanë në Tiranë Hugh Grant, të Jugosllavisë etj.

Megjithatë, në këtë periudhë për të cilën po flasim, sidomos gjatë ditëve të fundit të marsit, dukej më e vështirë se zakonisht për t’u gjetur zanafillën fakteve që lidheshin me gjendjen në vend. Zyrtarët shqiptarë, të njohur për metodën orientale të fshehjes së kartave, ishin bërë më misteriozë se zakonisht. Ishte praktikisht e pamundur të nxirrje gjësendi prej tyre. Ata flisnin tërë ditën për banalitete dhe i shmangeshin me marifet cdo pyetje të drejtpërdrejtë që lidhej me politikën shqiptare.1

Përpjekjet e ministrit amerikan për të kuptuar dhe njohur situatën në vend ishte e gjithanshme, ai ish në kontakt të vazhdueshëm me trupën diplomatike të vendeve të tjera në lidhje me situatën kjo duket dhe në bisedën me ministrin e Turqisë në Tiranë kur i kërkon informacion për bisedën me ministrin e Jashtëm Ekrem Libohova në lidhje me marrëdhëniet me Italinë dhe ai u justifikua se bisedimet përqendrohen vetëm në fushën ekonomike.

Ministri amerikanë komunikon gjithashtu se vendet evropiane denoncuan pushtimin e Çekosllavakisë nga Hitleri, ndërsa në Romë në radio u mohua së Italia do të pushtonte Shqipërinë. Në Romë gjeneral   Zef Serreqi i emëruar si ministër i Shqipërisë në Romë doli kundër interesave kombëtare u bë vegël e Musolinit dhe Jacomonit për ta bindur mbretin të pranojë marrëveshjen e 25 marsit 1939. Më vonë Serreqi dha  dorëheqjen  si ministër i Jashtëm dhe deklaroi:

“Në pamundësi me vazhdue me i shërbye një regjimi, që asht në kundërshtim flagrant me aspirata dhe nevojat e popullit shqiptar dhe në kundërshtim të haptë me parimet e besnikërisë së konsakrueme prej marrveshjeve italo-shqiptare...”2

Përpjekjet e mbretit për ta shpëtuar vendin e tij po dëshmonin se ishte “mision i pamundur”.

 Kohëzgjatja e marrëdhënieve të Ahmet Zogut me Italinë kishte krijuar dhe një farë “normaliteti” në mendësinë e zyrtarëve shqiptarë të cilët të “edukuar” me heshtjen, indiferentizmin ishin një tregues që zyrtarëve italianë ua bënin punën më të lehtë. Mbretin e kishin braktisur të gjithë. Në këtë vetmi zor se mund t’i dëgjohej më zëri. I vetmi ngushëllim për mbretin në këto çaste dramatike për vendin ishte vetëm ministri amerikan.

Në kujtimet e tij ai shkruan se i pa informuar mirë për situatën nga autoritetet shqiptare iu desh të hetonte vetë atë. Sipas korrierit të legatës amerikane informon ministrin, se ka përqendrim të madh të trupave në Bari, në Tiranë studentët kishin shpërthyer në demonstrata. Sipas Grant autoritet përpiqeshin të qetësoni demonstruesit se nuk kish vend për panik.

___________________________

1.        23 dhjetor 1932 - AIH, koleksioni i dokumenteve britanike, A. 5-21, fl. 30, Legata britanike në Durrës për FO (R.M. Hodgson për John Simon), mbi njohjen e KOASH-it nga Patriarkana Ikumenike e Stambollit

2.        Bernd J. Fisher Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri .Çabej 2004, fq111-112

Ministri amerikanë sqaron në kujtimet e tij se dhe në bisedimet  ministrin grek që ai pati shikon se dhe ai ishte keq informuar për situatën, ndërkohë  që realiteti ishte krejt ndryshe.

Në pasditen e 6 prillit ministri amerikan Hugh Grant i rezervohet një takim me mbretin në kujtimet e tij ai shkruan:

Madhëria e tij tha se disa ditë më parë, ministri italian në Shqipëri, zoti Jacomoni, i kishte paraqitur disa kërkesa që, sipas mendimit të tij(të Mbretit), ishin njësoj me një protektorat mbi Shqipërinë. Mbreti tha se kishte kundërshtuar prerazi të merrte në shqyrtim cdo lloj kërkese që synonte të dëmtonte pavarësinë dhe integritetin politik të vendit të tij. Ai tha se gjeneral Serreqi, të cilin kohët e fundit e kishte emëruar ministër në Romë, kishte pasur bisedime në kryeqytetin italianë me kryeministrin Musolini dhe me ministrin e Jashtëm Galeazzo Ciano, në të cilat kishte paraqitur pikëpamjet e tij (të Mbretit).1

Më tej mbreti Zog i komunikon ministrit të SHBA se nuk ishte dakord me kërkesat e ultimatumit që e vendoste vendin në një protektorat italian. Më pas ministri amerikan sqaron se në një komunikim me ministrin britanik, grek, turk i komunikon se mbreti me forca ushtarake e ka të pamundur ta përballoj Italinë.

 Pushtimin e lehtësonte dhe situata ndërkombëtare e cila ishte mjaft e acaruar politikisht e ushtarakisht. Ultimatumi i prillit u kalua në heshtje nga Zogu , populli nuk u vu në dijeni se çfarë e priste vendin. Në njëfarë mënyre opinioni intelektualë brenda vendit reagoj duke organizuar demonstrata. Zogu njoftoi krerët e prefekturave në vend mbi mundësinë e zbarkimit të një ushtrie të huaj por pa e specifikuar që ishte ajo italiane. Abaz Kupi që drejtonte komandën në Durrës mori në vëzhgim trupat italiane dhe raportonte për cdo lëvizje të tyre.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

________________________

1.        Ushtelenca. Ilir, Diplomacia e Mbretit Zogu I-  , Ermirë1997,fq 156-157

                               KAPITULLI III

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia e Musolinit dhe reagimi shqiptar

 

 

3.1 Zbarkimi i trupave ushtarake italiane në Shqipëri dhe reagimi i shqiptarëve

 

Ngjarja më e madhe që e turbulloi fort Musolinin, ishte pushtimi i Çekosllovakisë nga Gjermania hitleriane në 15 mars 1939. Ky aneksim i shpejtë, për të cilën Hitleri as denjoi ta lajmëronte aleatin e tij, shtroi para B. Musolinit nevojat e forcimit të pozitave të fashizmit italian në Ballkan, për të kundër balancuar, siç shkruante G. Ciano në ditar sadopak peshën e madhe që fitoi Gjermania në Evropën qendrore. Deri tani B. Musolini, siç pohonte ministri i jashtëm , ishte ngopur me fyerje nga pala nga pala gjermane, e cila çdo herë që kryente ndonjë pushtim, vetëm e vinte në dijeni palën italiane dhe nuk bashkërendiste asnjë veprim me të. B. Musolini nuk mund ta duronte këtë pozitë inferiore aq më shumë kur qeveria gjermane ende nuk ia kishte miratuar Italisë as pushtimin e Shqipërisë. Vendimin për kryerjen e agresionit ia përforcoi edhe një letër që Musolini mori nga kryetari i qeverisë angleze Cembërlen, i cili i lutej shefit të qeverisë fashiste” të ndihmonte në rimëkëmbjen e mirëbesimit të ndërsjellët dhe në ruajtjen e paqes”. Fryma e letrës e bindi kreun e fashizmit që sulmi ndaj Shqipërisë do të kalonte pa ndonjë zhurmë të madhe. “......Letra,- shkruante G. Ciano në ditarin e tij,- ia forcoi vendosmërinë për të vepruar, sepse në të ai gjeti edhe një provë tjetër të plogështisë së demokracive”.1

Nga dëshmitë që na vinë nga shtypi i kohës thuhet se në Itali u shtyp një hartë ku deti Adriatik cilësohej me shprehjen  mare nostrum( deti ynë). Qeveria italiane i paraqiti mbretit ultimatumin më 25 mars 1939 i cili synonte nënshtrimin e plotë të Shqipërisë nga Italia thelbi i traktatit ishte që Shqipëria ishte në vetëm në mbrojtjen e Italisë në rast sulmohej nga ndonjë shtet tjetër, Italia do të ndërhynte për vendosjen e rendit , përdorimin e porteve dhe aeroporteve vetëm prej Italisë dhe bashkim doganor. Kushtet ishin mjaftë te rënda , mbreti i komunikoj Legatës Italiane se projekti kishte nevojë për rishikim dhe do të diskutohej në parlamentin shqiptarë. Zogu donte të fitonte kohë duke mobilizuar forcat në vend. Një tjetër projekt iu paraqit mbretit por që kishte të bënte me fashistizimin e jetës në vend. Mbreti duke sqaruar se vendi është në paqe dhe se vendosja ë e trupave ushtarake cenon sovranitetin e Shqipërisë dhe bie ndesh me Paktin e Tiranës. Projektraktati tjetër që u paraqit me disa ndryshime e ruante përmbajtjen e atij të mëparshëm, dhe ky u hodh poshtë nga mbreti. Musolini dërgoi ultimatumin e fundit ku kërkonte përgjigje në orën 12 të datës 6 prill.  Ai që projektoi planin e pushtimit do të shkruante:

Ciano shkruan në Ditarin e tij se data e invadimit të Shqipnisë u caktue në mënyrë që të vinte njëkohësisht me lindjen e fëmijës në Pallatin mbretnor të Tiranës. Ai shton me cinizmin ma të neveritun: “Zogu do të sakrifikojë pozitën e tij për hir të familjes së tij. Me thanë të vërtetën, nuk mund të përfytyroj Mbretneshën Geraldine t’ue ikë nëpër malet e Shqipnis,

__________________________________

1.      Bernd J. Fisher Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri .Çabej 2004, fq135

 

ndërsa lindja e fëmijës pritet me ditë, në mos me orë.”1

Mbreti u realizoj një takim me ministrin amerikan në Tiranë Hugh Grant ku shprehu shqetësimin e tij për ultimatumet e Musolinit.

E pyeta nëse Shqipëria do t’i rezistonte zbarkimit të trupave italiane. Mbreti u përgjigj: “Kam urdhëruar mobilizimin e përgjithshëm dhe evakuimin e popullatës civile të Durrësit, ku, qysh tani shumë shtëpi janë marrë nga ushtria. Meqenëse kam pak trupa, kam dërguar vetëm dy batalione në Vlorë. Forcat e tjera të mbrojtjes janë civilë, të cilëve u janë shpërndarë armë. Kam dërguar ushtarë në të gjitha qytetet, por natyrisht numri ynë i vogël dhe ne nuk mund t’u bëjmë ballë gjatë forcave të fuqishme. Qëndresa jonë do të jetë një protestë kundër agresionit italian dhe një demonstrim përpara botës se shqiptarët mund të vdesin me trimëri dhe me nder dhe jo të dorëzohen si Çekosllovakët. Ngjethem kur mendojë se si cekët nuk i përdorën fare dymijë aeroplanë që kishin në dispozicion. Sikur të kisha patur vetëm tridhjetë të tillë, gjysmën do ta kisha dërguar për të bombarduar Romën dhe gjysmën për të mbrojtur vendin tim. Nuk do ta braktisë vendin tim siç bëri Presidenti Hacha”2

E pyeta pastaj Mbretin nëse kishte ndonjë mesazh që dëshironte t’ia përcillja Presidentit Roosvelt. Ai u përgjigj: “Mund t’i thoni Presidentit tuaj të shquar se i dërgoj përshëndetjet e mia më të përzemërta dhe miqësore me sugjerimin se demokracitë e mëdha duhet të vendosin që, ose të forcojnë vetveten deri në atë pikë sa të jenë në gjendje të përballojnë më sukses agresorët e fuqive totalitare, ose përndryshe do të shohin gllabërimin një nga një të kombeve më të vegjël”.3

Ultimatumi i fundit e detyroj  mbretin Zog të mbledh menjëherë kabinetin qeveritar dhe parlamentin ku vendosën që nuk e pranoni ultimatumin dhe i kërkuan Mussolinit që të negocionin për bisedime. Menjëherë pas kësaj Mussolini dha urdhër për pushtim. Mbretëresha largohet bashkë me foshnjën për në Greqi. Mbreti mori këshilla nga të vetët për largim dhe jo për rezistencë.

 

Në të njëjtën kohë, mund të ndiej se ky ishte simboli i një patriotizmi kombëtar që, ndonëse i papërpunuar, ishte i sinqertë, Shqipëria, për shumicën dërrmuese të këtyre demonstruesve, nënkuptonte varfëri dhe shanse të kufizuara për t’u arsimuar e për të ecur përpara, por njëkohësisht një mënyrë të veçantë jetese, të bazuar në sistemin klanor të fshatit, i cili është i dashur për të gjithë. Kjo mënyrë jetese me tradita të lashta ishte kërcënuar, papritur, nga një popull i huaj me aeroplanë dhe me të gjitha mjetet e tjera të luftës moderne.4

Qëndresa popullore qe e ashpër duke i shkaktuar vështirësi ushtrisë italiane të depërtonte lehtësisht në brendësi të vendit. Në fshatra ushtria italiane e kishte më të vështirë të depërtonte. Mbetën shumë të vrarë ushtar italian pavarësisht se ata i manipuluan shifrat, të vrarë pati dhe shqiptar. Zemërimi popullorë ndaj ikjes së Zogut ishte i madh. Detyra e tij ishte të organizonte popullin e tij por rezistenca e tij ishte vetëm diplomatike. Më e shëmtuar ishte dhe hedhja e fletushkave që e poshtëronin më shumë dinjitetin e këtij populli që e kish

____________________________

1.        Ushtelenca. Ilir, Diplomacia e Mbretit Zogu I-  , Ermirë1997,fq 165-166

2.        Ushtelenca. Ilir, Diplomacia e Mbretit Zogu I-  , Ermirë1997,fq 189

3.        Ikonomi. Ilir, Pushtimi, Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar, UETPRESS, Tiranë, prill 2014, fq 33

4.        Bakiu. Gazmend A, Shqipëria politike(artikuj dhe fotografi),Pegi Tiranë 2010 fq247

vendosur me shpirt e sakrifica të mëdha pavarësinë e vendit tashmë e përdhosur në mënyrën më të shëmtuar.

Fletushkat kishin këtë përmbajtje:

Shqiptarë!

Ushtarët italianë që po zbarkojnë sot në territorin tuaj janë ushtarë të një populli, i cili ka qenë miku juaj në shekuj dhe ju ka dhënë prova për këtë miqësi. Mos bëni rezistencë të kotë, e cila do të shtypet. Mos dëgjoni njerëzit e qeverisë suaj, të cilët ju kanë varfëruar dhe duan që tani ju të derdhni kot gjakun tuaj. Trupat e Madhërisë së Tij, Mbretit të Italisë dhe Perandorit po vijnë dhe do të qëndrojnë aq sa është nevoja për të rivendosur rregullin, drejtësinë dhe paqen.1

Në vend të heshtjes populli u lëshua rrugëve të Tiranës duke demonstruar dhe thirrur për pavarësinë e Shqipërisë dhe qindra të rinj që kërkonin armë. Askush nuk i përgjigjej thirrjeve të popullit për ti armatosur. Në të gjitha situatat shohim se mbreti nuk kishte asnjë vullnet ta ngrinte dhe armatoste popullin. Madje i dëshpëruar, i braktisur dhe pa përkrahje zgjodhi largimin, e turpshëm për një “mbret”.

Më 6 prill, në mbramje, Mehdi Frashëri i dërgoi Mussolinit telegramin e shënyeme ma poshtë:

Zani i Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, na thërret për sakrifica supreme. Para shndërrimit ne preferojmë vdekjen. Na e dijmë se ju keni mjete shumë të mira artilerie, mitraloza, gazna asfiksuese, aeroplana dhe të gjitha mjetet e luftës shkatërruese.Na kemi timëninë, shpirtin e sakrificës dhe forcën e mosnënshtrimit të martirit. Pesë shekuj më parë, me duer të lame me gjakë qenë barbarët e Azisë. A thue në të njizetën e shekullit ju do të jeni barbarët e oksidentit? Unë nuk duet ë besoj para se të ndodhin ngjarjet tragjike të pariparueshme. Njiheni pavarësinë e plotë e të vërtetë të Shqipënisë. Të jeni i sigurtë, Mussolini, se ky paralajmërim asht shprehja intime e popullit shqiptar. Përndryshe, ushtria fashiste do të kalojë mbi kufomat, jo vetëm të burrave, por edhe të grave shqiptare.”2

 

Ikja e Zogut që një zhgënjim që do të linte gjurmë të rënda tek populli dhe do të komentohej gjatë në mënyra të ndryshme. Ai e pa largimin e vet për të evituar një gjakderdhje të kot nga populli kur dihej se sa e organizuar dhe e madhe në numër ish ushtria italiane. Në qoftë se mbreti mobilizonte popullin e vet atëherë ushtria e stërmadhe italiane do ishte turpëruar në breg të deti ku shumica e ushtarëve ishin të mobilizuar rishtas dhe që nuk kishin aspak taktikë luftarake.  Ushtria shqiptare ishte shkatërruar dhe populli ishte i paarmatosur. Mbreti iku me idenë se përballë një ushtrie kaq të madhe në numër e të mirë armatosur do të shkaktohej një gjakderdhje të madhe nga popullsia shqiptare. Kjo situatë lë vend për shumë diskutime edhe sot.

Në mëngjesin e 7 prillit filloi zbarkimi i ushtrisë italiane të drejtuar nga gjeneral A.Guconi u drejtuan me anije e avion brigjeve shqiptare.

 Portet shqiptare Durrësi, Vlora , Shëngjini me një ushtri prej 40 mijë vetash, prej 400 aeroplanësh dhe 12 anije lufte, të organizuar në 2 divizionesh këmbësorësh, 4 regjimente

______________________________

1.        Ciano. Galeazza, Diario 1937-1943,Albinform, fq 4

2.        Historia e Popullit Shqiptar vol III, f 356

 

bersalierësh, 3 batalione tankesh, 1 grup tankesh të shpejta të karrocuar nga  batalioni special ”San Marko”, 2 batalione këmishëzinjsh, regjiment granatierësh, 2 grupe të artilerisë së kalibrit të mesëm etj.1

Abaz Kupi me çetën e vet tregoi një heroizëm të admirueshëm. Qëndresa më e madhe ishte në Durrës dhe rrethinat e tij; në Shijak, Kavajë, Kodrat e Currilave. Italianët u kujdesën të mos përdornin armët e rënda pasi nuk donin një reagim ndërkombëtar. Qëndresa e Abaz Kupit qe një shembull i shkëlqyer i qëndresë shqiptare ku me orë të tëra e bëri të vështirë zbarkimin e trupave italiane në tokë. Nga forcat italiane kish të vrarë të konsiderueshëm duke e krahasuar me faktin se sa të organizuar ishim ne. I vetmi hero i atyre orëve ishte Mujo Ulqinaku që bëri qëndresë në Kalanë e Durrësit.

Të nesërmen në 8 prill avionët italianë pushtojnë qiellin e Tiranës. Asnjë rezistencë. Ëndrra e Cianos, Jakomonit për ta marr pa luftë u realizua, dolën të nderuar para shefit të tyre.

Organizimi i ushtrisë italiane ishte shumë interesante e madhe në numër dhe aspak e stërvitur.

 

Një vëzhgues britanik na jep një tablo interesante të trupave italiane të dërguar në Shqipëri. Ndonëse me sa duket silleshin mire ata ishin të ngratë. Tepër të rinjtë dhe në kushte të këqija fizike, trupat nuk kishin stërvitjen e duhur. Uniformat, pushkët, mitralozat tanket ishin të cilësisë së dobët. Shqiptarët u mposhtën nga numër i madh por zor se mbetën pamend prej tyre.2

Italianët u pritën si ngadhënjimtarë nga mbështetësit e tyre ne Tiranë e Elbasan. Ushtria italiane pas Tiranës e Elbasanit filluan të merrnin në kontroll qytetet me radhë, hasën një qëndresë në Shëngjin por përballë numrit të madh të ushtarëve rezistenca u zbeh. Rrugës për në Lezhë dhe Shkodër vështirësitë ishin më të pakta por mbështetësit e italianëve u krijuan lehtësira deri në mbërritjen e trupave në Shkodër.

Nuk qe e lehtë për pushtimin e jugut sidomos për marrjen e Vlorës. Rezistenca qe e madhe dhe zbarkimi i vështirë nga toka dhe ajri. Për Musolinin Vlora ishte e rëndësishme. Për një kohë të gjatë 12 luftanije dhe avion bombardues vështirë ta merrnin. Një ushtri e tërë vullnetare të ardhur nga qytetet dhe fshatrat përreth Vlorës u krijuan vështirësi zbarkimi. Mbrojtja qe heroike! Mbarimi i municioneve, shumë të vrarë nga forcat italiane dhe nga forcat shqiptare,  ishin përfundimi i betejës.

E njëjta ishte dhe beteja për marrjen e Sarandës dhe Gjirokastrës. Forcat italiane nuk u futën nëpër fshatra në fillimet e tyre. Qëndresa e popullit tonë edhe pse e paorganizuar ishte heroike dhe vetëmohuese. Kjo tregoi më së mirë se nuk mposhtet shpirti liridashës i këtij populli që edhe pse në këtë situatë tregoi se ishte paaftësia e mbretit për të kuptuar situatën. Në qoftë se mbreti do kish kërkuar mbështetjen nga populli do e gjente gatishmërinë e tij për t’iu përgjigjur bashkimit në emër të lirisë dhe pavarësisë së vendit. Kjo do ishte më dinjitoze për të dhe popullin. Mbreti nuk kish besim në luftën popullore dhe pranoi largimin.

 

Një pushtim që nuk mund të shmangej. Në një retrospektivë të ngjarjeve shihet qartë që ato pasonin njëra tjetrën dhe e bënte të pashmangshme pushtimin. Në qoftë se do të bënim një

___________________________

1.        Ciano. Galeazza, Diario 1937-1943,Albinform, fq 7

2.        Puto .Arben, Shqipëria Politike 1912- 1939, Toena,Tiranë,2009 fq 620

 

kronologji të ngjarjeve se si arritëm deri në pushtimin e vendit mund t’ia nisim me 1920.

Lufta e Vlorës 1920 është një nga sukseset e qeverisë së Tiranës e dal nga Kongresi i Lushnjës. Këtu fillon dhe karriera politike e Zogut kur ai u ngarkua nga kongresi për mbajtjen e rendit dhe në qeverinë e Tiranës si ministër i brendshëm iu ngarkua detyra në eliminimin e trazirave në vend dhe vendosjen e autoritetit të qeverisë në të gjithë vendin. Pikërisht Lufta e Vlorës çoi dhe në suksesin e tij si ministër ku ushtria italiane u detyrua të largohej në mënyrë të turpshme. Po a mund të harrohej lehtë nga italianët ky turp, mbi bazën e kësaj u ngritë gjithë skenari për nënshtrimin e vendit.

Anëtarësimi i vendit në Lidhjen e Kombeve nuk mjaftonte për vendin tonë si një vend ku hallet nuk kishin të sosur. Më 9 nëntor 1921 mbahet Konferenca e ambasadorëve rekomandohet Italia në ruajtjen e kufijve territorial të Shqipërisë e cila do të raportonte në Lidhjen e Kombeve. Në njëfarë mënyre ky nuk ish një traktat i fshehur si 1915 por një traktat de juro që Italinë e cila Shqipërinë e shihte si porta e Ballkanit.

1924 Ahmet Zogu largohet bashkë me kabinetin e vet qeveritar në Jugosllavi pas revolucionit të qershorit që solli dhe përmbysjen e qeverisë së tij. Po me ndihmë e Jugosllavëve do të vij 1925 në krye të vendit dhe si shpërblim do i falte dy vendet më të bukura Shën Naumin dhe Vermoshin. Me këtë Zogu kënaqi interesat e tyre dhe do u kthente krahët pasi nuk ishin aleat i sigurt për ta mbajtur në pushtet. Ai hedh sytë nga Italia pasi e shihte si një vend përtej Adriatikut dhe që nuk kish interesa kufijsh si fqinjët. Në atë situatë të vështirë ekonomike që ish vendi A. Zogut i duheshin para. Kjo çoi në nënshkrimin e Paktit të Tiranës 27 nëntor 1926, që shënon dhe nënshtrimin gradual të vendit drejt pushtimit.

Kulmin do e arrite kjo”miqësi” me Italinë  një vit më vonë me nënshkrimin e Paktit të dytë të Tiranës 22 nëntor 1927 që u interpretua si Traktati i Aleancës mbrojtëse për Shqipërinë. Kthimi pas ishte i pashmangshëm . Tashmë Italia i bëri mirë llogaritë me ose pa Zogun.

Po Ahmet Zogu u duhej italianëve edhe për ca kohë. Duke ditur ambiciet dhe egon e Zogut ata e ndihmuan të kthente regjimin nga republikë në mbretëri 1928. Kjo i forcoi pozitat e Zogut në vend dhe vazhdimësinë e qeverisjes. Këtu fillon dhe tentativat e Zogut për të zgjeruar aleatët por edhe për të forcuar pavarësinë e vendit. Këtu fillojnë edhe kontradiktat dhe ngushtimi i këtij rrethi vicioz.

Acarimi i marrëdhënieve vjen nga reforma arsimore në vend për krijimin e një sistemi arsimi kombëtarë, mbyllja e gjithë shkollave private që u nënkuptua nga Italia si një hap drejt prishjeve të marrëdhënieve midis vendeve. Italia kërcënon me ankorimin e anijeve ne brigjet e Adriatikut 1934. Për qetësimin e situatës u desh ndërhyrja e Lidhjes së Kombeve. Kjo situatat u kapërcye dhe me nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera ekonomike që përkthehej me skllavërim të mëtejshëm të vendit vitet 1935, 1936.

1938 dhe fillimi i 1939 midis Musolinit dhe kryeministrit jugosllav pati një marrëveshje për ndarjen e Shqipërisë dhe eliminimin fizik të Ahmet Zogut. Zogu që parandiente situata të tilla por dhe mbylljen e rrethit vicioz nuk kish më shpëtim. Tashmë hapat çuan në rrëzimin dhe largimin e turpshëm të tij nga Shqipëri. Askush nuk e ndihmonte dot më, as Lidhja e Kombeve , as ministri i SHBA-së në Shqipëri, as fqinjët, as  populli i vet. Tashmë ishte në fundin e një rrugëtimi të hidhur që do të mbetej gjatë në kujtesën historike.

 

3.2Mbreti Zog largohet nga Shqipëria

Një largim me dinjitet apo një largim i dëshpëruar. Nuk mund të japësh kurrë përfundime për këtë zgjedhje të Ahmet Zogut. Ish projektues, i zoti, punoi shumë për modernizimin e shtetit, përdori të gjitha mënyrat për të ndërtuar një të ardhme evropiane vendit, gaboi se nuk kish mbështetës, gaboi se nuk pranoi të bashkëpunonte. Do ishte më mirë apo më keq të bashkëpunonte me intelektualët vendas dhe nacionalistët që me sakrificë sollën pavarësinë e vendit, apo jo? Harxhoi shuma të mëdha për infrastrukturën, rrugë, ura, bonifikime toka. Bëri por çfarë nuk bëri? Civilizoj shoqërinë, bëri revolucion arsimor, kulturor. Krijoj një tip ekonomie pa një plan apo kaq mundësi kishte?

Mund të numërosh pafund se çfarë bëri e nuk bëri, ku gaboi dhe ku kish të drejtë. Çfarë bëri e nuk bëri por të gjitha përfunduan me një fund tragjikë për të si udhëheqës dhe për vendin.

Sfilitjet e fundit të mbretit është rrugëtimi i tij pa rrugëtim. Ku dhe pse? Rrugëtimi i tij qe aq i dhimbshëm dhe i gjatë sa nuk llogariten as me vitet e tij. Një popull i dëshpëruar dhe një mbret i zhytur në dëshpërim. Shumë studiues që kanë studiuar këtë figurë politike arrijnë në të njëjtin përfundim sikur të luftonte bashkë me popullin e vetë do ia rriste më shumë prestigjin Shqipërisë, popullit dhe vetes. Ai zgjodhi të ikte një ikje e turpshme kusarie, pa dinjitet, i mbartur me urrejtjen e popullit të vet. Për këtë moment thuhej se ishte i dyzuar të bënte rezistencë në male apo të largohej. Pandeli Evangjeli i propozoi largimin dhe të organizonte rezistencë jashtë. Malësorët e veriut që ai mendonte të mbështetej ishte e pamundur, ata ai i kish çarmatosur. Gjithsesi ai dhe tek qëndresa nuk kish besim.

Lindja e mbretëreshës në 5 prill u shoqërua me të shtënash topash. Jakomoni nxitoi ta uronte dhe i dorëzon ultimatumin. I ndodhur përballë katastrofës që e priste vendin, e vetmja gjë që planifikoi mirë dhe në qetësi të plotë ishte ikja e tij. Tepër dramatike e shpjegon Mirash Ivanaj momentin e lënies së kufirit ë mbretit.

Mbreti jep lamtumirën! Mbreti pra, po kalon kufirin...Dojshëm me iu hedhë mbretit ndër këmbë dhe t’i thojshe: pash djalin që pate dje, mos le Shqipërinë. Mos del jashtë o Mbreti ynë! Mos del jashtë! Kthehu! Na pri! Shqipëninë e ke me vedi! Shqiptaret i ke më vedi! Mbeta i guruem përpara asaj që pashë. Mbreti u nda prej ushtarëve pasi iu shpërndau nga një copë letër pesënapolonshe....Flamuri që hidhej nalt, filloi me zbritë! 1

Studiues të huaj e vendas nuk gjejnë asnjë përgjigje tjetër përveç se të rezistonte. Largimi i tij për në Greqi ishte momenti më i keq për të gjithë dhe më i pakuptimtë. Kryeministri Metaksa i siguroi italianët se nuk do e lejonte Zogun të organizonte ndonjë rezistencë. Aq më tepër që prezenca e tij në Greqi shihej me dyshim. Vetëm pas mundësisë që i dha mbreti Jorgo qëndroi sa të merrte veten Geraldina. Në maj largohet drejtë Turqisë. Aty u ndje më i sigurt dhe kishte shumë mbështetës, por jeta e tij në Turqi nuk ishte i sigurte. Ahmet Zogu duke u nisur nga gjithë përpjekjet e tij për të siguruar një aleat të fuqishëm kthen sytë nga Londra.

___________________________________

1.        Puto .Arben, Shqipëria Politike 1912- 1939, Toena,Tiranë,2009 fq 621

 

 

Rrugëtimi i gjatë dhe ëndrra e Zogut për të siguruar aleat dhe një rezistencë për tu kthyer përsëri në vend nuk shkoi sipas parashikimeve. Gjatë qëndrimit të tij në Paris ai u pa si bashkëpunëtorë i italianëve, ky qe një tjetër zhgënjim i madh për Zogun. Askush nuk e pranonte dhe ta merrte seriozisht.

Pas mbërritjes së mbretit në Angli dhe njohjes së tij prej qeverisë britanike vetëm në cilësinë e qytetarit të thjeshtë, ai u ballafaqua me një tjetër krizë. Mikpritja britanike, ashtu si dhe ajo turke, kishte kufizimet e saj, dhe shumë vetë në Foreing Office-it mezi prisnin ta largonin mbretin nga Anglia. Në një takim të përfaqësuesve të Foreing Office-it ku merrte pjesë edhe Andreë Ryan, u vendos që Zogut t’i kërkohej të largohej nga Anglia, pasi ai gjykohej se ai ishte njeri i diskretituar në sytë e popullit të vet dhe se njerëzit që e shoqëronin atë nuk gëzonin kurrfarë popullariteti në Shqipëri.1

Zogu përpiqej me cdo kusht të siguronte mbështetje nga britanikët për sigurimin e një rezistence të armatosur, por Anglia ishte e rezervuar në përgjigje. Gjendja në Ballkan ishte e zymtë sidomos pas pushtimit të Greqisë nga Italia e Musolinit. Zogu siguroi lidhjet brenda vendit dhe nxiti Abaz Kupin të shkonte të organizohej kundër okupatorëve italianë.  Për të organizuar një qëndresë më të madhe lidhet me Konicën e Nolin në SHBA dhe kërkon mbështetjen e tyre. Ministria e Jashtme britanike nuk e pranon këtë angazhim politikë të Zogut dhe përpiqet ta pengoj duke i treguar kushtet që i vunë në fillim. Shpresat e Zogut për kthim në atdhe u venitën kur mori vesh se Abaz Kupi ish larguar në Bari dhe se në Shqipëri kishin triumfuar forcat komuniste në  1945.

Tentativat e tij për t’u kthyer i ngjanin një vetmitari të pashpresë në mes të shkretëtirës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

_________________________

1. Quku. Faik, Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore, Ilar, Tiranë 2006 fq 29

3.3 Konti Ciano dhe rindërtimi i Shqipërisë Italiane

 

Nuk ishte e lehtë që në mes të atij zemërimi popullor Italia ta pushtonte lehtë vendin, iu deshën 40 ditë kohë të vendosej në Shqipëri. Ciano si njohës shumë i mirë i vendit dhe i dehur nga fitorja nxitoj të krijonte një Shqipëri fashiste e denjë për Italinë e Musolinit. Shoqëria shqiptare në mes të një zemërimi të dyfishtë, e tradhtuar nga Ahmet Zogu dhe e pushtuar nga Musolini e pati shumë të vështirë të pranonte një jetë të “re “fashiste ku dhe përshëndetja do ishte e detyruar në respekt të fashistëve. Një rini me ëndrra të mëdha , me një patriotizëm për t’u admiruar vështirë se mund ta pranonte pushtimin. Ciano në njëfarë mënyre e ndjente zemërimin por për të nuk bënte pengës, nxitoj të normalizonte jetën e vendit për interes të Italisë.

Për Cianon Shqipëria nuk ishte vetëm një pozicion strategjik për Italinë fashiste por një vend plotë me resurse natyrore tokësore dhe nëntokësore. Pozicioni strategjikë i krijonte një lehtësi për pushtimin e vendeve të tjera në Ballkan siç dhe ndodhi, pas Shqipërisë pushtohet Greqia.  Kolonizimi i vendit për Cianon shihej si një mundësi e mirë për rritjen e mirëqenies së italianëve. Shqipëria kishte dhe një fuqi të lirë punëtorë që shumë mirë mundë të shfrytëzohej për ekonominë italiane.

Si njohës shumë i mirë i politikës shqiptare u përpoqe të afronte rreth vetes individë e persona që e urrenin Zogun.

Xhafer Ypi kryeinspektor në oborrin mbretëror me urdhër të Cianos mblodhi Komitetin e Përkohshëm administrativë, ai justifikoi pushtimin si shpëtim për vendit që ishte përballë rrënimit ekonomikë. Ypi mori masa për mbledhjen e Asamblesë. Në të merrnin pjesë pronar tokash, kryetar bashkie të sjellë me forcë, ish oficerë, përfaqësues të klerit një pjesë e mirë kishin qenë deputetë në Parlamentin e Zogut.

Asambleja shpalli abrogimin e Kushtetutës së 1928, krijimin e qeverisë, ofrimin e kurorës së Shqipërisë Viktor Emanuelit III në formën e një bashkimi personal. U ngarkua ish-vjerri i Ahmet Zogu, Shefqet Vërlaci për krijimin e qeverisë. Kryeministri caktohet në krye të delegacionit për dorëzimin e kurorës mbretit italianë.  Një nga veprimet e para të qeverisë së Vërlacit ishte njoftimi i Gjenevës se Shqipëria fashiste del nga Lidhja e Kombeve.

Në 13 prill Këshilli i Epërm fashist italian, i mbledhur në Romë, miratoi kërkesën e Asamblesë Kushtetuese për bashkimin e Shqipërisë me Italinë. Më 16 prill një delegacion shqiptar, të cilit i printe kryeministri Shefqet Vërlaci, shkoi në Romë dhe i dorëzoi Viktor Emanueli III Kurorën e Shqipërisë. Po atë ditë Ducja shpalli suprimimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe krijimin e nën sekretariatit për punët shqiptare në Ministrinë e Jashtme të Italisë. Në postin e nën sekretarit për Shqipërinë u caktua Zenone Benini, mik personal i Çianos.1

Tragjedia e 7 prillit vazhdonte e zvarriste më tej këtë vend, nën idenë e shpëtimit nga Italia Fashiste robërimi nuk kish fund, humbja e pavarësisë dhe përdorimi i të ashtu quajtur asamblistë të detyruar ta përfaqësonin vendin pa kurrfarë ideali. Historia po gjunjëzonte më

____________________________

1.        Puto .Arben, Shqipëria Politike 1912- 1939, Toena,Tiranë,2009 fq 622

 

tej këtë popull i mbrujtur nga aspiratat për të qenë të lirë. Një popull i braktisur dhe nga të

huajt, që atë që hoqi vendi ynë po u trokiste në derë vendeve të tjera. Vazhdonte indiferentizmin i Lidhjes së Kombeve që më e tillë nuk mund të quhet. Si vendet ballkanike dhe ato perëndimore nuk kundërshtuan asgjë. Bashkimi i kobshëm i vendit me Italinë fashiste bëheshin në emër të popullit të gjunjëzuar.  Pas pushtimit ata që e realizuan këtë u shpërblyen, Jakomoni emërohet mëkëmbësi i Mbretit në Tiranë.

Ngritja e institucioneve politike nga Ciano dhe eliminimin i atyre në vend ishin një nga detyrat më të vështira pas pushtimit.

Me likuidimin e  Ministrisë së Jashtme lidhjet e Shqipërisë me botën u ndërprenë dhe aktiviteti ndërkombëtar i saj u përqendrua në Ministrinë e Jashtme të Italisë, respektivisht në nën sekretariatin për punët shqiptare.

Në të drejtën ndërkombëtare bashkimi personal trajtohet si një ndër format e bashkimit të shteteve. Është një bashkim që bëjnë dy shtete duke patur si monark(mbret apo perandor) të njëjtin person. Bashkimi nuk çon në shkrirjen e tyre. Cdo shtet ruan individualitetin e vet, del si palë më vet në arenën ndërkombëtare. Bashkimi nuk është subjekt i së drejtës, janë subjekte shtetesh që bëjnë pjesë në të, secili për llogari të vet. Rrjedhimisht, cdo shtet mund të ketë politikën e vet, aleancat dhe traktatet e tij të veçanta, ai mund të ketë edhe përfaqësi diplomatike të veçanta në shtetet e tjera. Bashkimi personal konsiderohet si një anakronizëm. Në trajtën e tij autentike ai është ndeshur kryesisht në periudhën mesjetare. 1

 

Fashistët krijuan gjithashtu Drejtorinë e Shtypit, të Propagandës dhe të Turizmit, që do të mbikëqyrte dhe do të drejtonte veprimtaritë në fushën e propagandës e të kulturës. Nën drejtimin e saj dolën gazetat ”Fashizmi” dhe më vonë, “Tomorri” dhe “Tomorri i vogël”, si dhe revista :Shkëndija”.2

Ngritja e strukturave fashist në të gjitha aspektet ishte në radhë të parë përgjegjësi morale she politike e Cianos që së bashku me Jakomonin pasi siguruan qetësinë në vend ndërmorën hapa të mëtejshme për fashistizimin e vendit.

Bashkimin e forcave të armatosura shqiptare me forcat e armatosura italiane, nuk ishte vetëm ky qëllimi me nënshkrimin e këtij ligji ata filluan përgatitjet për ndërtimi i rrugëve strategjike, i kazermave ushtarake dhe i aerodromeve. Synimi ishte ta kthente Ballkanin në një provincë fashiste dhe  Ducja mendonte të pushtonte më parë Greqinë. Për ndërrimin e rrugëve ata shtoi dhunën e terrorin mbi popullsinë civile dhe u rrëmbyen mijëra hektarë tokë, kush bënte rezistencë i çonin nëpër burgjet e Italisë. Nga kujtimet e kolonelit Faik Quku që ish dëshmitarë i shkatërrimit të ushtrisë shqiptare gjatë kohës së mbretërisë por edhe gjatë pushtimit kujton:

Oficerat shqiptarë ftohen me plotësue një modelar, ku do të pohonin nëse dëshironin me qëndrue në ushtri, në milicinë fashiste shqiptareapo me dhanë dorëheqjen nga ushtria. Sa për vedi, si nji prej eksponentëve të ushtrisë shqipëtare, nuk mu duk e denjë me qëndrue në

_________________________________

1.        Quku. Faik, Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore, Ilar, Tiranë 2006 fq 31

2.        Historia e Popullit Shqiptar vol III, f 359

 

ushtri, që kishte pushtue atdheun tem dhe kështu dhashë dorëheqjen. Vec kësaj, unë kisha nevojë, unë kisha nevojë të isha i lirë, për t’iu përkushtuar çështjes së përgatitjes së revolucionit kundër Italisë. 1

Kolonel Quku përfaqëson qindra oficerë patriotë të këtij vendi me një karrierë të shkëlqyer ushtarake në lindje e perëndim. Në kujtimet e tij shkatërrimin e ushtrisë së një shteti të pavarur e sheh si skllavëri të shtetit siç dhe ndodhi.

Urdhrat dhe masat për gjunjëzimin e popullsisë vërehen në ultimatumin që i dërgohet popullit për dorëzimin e armëve, dënime dhe pushkatime për ata që nuk i binden urdhrit, detyruan nëpunësit që të betoheshin për besnikëri ndaj mbretit Emanuel III, se në të kundër largoheshin nga puna, u kufizua daljen në orët e vona të natës. Ideologjia fashiste dhe përhapja e saj solli në Shqipëri një numër nëpunësish italianë për përhapjen e kësaj ideologjie në vend. Përqendrimi dhe kontrolli nga fashistët italianë i radios, shtypit, shkollave, jetës kulturore propagandohej krijimi i Perandorisë Fashiste.

Në prill 1939 u shpall formimi i Partisë Fashiste, si një degë e Partisë Fashiste Italiane. Sekretar i saj u emërua Tefik Mborja, një avokat, ish-deputet në parlamentin shqiptar. Në fakt partinë e drejtonte italiani Xhovani Xhiro, në rolin e inspektorit të përgjithshëm. Partia Fashiste zinte një vend të veçantë në sistemin politik që Italia ndërtoi këtu. Ajo do të drejtonte veprimtaritë, që synonin ta shndërronin Shqipërinë, brenda një kohe sa më të shkurtër, në një vend fashist. Regjistrimi në Partinë Fashiste ishte i detyruar për të gjithë nëpunësit e shtetit, për mësuesit, madje edhe për punëtorët të punonin në sipërmarrjet italiane.2

Edukimi i rinisë me ideologjinë fashiste ishte objektivi kryesor i Giros, për këtë ai ngriti një numër të madh shoqata, organizata që propagandonin frymën fashiste në vend në shtresat e ndryshme shoqërore. Në ato ditë të zymta nëntori ku dhimbja e popullit ishte e madhe fashistët italianë provokojnë me festimin e festës së 28 nëntorit një nga festat më të përzemërta për këtë popull ajo e “Pavarësisë” në këtë nëntor të zymtë ajo ish ndër festa më dramatike të kombit, 28 nëntor 1939.

Në 28 nëntori 1939 gazeta “Fashizmi”, organ i Partisë Fashiste Shqiptare, njoftonte se në këtë ditë Shqipëria do të kish Flamurin e ri. Me sëpatat e Liktorit në Flamur do të bashkoheshin dy data, që ishin të pabashkueshme: 28 nëntori 1912 me 7 prill 1939 . Megjithatë gazeta në fjalë nuk e paraqet flamurin e ri, por mjaftohet me prezantimin e re të stemës së Shqipërisë, që përmbante kurorën e shtëpisë Savoja. Nëpërmjet festës u zhvillua ceremonia e turpshme, e dorëzimit të flamurit të ri nga Mëkëmbësi i Përgjithshëm Jacomoni tek kryeministri Vërlaci. Pas kësaj Flamuri i gjymtuar u ngritë në shesh. Do të duheshin të kalonin 3 vjet deri në 1942 derisa disa fashistë nën presionin e disa personaliteteve dhe zemërimit popullor në rritje të kuptonin poshtërsinë dhe marrëzinë e këtij akti, duke i hequr sëpatat, dhe duke rikthyer Flamurin e Independencës.3

___________________________________________

1.        Quku. Faik,Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore,Ilar, Tiranë 2006 fq 64

2.        Fischer.J Bernd, Shqipëria gjatë Luftës, 1939-1945, Çabej, Tiranë 2004, fq 41

3.        Puto .Arben, Shqipëria Politike 1912- 1939, Toena,Tiranë,2009 fq 634

Fashistizimi vendit përfshiu shumë fusha si dhe atë të arsimit. U mbyllën shkolla që nuk i përgjigjeshin propagandës naziste, u ndryshuan programet shkollore u futën lëndë që u mësonin fëmijëve dhe të rritur kulturën romake dhe edukata fashiste, mësimi i fesë dhe gjuha italiane e detyrueshëm në shkolla. Erdhën mësues italianë që jepnin mësim bashkë me ata shqiptar. Mbyllet Liceu i Korçës, krijohet Instituti Mbretënor i studimeve Shqiptare ku kryetar zgjidhet Ernest Koliqi. Intelektualët shqiptarë e panë institutin si një mundësi për ndërmarrë studime në dobi të kulturës kombëtare Disa nga studiuesit ishin; Eqerem Çabej, Gjergj Fishta , Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, Mati Logoreci, Aleksandër Xhuvani, Eqerem Vlora etj.

Jeta artistike dhe arti gjithashtu u kushtëzuan duke imituar kulturën italiane dhe duke injoruar artin dhe kulturën e popullit të trashëguar ndër shekuj. Kjo kulturë fashisti çoi në vend në lindje e formave të reja letrarë që kundërshtonin dhe shprehnin pakënaqësinë e popullit, intelektualëve dhe të rinjve kundër fashistizimit të jetës së vendit. Këngët epike, karikaturat, teatro ku viheshin në skenë shfaqe humoristike. Siç do të pohonte më vonë dhe Giro krijimi i Partisë Fashiste Shqiptare qe një dështim dhe nxiti të rinjtë drejtë krijimit të celulave komuniste në vend. Giro u kujdes të mos trazohej në punët e fesë duke ditur se në vend ekzistonin besime të ndryshme. Afrimi me bajraktarët e vendit jo gjithmonë rezultonte efektivë, duke ditur natyrën e tyre të vështirë ata, njohën zotërimet e tyre.

Bashkimi doganor  i solli një impuls zhvillimit ekonomik të vendit zëvendësimi i monedhës nga franga flori në lireta çoi në zhvlerësimin e saj. Gjatë kohës së sundimit të Italisë Fashiste ndodhën ndryshime të rëndësishme në vend: bonifikimi i kënetës në Durrës, ngrihen spitale e shkolla të reja, furnizohen me ujë të pijshëm disa qytete, ndërtohen pallate, fusha sportive, hotel, hapja e rrugëve të reja, rindërtohen urat dhe ndërtohen të reja. Tregtia merr një zhvillim të madh me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë . Gjithë këtë ritëm zhvillimi u ndal pas pushtimit të Greqisë nga Italia fashiste e cila justifikohej nga Italia para shqiptare për bashkimin e trojeve, por që në të vërtetë realizonte ëndrrën e Musolinit për ekspansion në Ballkan. Pushtimi Greqisë filluan ta ndjejnë vendet e Ballkanit ethet e fashizmit dhe të kuptojnë heshtjen e tyre me pushtimin e Shqipërisë.

Fashistizimi i vendit përfshiu dhe kolonizimin e  vendit. Sipas një plani të detajuar kjo do të përfshinte sjelljen e punëtorëve italianë që do të punonin në ndërmarrjet në vend ata favorizoheshin për sa i përket pagës, orarit të punës duke shfrytëzuar punëtoret shqiptar. Bonifikimi i tokave në ultësirën perëndimore do të çonte në sjelljen e shumë kolonëve italianë, por investimet e shumta që kërkonin dhe lufta me Greqinë bën që ky planë të dështonte.

 

 

 

 

 

KAPITULLI IV

Qëndrimi i  diasporës dhe të huajve ndaj pushtimit të Shqipërisë

 

 4.1 Tentativa diplomatike dhe zgjimi i Evropës.

Në momentet kur vendi ishte në ditët e tij të fundit të lirisë Ahmet Zogu u mundua të shpëtonte sa të munde duke bërë të pamundur të njoftonte sa më shumë vendet evropiane në lidhje me pushtimin e vendit nga Italia fashiste. Ai besonte se vendet anëtare të Lidhjes së Kombeve do e kishin ndalur Musolinin siç bënë në 1935 kur ankoroi luftanijet pranë bregdetit shqiptar. U njoftua nga ministri ynë në Londër mbi tentativat e Italisë për pushtim. Nga pala angleze kjo nuk u konsiderua si alarmante pasi Anglia u shpreh se nuk kish një informim të tillë nga Italia.

Sigurisht që Musolini nuk mund të bënte deklarime të tilla.

Gjithashtu edhe Franca u tregua indiferente edhe pse u njoftua nga ministri ynë në Francë. Indiferente u treguan dhe vendet ballkanike edhe pse u informuan për një sulm ndaj Shqipërisë.

Parlamenti në mbledhjen e organizuar në seancën e 5 prillit ku u hodhën mendime në formën e kërkesave ku përcaktoheshin qartë  ndërhyrjet e Italisë në vend. Në lidhje me këto kërkesa u njoftua dhe Musolini i cili nuk i konsideroj të rëndësishme. Në këtë situatë delikate ministri i Mbretërisë Serreqi komunikoj se ishte dakord me ultimatumin duke bërë një akt të paprecedent ndaj vendit atë të tradhtisë kombëtare. Mbreti ende shpresonte në një reagim ndërkombëtarë ndaj nuk bëri ndonjë tentativë në informimin tek populli mbi situatën e rëndë në të cilën  kërcënohej vendi.

Mbreti i pashpresë zgjodhi largimin nga vendi pa bërë as më të voglën rezistencë.

Largimi i mbretit Zog nga vendi la vend për diskutime të shumta. Në qofte se do ti referohemi historisë në raste të tilla arrijmë në përfundime që në njëfarë mënyre lë dhe vend për diskutime.  Largimi i mbretit në qoftë se e shohim me gjakftohtësi situatën që një veprim mjaftë i matur ku dihej se çfarë katastrofe njerëzore do ishte nëse do të kish një qëndresë e drejtuar nga vet ai. Shkatërrim do kish ekonomia, banesat dhe vendi do të zhytej më tej në mjerim. Largimi i tij u ndoq si shembull edhe nga mbretërit e tjerë të Evropës, Franca, Belgjika, Hollanda, Luksemburgu kur u pushtuan nga Gjermanët.

Më 8 Prill kur i ngarkuari me punë i Shqipërisë në Paris, Mehmed Abid, i udhëzuar prej Zogut dërgoi aty një letër ku denoncohej agresioni dhe kërkohej një mbledhje e menjëhershme e Këshillit të Lidhjes  së Kombeve për të vendosur rreth ndihmës që duhej t’i jepej Shqipërisë.

Më 13 maj Sekretari i Lidhjes mori një letër prej mbretit Zog, i cili i kërkonte ndihmë për rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë. Joseph Avenol e lexoi këtë letër përpara Këshillit të Lidhjes dhe shtoi se “i vetmi veprim që mund të ndërmerrte ishte pikërisht leximi i kësaj letre1

Avenol ishte i informuar që të mos ngjallte shumë diskutime në Lidhjen e Kombeve sa e konsideroj të parëndësishme letrën dihet që ishin prapaskenat italiane. Reagimi sovjetik dhe ai kinezë e konsideruan të rëndësishëm dhe parimor çështjen ku e dënuan agresioni e një

_________________________________

1.        Bernd J. Fisher Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri .Çabej 2004, fq135

vendi fashistë ndaj një vendi të vogël.

E njëjta situatë indiferentizmi do të ndodhte edhe me ambasadori anglez në Romë, Perthi  ku u deklarua se Anglia nuk do të ndërmerrte asnjë veprim për aneksimin që Italia i bëri Shqipërisë. Ai i siguroi se nuk do të njihte më ministrin e Mbretërisë Shqiptare në Londër dhe njëkohësisht  kishin marrë garanci nga  Ciano se nuk do të prekej sovraniteti i Shqipërisë. Kryeministri francezë  e quajti një gangsterë Musolinin dhe politikën Jugosllave të mbrapshtë. Uashingtoni dhe Parisi tërhoqën përfaqësitë diplomatike nga Shqipëria.

Mbreti Zog në letrën e datës 23 shtator 1939 dërguar presidentit amerikan Rusvelt duke e cilësuar Shqipërinë  “Viktimën e parë në Evropë të një sulmi të një sulmi të paprovokuar nga ana e Italisë fashiste”,  kërkoi që SHBA dhe fuqitë e tjera aleate të shqyrtojnë gjendjen e saj dhe ti jepet mundësia që edhe ajo të luante rolin e sajë në luftë kundër armikut të përbashkët të demokracive”1

Qëndrimi i Zogut në emigrim nuk i dha shumë shanse të realizonte ëndrrën e tij për tu kthyer. Kjo u venitë sidomos pas një qëndrim të gjatë në Angli. Curcill nuk donte ta njihte qeverinë e Mbretërisë Shqiptare ndaj dhe Ahmet Zogun nuk e konsideroj të rëndësishëm.

Kur presidenti Rusvelt  bëri thirrjen e parë serioze që Hitleri dhe Musolini të jepnin garanci për mossulmim të vendeve evropiane, kjo solli një veprim të menjëhershëm të vendeve Evropiane.  Londra mori garanci nga ambasadori i saj ne Athinë se kjo nuk do të sulmohej prej italianëve. Ankaraja lidhi marrëveshje me Londrën. Franca u garantoi Rumaninë. Anglia shpalli mobilizim ushtarak. Kambanat e alarmit kishin rënë. Lufta ishte në prag. Ajo nuk mund të shmangej. Nëse Ahmet Zogu do të kish qëndruar në vend do të kish organizuar popullin kundër pushtuesve ngjarjet do të kishin qenë në një rrjedhë tjetër. Pavarësisht mënyrës se si kish udhëhequr Zogu ai do kish përkrahjen e të gjithëve duke filluar në radhë të parë nga nacionalistët që ishin forcë e rëndësishme patriotike do kish përkrahje nga forcat intelektuale, borgjezia, punëtorët e rraskapitur, fshatarët, rinia e mbrujtur me ideale të mëdha. Vendi që gjatë luftës do ish pjesë e koalicionit të madh antifashistë dhe do ish renditur pas lufte në krah të forcave fituese. Mbreti do të gëzonte reputacion ndërkombëtar dhe do të siguronte vazhdimësinë e shtetit. Në vend nuk do kishte një gjallërim të forcave komuniste siç dhe ndodhi. Ahmet Zogu do të kish mbështetjen e oficerëve dhe ushtarëve duke siguruar një ushtri shqiptare solide e rëndësishme për një shtet. Vendi do kish një rrjedh tjetër fati atë të një vendi demokratikë ku do të kishte një konsolidim të institucioneve dhe një zhvillim më të mirë të ekonomisë në vendit.

 

4.2Diaspora dhe qëndrimi ndaj pushtimit

Diaspora shqiptare nuk ishte  thjeshtë një personifikim i emigrantëve politik që largoheshin nga vendi për shkak të kundërshtive politike, ajo ish sinonim i aspiratave të  gjithë shqiptarëve të larguar nga vendi për arsye nga më të ndryshme. Shqiptarë të organizuar kishte në Evropë por më së shumti në SHBA si vend i lirive.

Aktivitetet e saj janë të shumta e të natyrave të ndryshme. Ajo që e karakterizon diasporën

____________________________

1.        Ushtelenca. Ilir, Diplomacia e Mbretit Zogu I-  , Ermirë1997,fq 165-166

 

është dëshira dhe vullneti i përbashkët për ta parë Shqipërinë si një vend të zhvilluar midis kombeve evropiane. Në qofte se do e shohim në këndvështrimin vullnetmirë diaspora kishte një ndikim të fuqishëm në mbrojtjen e çështjes kombëtare në botë, por ajo që mund të shihet në mënyrë të rezervuar është se ajo ka më shumë një kontribut diplomatik dhe aspak financiar për vendin në ngritjen ekonomike në vend ajo ka kontribuar shumë pak për të mos thënë fare. Në këtë prizëm unë e shoh si një të metë të saj kur dihet që ajo mund të ish një potencial i madh financiar për vendin. Por kjo shihet dhe sot nuk ka një iniciativë qoftë edhe individuale në investime në vend. Le ti kthehemi çështjes për periudhën historike që po trajtojmë cila është veprimtaria e saj, kontributi me vendin, sa ka ndihmuar në zgjidhjen e çështjes shqiptare, cilat janë qëndrimet ndaj A. Zogut?

Rënia e qeverisë Noli dhe riardhja e Zogut në pushtet shkaktoi fillimisht një tërmet në gjirin e vatranëve, shoqëruar me një zhgënjim të thellë dhe me një preokupacion të madh për të ardhmen e Shqipërisë. Më shumë se kudo në diasporën shqiptare, në gjirin e "Vatrës" u zhvillua një polemikë e ashpër politike, gati spektakolare. Kjo për faktin se, "Vatra" kishte mbështetur parimet liberal-demokrate si model qeverisjeje në Shqipëri, nën ndikimin e demokracisë amerikane; grupimin e quajtur liberal-demokrat në Shqipëri dhe vetë opozitën e qeverisjen Noli. Mbështetja kishte qenë shumëpalëshe: morale, politike dhe deri financiare. 1

Organizata “Vatra” ishte mjaftë e ndjeshme ndaj zhvillimeve në vend nëpërmjet informatorëve të saj në vend të cilët raportonin tek ajo të gjitha shqetësimet dhe përplasjet politike me Italinë e kthyen Vatrën në një organizatë politike. Si kundërshtare ndaj Ahmet Zogut në fillimet e saj ajo e ktheu organizatën në një kuvend ku shpreheshin qartë pakënaqësitë ndaj Ahmet Zogut. Fan Noli si kundërshtar i Zogut nuk pajtohej me mënyrën si erdhi në pushtet ku Jugosllavia e cila e ndihmoj nuk mund të jetë kurrë dashamirëse e shqiptarëve. Konica në një mbledhje të Vatrës  do të pohonte se:” Noli mund të kishte bërë gabime, por qëllimet e tij kishin qenë të kthjelltë, por se ata dëshironin një gjë: "të mos derdhej më kot gjaku i popullit" që të konsolidohej shteti i ri shqiptar dhe prosperitetin e tij. “

Po të kishim prova se populli është i helmuar nga ndodhja e sotme dhe pret shpëtim prej nesh, vazhdimi i kundërshtimit do të kish një kuptim. Po populli është i kënaqur, dhe pozita e Ahmet Zogut është e patundshme. E vetmja mënyrë që të përmbyset Ahmet Zogu është një komplot kundër jetës së tij, dhe e di që këtë mendim e ushqejnë shumë. Po unë në komplote s’bëhem shok i kërkuat: se përveç principeve që ma ndalojnë e di që fundi është shkatërrim i Shtetit. Unë me budallallëkun tim them se kemi arritur në një fazë kritike të jetës së Shqipërisë: dhe besoj se vetmja mënyrë për të shpëtuar shtetin është një pajtim i ndershëm i të mundurve me Mundësin. Për ne që diç e dimë veten është një çap i hidhur. Ata që s’duan t’a bëjnë le të vazhdojnë së gdhenduri pishë e së gatitur teneqe vajguri dhe le t’i vënë zjarrin Shqipërisë”2

Kjo dëshmon qëndrimin dhe kthesën e Faik Konicës që pas ftesës që i bëri Zogu për të bashkëpunuar për çështjen kombëtare ai pranoi. Konica caktohet si Ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Washington. Në një artikull të tijën të botuar në Amerikë shprehet se :”

___________________________

1.        Rama Fatmira: Si e kundershtoi Vatra Zogun per marrveshjen e Sh. Nunit (Leksione)

2.                Bakiu. Gazmend A, Shqipëria politike(artikuj dhe fotografi),Pegi Tiranë 2010 fq126

 

 

Amerikë kanë një zakon që i munduri i shtrëngon dorën mundësit. Po ne s’jemi amerikanë.”1

Ahmet Zogu e emëron  Faik Konicën Ministri i parë Fuqiplotë dhe i Jashtëzakonshëm

shqiptar në Uashington. Me përpjekjet e Presidentit Zog dhe Faik Konicës në SHBA hapet Legata Shqiptare e cila luante rolin e një konsullate. Veprimtaria e saj qe e jashtëzakonshme se vendi ynë fillon të njihet nga  ndërkombëtarët. U nënshkruan disa marrëveshje midis dy vendeve, ku mund të veçojmë disa prej tyre si: traktati mbi njohjen e pasaportave amerikane shtetasve amerikanë me origjinë shqiptare, traktati mbi suprimimin e taksës së vizës për pasaportat shqiptare dhe amerikane të personave jo emigrantë, traktati i arbitrazhit, traktati i miqësisë për paqen e përgjithshme. Roli i Faik Konicës në mbrojtjen e sovraniteti të Shqipërisë qe i jashtëzakonshëm. Bashkëpunimi i tij me Ahmet Zogun edhe kur u bë mbret qe mjaftë frytdhënës. Largimi i Faik Konicës nga Vatra ishte mendimi i tij ndryshe për mbrojtjen e çështjes kombëtare pavarësisht se kush e drejton vendin.

Në artikujt e shumtë që ajo boton shihet qartë se dhe diaspora ishte e përçarë e nuk kish një qëndrim unik në lidhje me qeverisjen e Ahmet Zogut. Ajo përsëriste qëndrimin e njohur tashmë të saj, se ishte armike e një kryengritjeje të re, se dëshironte që qeveria të forcohej "por jo me padrejtësia, me vrasje, me kleçka dhe intriga për të huajt". "Mund të forcohet, - shtonte ajo, - vetëm me një marrëveshje me të gjitha partitë, në bazë të amnistisë pa prapamendim dhe të lirisë së vërtetë". Në këtë kontekst "Vatra" krahas hapjes së një fushate ndihmëse për të mërguarit politik, dërgoi një protestë për Shën Naumin në Tiranë, në Lidhjen e Kombeve dhe pranë Konferencës së Ambasadorëve në Paris. 2

Në lidhje me këtë çështje se Shën Naumi dhe Vermoshi u “dhuruan” nga Ahmet Zogu Jugosllavisë si shpërblim për ardhjen në pushtet, historiografia e sotme si pasojë e daljes në dritë të dokumenteve të reja thuhet se ishte një kërkesë e përfaqësuesve të Konferencës që të zgjidhej përfundimisht mosmarrëveshjet midis dy vendeve për ratifikimin përfundimtar të kufijve. Nga shqyrtimi i propozimeve të të dyja palëve të qeverisë së Beogradit dhe asaj të Tiranës Fuqitë e Mëdha vendosën” një vijë mesatare” për ratifikimin përfundimtarë të kufijve verior-verilindor. Por çfarë la dhe çfarë mori Shqipëria me ”  vijën mesatare”, të diktuar nga Fuqitë e Mëdha? Shqipëria dha Manastirin e Shën Naumit(një territor me distancë 750m2 ), dhe përroin e Vocipotokut, ku nuk banonte asnjë shqiptar. Në këmbim ne morëm fshatin Peshkëpi me 60 shtëpi dhe 300 banorë, fushën e Crravës, kishën e Ajazmës dhe kodrat strategjike të Shën Naumit me kuotat 961, 965m, 807m, dhe 862m, së bashku me karakollin e Serbisë, duke fituar një tokë me sipërfaqe 22km2 , sigurohej në këtë mënyrë rruga Korçë-

______________________________

1.                Bakiu. Gazmend A, Shqipëria politike(artikuj dhe fotografi),Pegi Tiranë 2010 fq126

2.        Rama Fatmira: Si e kundershtoi Vatra Zogun per marrveshjen e Sh. Nunit (Leksione)

Pogradec, e cila më parë ishte shumë pranë kufirit. Sa thamë më lart ishte për Manastirin e Shën Naumit, ndërsa për përroin e Vocipokut shteti shqiptar merrte kullotën e Libovicës, dy shtëpi në fshatin Grencë, rrugën e Lumbrajës, Majën e Vogël me gjithë liqenet, kurrizin e Velipojës me karakollin e vjetër të Turqisë, duke u zgjeruar kufirin në gjatësi 25km.1

Protesta për këtë marrëveshje pati nga grupi i Vjenës i cili kishte formuar Komitetin Nacional Revolucionar me emrin KONARE. Lëvizjet politike jashtë vendit ishin të fuqishme dhe shpeshherë botonin artikuj kundër qeverisjes së Zogut madje dhe për rrëzimin e tij. Çdo reformë që ndërmerrej në vend ishte temë diskutimi e debati dhe në gazetat e kohës, të cilat me artikujt e botuar kritikonin ashpër mënyrën se si zbatoheshin këto reforma.  Në gazetën “Bashkimi Kombëtar” se duhej të ndërmerrej një  reformë agrare e moderuar, për zhvillimin kapitalist të vendit dhe për ti dhënë atij drejtim perëndimor ku të ruhej prona private dhe ti lihej hapësirë borgjezisë për të vepruar. Kjo gazetë kritikonte rëndë regjimin monarkik si i papranueshëm dhe si pas saj vetëm republika është forma më e mirë për krijimin e një shteti modern. Ahmet Zogu ishte shumë i ashpër ndaj grupimeve politike që ekzistoni në emigracion shpesh ai nëpërmjet agjentëve të tij mbolli frymën e përçarjes. Masat e tij qenë të rrepta  deri në gjyqe kundër krerëve politik emigrantëve në vitet e para  arrinin deri në dënime kapitale e burgime të përjetshëm. Reagimi më i madh i diasporës shqiptare që çuan dhe në protesta të shumta në vende të ndryshme të botës ishte agresioni fashist kundër Shqipërisë. U organizua mitingje nga kolonitë shqiptare nëpër vende të ndryshme të botës ku përveçse dënonin agresioni fajin ia adresonin mbretit Zog. Mitingje të mëdha u organizuan në Stamboll ku shprehej hapur zemërimi dhe urrejtja ndaj Italisë.

 Nga mitingu i 16 prillit që u organizua nga shqiptarët e Amerikës në një nga teatrot e mëdhenj të Bostonit,  “Franklin Holl” dhe në të cilën morën pjesë rreth njëmijë shqiptarë e shumë të huaj, iu drejtuan telegrame proteste qeverive të Fuqive të Mëdha dhe Lidhjes së Kombeve. Në këto protesta ushtroi fuqishëm zëri i atdhetarisë e i personalitetit të shquar Fan Noli, i cili e përjetoi gjithë dhimbje këtë ngjarje tragjike. Shqiptarët e Argjentinës, të mbledhur në miting në Buenos Aires, gjithashtu kundërshtuan me forcë kundër pushtimit të Shqipërisë dhe kërkuan dënimin e agresorit. Vala e zemërimit dhe protestave përfshiu edhe diasporën në Francë. Në telegramet që shqiptarët u drejtuan Fuqive të Mëdha jo vetëm që dënonin sulmin fashist kundër atdheut të tyre, por kërkonin ndihmë dhe përkrahje “për të shpëtuar Shqipërinë” nga kjo gjendje e mjerueshme. Në mitingun e gjerë, që u organizua në sallën “Vagram” në Paris, përpara shqiptarëve të mbledhur aty për të ngritur zërin e protestës, ushtuan fjalët e Zhysten Godarit (Justin Godard), të mikut të Shqipërisë, i cili e cilësoi agresionin fashist si një shkelje e egër e të drejtës ndërkombëtare dhe deklaroi se e ardhmja i

________________________________

1.        T. Selenica, Shqiperia ne 1927, Tirane, 1928 fq. 150-151

përket përsëri Shqipërisë”. 1

Emigracioni antizogistë në Paris i kryesuar nga Mustafa Kruja ofronin tjetër zgjidhje për vendin duke bashkëpunuar me forcat fashiste për largimin e mbretit nga pushteti. Por gjithçka rezultonte ndryshe pasi fashistët italianë të kryesuar nga Giro kërkonin që ta rrëzonin mbretin me ndihmën e tyre për ta pushtuar lehtësisht vendin. Taktika italiane dështoi pasi ajo nuk mundi dot të eliminonte fizikisht mbretin.

 

4.3 Jehona e pushtimit dhe dështimi i Lidhjes së Kombeve

Pushtimi i Shqipërisë tronditi thellë opinionin dhe forcat përparimtare demokratike në Evropë. Reagimi qe i menjëhershëm qoftë në shtypin e shkruar por edhe në manifestime që dënoni agresioni fashist. Pushtimi pati dhe mbështetësit e vet që në farë mënyre justifikonte politikën agresive të ekstremit të djathtë që lulëzoi në Evropë pas Luftës së Parë Botërore por edhe si pasojë e mosfunksionimit e bashkërendimit të diplomacive të vendeve demokratike.

Komunikata zyrtare gjermane e bërë po atë ditë cilësonte se “Gjermania shpreh mirëkuptimin më të plotë për mbrojtjen e interesave italiane në këtë rajon dhe nuk do të kuptonte e as do të miratonte ndërhyrjen e Fuqive demokratike perëndimore, të cilat nuk kanë ndonjë interes në rajon, në rast se do të ndërhynin për të kundërshtuar pozicionin juridik dhe veprimin e partnerit tonë të boshtit”.2

Ministri i jashtëm britanik, Z.Chamberlain deklaroi në Dhomën e Komunave se Shqipnija ishte përtej zonës së interesave të Britanis së Madhe. Sa për denoncimin e zaptimit të Shqipnis në emën të statutit të Lidhjes së Kombeve Z. Chamberlain nuk e gjeti kohën e përshtatun. Përkundrazi, Mussolini gjeti nji aprovim të tërthortë për krimin e tij kundër njerëzimit, kur ministrja e jashtme britanike pranoi qi të mbyllej legata shqiptare në Londër, dhe Shqipnija të përfaqësohej prej ambasadës italjane. Qeverit e Turkis dhe të Egjyptit nuk e njoftën aneksimin e Shqipnis dhe legatat shqiptare në Stamboll dhe në Kajro mbetën çelë deri mbas luftës së dytë botnore. Po kjo ndodhi edhe në Paris, ku i ngarkueri me punë Milto Noçka nguli kambë qi ministrja franceze t’i dërgonte një notë zyrtare për të kërkue mbylljen e Legatës dhe ta merrte vetë në dorëzim. Franca nuk e kishte aq mirë me Italin fashiste prandaj nuk deshi me marre nji masë të tillë dhe legata e Parizit nuk u mbyll deri ditën qi Franca u shkel nga Gjermanët. Përsa i përket fqinjve toksuer të Shqipnis qëndrimi i tyne ishte me u përulë përpara faktit të kryem.3

“Jam fare i bindun se tash e tutje kurrgja nuk do të ndodhi për të prishë miqësin tradicionale në mes Greqis dhe Italis. Nji fazë e re marrëdhaniesh të përzemërta dhe paqësore në mes të dy shteteve ka për të fillue prej ditës së sotme.Sikur nuk mjaftoi kjo, disa muej ma vonë,

______________________________

1.        Historia e Popullit Shqiptar vol III, f 371-372

2.        Quku. Faik, Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore, Ilar, Tiranë 2006 fq 31

3.        Historia e Popullit Shqiptar vol III, f 359

 

kryeministri Metaksas siguroi Cianon, prapë me anën e ministrit të Greqis në Romë, se qeveria greke i njifte Italis nji rol të dorës së parë në pellgun e Detit Mesdhe, prandaj qeverija greke e kishte si parim me i vue  marrëdhaniet me Italin mbi themele të shëndoshta. Kjo ishte aq ma e vërtetë dhe e nevojshme tash qi Italija u ba fqinje e Greqis, jo vëtem në det, por edhe në tokë.”71

Dihet si reagoi kryeministri anglez në parlament duke deklaruar në mënyrë cinike dhe ftohtë se: “Se sot më 7 prill u pushtua Shqipëria”. Qëndrimi i tij u dënua ashpër nga rrethet përparimtare në Angli të cilat kërkuan dhe dorëheqjen e tij.

Konferenca e bashkimit Kombëtar të nëpunësve shtetëror anglez që u mbajt në Skarboro, miratoi një rezolutë që dënohej  ashpër pushtimi I Shqipërisë dhe që kërkohej shfuqizimi i menjëhershëm I marrëveshjes ango-italiane të vitit 1938, që gjoja siguronte qetësinë në Mesdhe.. Një vend të rëndësishëm zinte protesta e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Kombëtare të minatorëve anglezë, që shprehën zemërimin e thellë për pushtimin e Shqipërisë. Edhe në Francë pushtimi i Shqipërisë pati jehonë të gjerë në qarqet përparimtare. Ato i krahasuan veprimet e Musolinit me ato të Hitlerit kundër popujve të tjerë. 2

Edhe Vatikani përkrahu veprimet e B. Musolinit shkelën tokën shqiptare, papa Piu XII i “bekoi” për misionin e tyre “çlirimtar”. Ai e miratoi këtë pushtim për arsye politike e fetare, duke menduar se në këtë mënyrë mbroheshin interesat e katolicizmit në Shqipëri. Por humbja e pavarësisë së vendit për katolikët shqiptar ashtu si për gjithë popullin shqiptar, ishte një tragjedi e vërtetë. 3

Qëndrimi më zyrtarë dhe i vendosur ishte i presidentit amerikan Rusvelt ku i bëri thirrje Hitlerit dhe Musolinit se nuk do të pushtonin më tej vendet evropian. Nga kjo thirrje e hapur dhe tepër diplomatike Evropa më në fund ngriti kambanat e alarmit. Filloj mobilizimi ushtarak dhe lidhja e aleancave, sigurimi i aleatëve. Tepër vonë kur dihet se Shqipëria dhe mbreti Zog kish kohë që alarmonte Evropën. Lufta ish në prag. Për mënyrën se si u pushtua vendi shpeshherë kritikët ia vënë fajin dhe mënyrës se si qeverisi A. Zogu që u la pushtet të gjerë italianëve në të gjitha fushat sidomos atë ekonomike. Nuk mohohen reformat e rëndësishme në vend por as pranohet fakti që në vend mbizotëronte kapitali financiar italian me të cilën financoheshin pothuaj të gjitha investimet strategjike në vend. Shpeshherë Zogu është kritikuar për lënien jashtë vëmendjes të borgjezisë shqiptare në investimet në vend por edhe në pjesëmarrjen e jo të barabartë në veprat që jepeshin me koncesion. Kjo të bind në njëfarë mënyre në mosbesimin që kish Zogu në potencialin intelektual në vend. Natyra e tij autokrate të bind se ishte e vështirë të pranonte mendimin e forcave intelektuale shqiptare që aspironin të kontribuonin për të mirën e vendit. Nëse në ditët e sotme arrijmë në këto përfundime i referohemi burimeve të shkruara në vend por edhe historiografisë së huaj. Ndoshta në të ardhmen studimi i arkivave të huaja do të hedhin më shumë në dritë të vërteta për këtë periudhë mjaftë të diskutueshme të historisë së popullit tonë.

___________________________

1.        Selmani Hysen, Nga notimet e  Mbretit Zog I Mbretit të shqiptarëve, Kristalina-KH 2008, fq246

2.        Quku. Faik, Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore, Ilar, Tiranë 2006 fq 64

3.        Fischer.J Bernd, Shqipëria gjatë Luftës, 1939-1945, Çabej, Tiranë 2004, fq 41

 

 

4.4 Autorët e huaj rreth pushtimit të vendit

 

Pushtimi i Shqipërisë ku u duk qartë politika agresive e Italisë fashiste pati jehonë në shtypin e huaj. Reagimi qe i menjëhershëm dhe i ashpër gjë që nuk e pamë në diplomacinë evropiane.

Fletorja Times, në kryeartikullin e 8 prillit, shkruan: “Në të vërtetë, agresioni i urrejtun i Mussolinit, jo vetëm qi nuk mund të pajtohet me kushtet e traktatit të 1927, ku Mussolini zotohej me e mbrojtë Shqipnin kundër  agresionit të nji shteti të tretë, por përban nji shkelje brutale të shum detyrimeve të tjera qi janë shkruejtë në vendimin e Konferencës së Ambasadorve me datë 9 nanduer 1921, në statutin e Lidhjes së Kombeve, dhe sidomos në traktatin anglo-italjan të nandorit 1938.1

“Në përgjithësi lufta e nxori Shqipërinë jashtë një forme izolimi, por njëkohësisht e vërviti atë në një formë tjetër. Edhe përpara luftës Shqipëria ishte në të vërtetë vendi më i izoluar i  Evropës. Përvoja e kohës së luftës e vuri detyrimisht Shqipërinë në kontakt me të huajt, me idetë dhe armët e tyre” thekson  Bernd J. Fisher në librin e tij.

Agresioni kundër pushtuesve u dënua dhe nga rrethet përparimtare të Anglisë. Ato kërkuan dorëheqjen e qeverisë së Cambërlendit si bashkëfajtore në këtë akt. Konferenca e Bashkimit Kombëtar të nëpunësve shtetërorë anglez që u mbajt në Skarboro, miratoi një rezolutë në të cilën dënohej ashpër pushtimi i Shqipërisë dhe kërkohej fuqizimi i menjëhershëm i marrëveshjes anglo-italiane të vitit 1938, që gjoja siguronte qetësinë në Mesdhe. Një vend të rëndësishme zinin protestat e Komitetit Ekzekutiv të federatës Kombëtare të minatorëve anglez, që shprehnin zemërimin e thellë për pushtimin e Shqipërisë. Edhe në Francë pushtimi i Shqipërisë pati jehonë të gjerë në qarqet përparimtare. Ato i krahasuan pushtimet e Musolinit me ato të Hitlerit me popujt e tjerë.2

Duke komentuar ngjarjet në Shqipëri, i gjithë shtypi vë në dukje, me zemërim dhe shqetësim, se në një kohë të shkurtër tre shtete të pavarura janë sulmuar brutalisht.

 

Pa dyshim, shkruan “Stockholms Tidningen”, gazetë liberale, Suedia nuk është Shqipëria. Por Evropa, në cilën Suedia bën pjesë, ka ndryshuar në mënyrë dramatike.

 

Gazeta liberale, “Dagens Nyheter”, deklaron se Italia ka kopjuar në mënyrë servile, për Shqipërinë, proçedurat hitleriane ndaj austriakëve dhe çekëve. Sipas kësaj gazete, “pushtimi i Shqipërisë kërcënon të minojë të gjithë mbështetjen e kërkuar nga Z. Chamberlain në Ballkan për sistemin e tij të ri të sigurisë dhe për të arritur këtë rezultat Italia nuk ka hezituar të shkelë marrëveshjen me Anglinë.”

 

Nën titullin : “Musolini feston të premten e shenjtë”, Social Demokraten shpërthen egërsisht ndaj bombardimeve të qyteteve shqiptare, “gjë që dëshmon – thotë ajo – se sa e rëndësishme është për popujt e pavarur, si Spanja, të jenë të kujdesshëm ndaj sigurisë së miqësisë fashiste.”

 

Gazeta nuk u jep asnjë rëndësi shpjegimeve zyrtare të Romës se pushtimi i Shqipërisë është diktuar nga shqetësimet e sigurisë. Ajo beson se Shqipëria do të shërbejë si bazë për veprime

_____________________________

1.        Puto .Arben, Shqipëria Politike 1912- 1939, Toena,Tiranë,2009 fq 634

2.        Ikonomi. Ilir, Pushtimi, Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar, UETPRESS, Tiranë, prill 2014, fq 144-145

të mëtejshme kundër Jugosllavisë dhe pjesës tjetër të Ballkanit.1

 

 

Uashtington, 8 prill 1939

– Presidenti Roosevelt dhe Sekretari i Shtetit, Cordell Hull, denoncuan sot invazionin Italian mbi Shqipërinë duke e cilësuar si një kërcënim ndaj paqes botërore. Denoncimi publik u bë gjatë një deklarate zyrtare nga Sekretari Hull në një konferencë speciale shtypi pas bisedës që ai kishte bërë me Presidentin në “Ëarm Springs”, në shtetin e Xhorxhias. Ai tha se ai dhe Presidenti kishin rënë dakord mbi termat e deklaratës. Më poshtë deklarata e Sekretarit Hull: “Pushtimi i dhunshëm dhe me detyrim i Shqipërisë është pa asnjë justifikim një kërcënim tjetër që i bëhet paqes botërore. Do të ishte dritëshkurtësi, nëse nuk do t´i jepej vëmendje këtij akti e zhvillimeve të tij në vazhdim. Çdo kërcënim ndaj paqes botërore shqetëson seriozisht të gjitha kombet dhe dhunon dëshirën e të gjithë njerëzve në botë që qeveritë e tyre duhet t´i udhëheqin ata jo drejt luftës, por drejt rrugës së paqes. Është jashtëzakonisht e domosdoshme të shtojmë se efekti i paevitueshëm i këtij incidenti, bashkëngjitur akteve të tjera të ngjashme, është për më tepër shkatërrimi i besimit dhe minimit të stabilitetit ekonomik në çdo vend të botës, duke prekur kësisoj edhe mbarëvajtjen tonë në mënyrë direkte ”. 2

Beogradi: Për ne çdo gjë ok, përderisa nuk cenohen interesat tona

Gazetat jugosllave, ndërkohë duket se u kishin kushtuar faqe të tëra ngjarjeve në Shqipëri. Në dukje ata po përpiqeshin të qetësonin çdo lloj frike të opinionit publik për objektiva të ardhshëm më të avancuara të planeve italiane, siç na dëshmon edhe ky paragraf: Beograd, 8 prill 1939 – I Dërguari me Punë e Italisë në Beograd, Indelli, në emër të Duçes i ka përcjellë një falënderim të veçantë qeverisë së Jugosllavisë për qëndrimin e saj miqësor në çështjen shqiptare. Në të njëjtën kohë merret vesh në rrethet e ngushta politike të Beogradit se Duçja i ka dërguar edhe një telegram të veçantë kreut të qeverisë jugosllave, për përmbajtjen e të cilit akoma nuk bëhet i ditur ndonjë detaj. Gjithashtu mësohet për gazetën gjysmëzyrtare “Giornale D´Italia” se ambasadori jugosllav në Romë ka deklaruar se lajmet sipas të cilave qeveria jugosllave ka ndërmarrë masa të veçanta sigurie pas ngjarjeve në Shqipëri, janë të pavërteta dhe se qeveria jugosllave, ashtu sikurse dhe më parë do të vijojë të ketë

__________________________________

1.        Ikonomi. Ilir, Pushtimi, Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar,UETPRESS, Tiranë, prill 2014, fq 49

2.        Quku. Faik, Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore, Ilar, Tiranë 2006 fq 79

 

marrëdhënie shumë të mira. Aty theksohen mos cenimi i interesave jugosllave nga qeveria italiane dhe gjithashtu respektimi i paktit italo-jugosllav. 1

 

Kapitulli V

Ahmet Zogu dhe përpjekjet e tij për t’u lidhur me Anglinë

Ahmet Zogu i ndikuar nga gjendja e vështirë ekonomike dhe mungesa e një kapitali vendas iu desh t nënshkruante marrëveshje me SVEA-n dhe nënshkruante paktet e Tiranës. Në njëfarë mënyre kjo nënkuptonte vendosjen e vendit nën protektoratin Italianë. Ahmet Zogu përpiqej të vendoste marrëdhënie diplomatike dhe ekonomike dhe me vendet e tjera. Në arenën evropiane Anglia ishte lider në politikë dhe përpiqej të vendoste ekuilibrat midis shteteve të mëdha e të vogla. Nga dokumentet e fundit vihet re ë Britania është shumë aktive edhe në Ballkan. Interesat e saj ishin thjesht për ruajtjen ekuilibrave pasi Anglia nuk kish interes të drejtpërdrejtë në vendin tonë.

Kështu, me Britaninë e madhe qeveria e Tiranës ruante marrëdhënie të mira. Ahmet Zogu u mbështet tek ajo politikisht. Ai ushqeu shpresën, gjatë gjithë kohës që ishte në fuqi, se Anglia e fortë, pavarësisht nga përkrahja që i jepte Italisë, nuk do ta linte atë të humbiste pushtetin e pavarësinë e vendit dhe në situata kritike do ta merrte në mbrojte. Kjo nuk u vërtetua më pas. Anglia e mbështeti disi qeverinë e Ahmet Zogut dhe i dha njëfarë ndihme politike e diplomatike. Madje diplomatët anglezë në Tiranë fshehtas i jepnin zemër dhe e nxitnin Presidentin që ti bënte qëndresë trysnisë politike Italian, por në përgjithësi anglezët mbështetën kryesisht Italinë. Megjithatë, Anglia e ndihmoi A. Zogun për organizimin dhe forcimin e xhandarmërisë. 2

Ahmet Zogu në lidhje me Italinë porsa i përket marrëveshjeve të firmosura ishte mjaftë i kujdesshëm. Italianët nuk i shihte mjaftë të besueshëm madje sipas tij ishin mjaftë përfitues. Në situatën e vështirë ekonomike që ndodhej vendi nënshkrimi i  Nënshkrimi i Paktit të dytë të Tiranës 1927 Anglia e shihte  në parim si një përpjekje e përbashkët për bashkëpunim dhe siguri në rajon. Kur dihej që vendi ynë ishte një shtet i ri në Ballkan dhe deri sa të  arrinte të

______________________________

1.        Ikonomi. Ilir, Pushtimi, Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar, UETPRESS, Tiranë, prill 2014, fq 64

2.        Selmani Hysen, Nga notimet e Mbretit Zog I Mbretit të shqiptarëve, Kristalina-KH 2008, fq301-302

 

merrte trajtën e plotësi shtet,  në aspektin politik, ekonomik e social i duhej kjo marrëveshje.  Por jo gjithmonë politika e  Ahmet Zogut  ishte miqësore me atë italiane.  Mos rinovimi i  traktatit të Tiranës, rriti reputacionin e mbretit Zog brenda dhe jashtë vendit. Në FO vlerësonin: “Sidoqoftë Mbreti nuk është pro-italian. Ai përpiqet të marr benifite maksimale nga lidhjet me Italinë, por pa rënë në influencën italiane.” 1

Në 1932 kur Italia përparoi drejtë kërkesave të saj për një bashkim të mundshëm doganor me Shqipërinë tensionoi marrëdhëniet me vendin tonë por dhe Jugosllavia reagoi ashpër për këtë veprim të Italisë. FO u kujdes që Jugosllavia të ishte indiferente në këtë marrëveshje . Londra nuk e inkurajoj palën shqiptare që t’i drejtohej Lidhjes së Kombeve për përfitimin e një huaje me pretekstin se financiarisht kjo ishte e pamundur në kushtet e një ekonomie të lodhur shqiptare që nuk ofronte garanci shlyerje. Nga njëra anë Londra deklaronte se do të përkrahte çdo hua të dhëne nga kushdo në qoftë se kjo nuk kundërshtohej nga qeveria italiane.

Për ambasadorin anglez në Shqipëri, Hodgston, ajo çfarë kërkohej për të mundësuar ngushtimin e spektrit të konfliktit midis Italisë dhe Jugosllavisë mbi Shqipërinë ishte neutralizimi i Shqipërisë. “Kjo mund të arrihej-shkruan ai për FO, kur të tre fqinjët e saj Jugosllavia, Greqia dhe Italia do të firmosnin një vetmonim të sundimit siç bënë Austria dhe Italia në  vitin 1900. Në këtë instrument të tre palët duhet të angazhohen që në çdo rrethanë të vetëpërmbahen nga dhunimi i pavarësisë së Shqipërisë ose integritetin e kufijve të saj nëpërmjet veprimeve ushtarake nga brenda vendit ose të drejtuara kundër tij nga jashtë. Përfundimi i marrëveshjes së këtij lloji do të a)siguronte pavarësinë e Shqipërisë , b)lejonte atë të zhvillonte burimet e saj pa pasur nevojë të shpenzonte të ardhurat e saj për armatime, dhe c)zhvendoste nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare një shkak për potencial për çrregullime serioze.2

 

Me ndërhyrjen e Britanisë në momentet e kur në portet e Vlorës dhe Durrësit u ankoruan anijet si kërcënim ndaj Ahmet Zogut për mos ripërtëritjen e paktit të Tiranës, mospranimin e bashkimit doganor u  pa nga  qeveria shqiptare  si lehtësim dhe një si shenjë miqësie midis dy vendeve.

Gjatë një audience që më akordoi mbreti Zog më 26 prill, madhëria e tij u kthye mbi shqetësimin që po ndjente për mundësinë që qeveria italiane mund të përdorte metoda

______________________________

1.        Bernd J. Fisher Shqipëria  Gjatë Luftës 1939/1945 ,Çabej 2004, fq 60-61

2.        Ushtelenca. Ilir, Diplomacia e Mbretit Zogu I-  , Ermirë1997,fq 334

 

detyruese për të sjellë Shqipërinë nën kontrollin e saj absolut. Iluzionet tani vonë, të zotit Venizellos në lidhje me statusin ndërkombëtar të Shqipërisë si pasojë e rezolutës së konferencës së ambasadorëve të vitit 1921 ishin shkaktarë të shqetësimit të tij. Ai kërkonte të dinte nëse interpretimi i dhënë rezolutës nga zoti Venizellos qe pikërisht rezoluta që i jepte Italisë protektoratin mbi Shqipërinë ishte pranuar nga Fuqitë e Mëdha. Bisedimi që pasoi ishte po në të njëjtat vija si bisedimi që pata nderin t’u komunikoj në shkresën time nr. 20 të datës 3 prill.1

Britania pavarësisht problemeve që kish Shqipëria me Italinë ajo dinte dhe të heshte apo të tërhiqej kur bëhej fjalë për mënyrën se si behej politikë midis këtyre vendeve. Ajo ia bëri të qartë se jo gjithmonë duhej të ish arbitri i mosmarrëveshjeve midis tyre kur palët nuk shprehin vullnetin për ti sheshuar ato. Kjo na lë të kuptojmë se Italia dominonte gjerësisht në jetën e shtetit shqiptar.

 

BIBLOGRAFIA

2.                Fisher. Bernd J ,Mreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, fq 22, Çabej 2004

3.                 Mbreti Zog dhe miqësia italo –shqiptare Gazeta Arbëria. 1936. Nr293. 23 qershor, fq 4

4.                Marrëveshjet e re  italo-shqiptare Gazeta Arbëria. 1936. Nr293. 23 qershor, fq 4

5.        Fisher. Bernd J ,Mreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Çabej 2004, fq 148

6.                Konomi Ilir, Pushtimi ,Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar, UETPRESS, Tiranë, prill 2014.

7.        Valentina Duka, Historia e Shqipërisë Kristalina-KH Tiranë 1912-2000 fq161

8.        Gazeta Arbëria. 1936. Nr293. 23 qershor, f 4

9.        Bernd J. Fisher Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri .Çabej 2004, fq145

10.      Valentina Duka, Historia e Shqipërisë ,Kristalina-KH Tiranë 1912-2000 fq179

11.      Historia e Popullit Shqiptar vol III, Toena 2007, fq 289-290

12.      19 prill 1933 - AIH, koleksioni i dokumenteve britanike, A. 5-58, fl. 2, Legata britanike në Durrës për FO (R.M. Hodgson për John Simon, fjalimi i Zogut në parlamentin shqiptar në 21 nëntor 1932 dhe çështja e reformës arsimore.

13.           Bakiu. Gazmend A, Shqipëria politike(artikuj dhe fotografi),Pegi Tiranë 2010 fq197

14.      42.  Historia e Popullit Shqiptar vol III, f 317

15.      43. Historia e Popullit Shqiptar vol III, f 325

16.      44.  Valentina Duka, Historia e Shqipërisë, Kristalina-KH Tiranë 1912-2000 fq193

17.      45. 21 mars 1934 – AIH, koleksioni i dokumenteve britanike, L. 6 – 23, fl. 68-69, Legata britanike në Durrës për FO, çështja e minoritetit dhe marrëdhëniet me Greqinë (Hodgson për John Simon)

18.      Bernd J. Fisher Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri .Çabej 2004, fq177

19.      ZAVALANI Tajar: Histori e Shqipnis, f 307

20.      Bernd J. Fisher Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri .Çabej 2004, fq182

21.           Fisher. Bernd J ,Mreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, fq 22, Çabej 2004

22.            Mbreti Zog dhe miqësia italo –shqiptare Gazeta Arbëria. 1936. Nr293. 23 qershor, fq 4

23.           Marrëveshjet e re  italo-shqiptare Gazeta Arbëria. 1936. Nr293. 23 qershor, fq 4

24.      Fisher. Bernd J ,Mreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Çabej 2004, fq 148

25.           Konomi Ilir,Pushtimi ,Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar, UETPRESS, Tiranë, prill 2014.

26.      Bernd J. Fisher Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri .Çabej 2004, fq182

27.           Historia e Popullit Shqiptar vol III, f 312

28.       Selmani Hysen, Nga notimet e  Mbretit Zog I Mbretit të shqiptarëve, Kristalina-KH 2008, fq236

29.      23 dhjetor 1932 - AIH, koleksioni i dokumenteve britanike, A. 5-21, fl. 30, Legata britanike në Durrës për FO (R.M. Hodgson për John Simon), mbi njohjen e KOASH-it nga Patriarkana Ikumenike e Stambollit

 

30.           Fisher. Bernd J ,Mreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, fq 22, Çabej 2004

31.      Valentina Duka, Historia e Shqipërisë Kristalina-KH Tiranë 1912-2000 fq161

32.      Quku. Faik, Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore, Ilar, Tiranë 2006 fq 64

33.      Bernd J. Fisher Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri .Çabej 2004, fq177

34.      Gazeta Arbëria. 1936. Nr293. 23 qershor, f 4

35.      Bernd J. Fisher Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri .Çabej 2004, fq145

36.      Valentina Duka, Historia e Shqipërisë, Kristalina-KH Tiranë 1912-2000 fq179

37.      Historia e Popullit Shqiptar vol III, Toena 2007, fq 289-290

38.      Bernd J. Fisher Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri .Çabej 2004, fq177

39.      19 prill 1933 - AIH, koleksioni i dokumenteve britanike, A. 5-58, fl. 2, Legata britanike në Durrës për FO (R.M. Hodgson për John Simon, fjalimi i Zogut në parlamentin shqiptar në 21 nëntor 1932 dhe çështja e reformës arsimore.

40.      Selmani Hysen, Nga notimet e eMbretit Zog I Mbretit të shqiptarëve, Kristalina-KH 2008, fq301-302

41.      ZAVALANI Tajar: Histori e Shqipnis, f 307

42.      Bernd J. Fisher Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri .Çabej 2004, fq182

43.      Po aty.

44.      23 dhjetor 1932 - AIH, koleksioni i dokumenteve britanike, A. 5-21, fl. 30, Legata britanike në Durrës për FO (R.M. Hodgson për John Simon), mbi njohjen e KOASH-it nga Patriarkana Ikumenike e Stambollit

45.      Bernd J. Fisher Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri .Çabej 2004, fq111-112

46.      Ushtelenca. Ilir, Diplomacia e Mbretit Zogu I-  , Ermirë1997,fq 156-157

47.      Bernd J. Fisher Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri .Çabej 2004, fq135

48.      Ushtelenca. Ilir, Diplomacia e Mbretit Zogu I-  , Ermirë1997,fq 165-166

49.      Ushtelenca. Ilir, Diplomacia e Mbretit Zogu I-  , Ermirë1997,fq 189

50.      Ikonomi. Ilir, Pushtimi, Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar, UETPRESS, Tiranë, prill 2014, fq 33

51.      Bakiu. Gazmend A, Shqipëria politike(artikuj dhe fotografi),Pegi Tiranë 2010 fq247

52.      Ciano. Galeazza, Diario 1937-1943,Albinform, fq 4

53.      Historia e Popullit Shqiptar vol III, f 356

54.      Ciano. Galeazza, Diario 1937-1943,Albinform, fq 7

55.      Puto .Arben, Shqipëria Politike 1912- 1939, Toena,Tiranë,2009 fq 620

56.      Puto .Arben, Shqipëria Politike 1912- 1939, Toena,Tiranë,2009 fq 621

57.      Quku. Faik, Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore, Ilar, Tiranë 2006 fq 29

58.      Puto .Arben, Shqipëria Politike 1912- 1939, Toena,Tiranë,2009 fq 622

59.      Quku. Faik, Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore, Ilar, Tiranë 2006 fq 31

 

60.      Historia e Popullit Shqiptar vol III, f 359

61.      Selmani Hysen, Nga notimet e  Mbretit Zog I Mbretit të shqiptarëve, Kristalina-KH 2008, fq246

62.      Quku. Faik,Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore,Ilar, Tiranë 2006 fq 64

63.      Fischer.J Bernd, Shqipëria gjatë Luftës, 1939-1945, Çabej, Tiranë 2004, fq 41

64.      Puto .Arben, Shqipëria Politike 1912- 1939, Toena,Tiranë,2009 fq 634

65.      Bernd J. Fisher Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri .Çabej 2004, fq135

 

66.      Ikonomi. Ilir, Pushtimi, Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar, UETPRESS, Tiranë, prill 2014, fq 144-145

67.      Ikonomi. Ilir, Pushtimi, Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar, UETPRESS, Tiranë, prill 2014, fq 49

68.      Ushtelenca. Ilir, Diplomacia e Mbretit Zogu I-  , Ermirë1997,fq 165-166

69.      Historia e Popullit Shqiptar vol III, f 356

70.      Ciano. Galeazza, Diario 1937-1943,Albinform, fq 7

71.      Puto .Arben, Shqipëria Politike 1912- 1939, Toena,Tiranë,2009 fq 620

72.      Puto .Arben, Shqipëria Politike 1912- 1939, Toena,Tiranë,2009 fq 621

73.      Quku. Faik, Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore, Ilar, Tiranë 2006 fq 29

74.      Puto .Arben, Shqipëria Politike 1912- 1939, Toena,Tiranë,2009 fq 622

75.      Quku. Faik, Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore, Ilar, Tiranë 2006 fq 31

76.      Historia e Popullit Shqiptar vol III, f 359

77.      Selmani Hysen, Nga notimet e  Mbretit Zog I Mbretit të shqiptarëve, Kristalina-KH 2008, fq246

78.      Quku. Faik, Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore, Ilar, Tiranë 2006 fq 64

79.      Fischer.J Bernd, Shqipëria gjatë Luftës, 1939-1945, Çabej, Tiranë 2004, fq 41

80.      Puto .Arben, Shqipëria Politike 1912- 1939, Toena,Tiranë,2009 fq 634

81.      Ikonomi. Ilir, Pushtimi, Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar, UETPRESS, Tiranë, prill 2014, fq 144-145

82.      Ikonomi. Ilir, Pushtimi, Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar,UETPRESS, Tiranë, prill 2014, fq 49

83.      Quku. Faik, Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore, Ilar, Tiranë 2006 fq 79

84.      Ikonomi. Ilir, Pushtimi, Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar, UETPRESS, Tiranë, prill 2014, fq 64

85.      Selmani Hysen, Nga notimet e Mbretit Zog I Mbretit të shqiptarëve, Kristalina-KH 2008, fq301-302

86.      Bernd J. Fisher Shqipëria  Gjatë Luftës 1939/1945 ,Çabej 2004, fq 60-61

87.      Ushtelenca. Ilir, Diplomacia e Mbretit Zogu I-  , Ermirë1997,fq 334

88.      Selmani Hysen, Nga notimet e Mbretit Zog I Mbretit të shqiptarëve, Kristalina-KH 2008, fq 291

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

No comments:

Post a Comment